Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsultime karriere për nxënës dhe prindërit e tyre

Që t’u ndihmojë të rinjve të realizojnë me sukses potencialin e vet, si dhe për pakësimin e papunësisë në të ardhmen, Job Tiger – sajti i parë profesional për kërkimin dhe ofrim të punës në Bullgari, starton projekt për orientim profesional të nxënësve.

Ai do të paraqitet zyrtarisht më 2 qershor në kryeqytet, kur specialistë mbi konsultimin e karrierave do t’i njohin gjimnazistët dhe prindërit e tyre me parimet për zgjedhje të profesionit. Çdo një i cili ka nevojë për një informatë suplementare do të ketë një takim individual me specialist. Ky projekt është vazhdimi i politikës sociale të kompanisë. Akoma gjatë vitit 2004, bashkë me USAID, Job Tiger arsimoi specialistë mbi konsultimin e karrierës për arsimin e mesën, arsimin e lartë dhe në biznes. Gjatë viteve u ndërtuan edhe 36 qendra karriere në universitetet e vendit. Akoma për këtë se çfarë e imponon domosdoshmërinë nga konsultimi i hershëm karriere, sqaron Svetllozar Petrov, drejtues i Job Tiger: “Në tregun e punës mungojnë specialistë, të cilët janë të kërkuar. Njëkohësisht kemi shumë specialistë nga rrethet në të cilat njeriu nuk mund të gjejë dhe një aplikim të tillë. Një konsultim i mirë në fund të arsimit të mesëm do të ndihmojë prindërit dhe fëmijët t’i shmangen kësaj dhe të kursejnë kohë. Sepse, ajo që po rastis është se, duke përfunduar një profil i cili është pak i kërkuar në treg, pas kësaj të rinjtë drejtohen drejt magjistraturave suplementare ose një specialitet krejtësisht të ri. Me fjalë të tjera njeriu humbet kohë për ngritje në karrierë dhe për zhvillimin e vet, që mund ta përdorë shumë më mirë.”

Konsultimi i karrierës u ndihmon të rinjve të studiojnë dhe të njohin më mirë veten, duke kërkuar përgjigjen e pyetjeve: kush jam unë? Çfarë pëlqej? Çfarë mund të bëj? Si dua të jetoj? Cilat janë vlerat e mia? Ata mësohen po kështu ti venë vetes qëllime dhe prioritete në jetë, të cilat t’i ndjekin me sukses.

“Zakonisht nxënësit nuk kanë një informatë të mjaftueshme për cilësitë e veta të forta, për gjërat, të cilat mund të pëlqejnë dhe të tregojnë interes, nuk janë të njohur dhe me tregun e punës – thotë konsultuesja e karrierës Nadezhda Angjellova. Është interesante se dhe prindërit e tyre po kështu nuk kanë informatë dhe nuk dinë se si ti përkrahin. Njerëzit të cilët kanë një biznes të vet, këmbëngulin shumë që fëmijët e tyre të vazhdojnë mbi hapat e tyre dhe nganjëherë arrihet deri në një shtrëngim gjatë zgjedhjes së shkollës. Qëllimi ynë është t’i mësojmë si prindërit të përkrahin fëmijët e vet, ashtu dhe fëmijët të marrin përsipër përgjegjësi, kur bëjnë zgjedhje në jetën e vet.”

Specialistët i ndihmojnë njerëzit e rinj të orientohen në tregun e punës, i mësojnë se si dhe ku të kërkojnë informacionin e nevojshëm, i njohin me qëndrimet e punës, si dhe me mjeshtëritë, të cilat është me rëndësi ti ndërtojnë në vetvete. Përshtatja ndaj vendit të punës, përfshirja në ekip janë disa nga mjeshtëritë më të rëndësishme, të cilat duhet ti zotërojë çdo një njeri, mendon zonja Angjellova dhe shton: “Komunikimi është mjeshtëri, e cila është gjithnjë e më e rëndësishme për suksesin e çdo një njeriu. Ajo e cila do të kërkohet pas 20 vjetëve, është e domosdoshme dhe sot, por një rol gjithnjë e më të rëndësishëm kanë të ashtuquajturat mjeshtëri “të buta”: komunikacioni, përshtatja, mjeshtëria të mësojmë, që detyron të bëjmë gjatë gjithë jetës sonë. Gjërat e tjera janë më të parashikueshme, si për shembull zotërimi i gjuhëve. Aktualisht fëmijët mësojnë minimum 2 gjuhë në shkollë. Njohuritë teknike, puna me kompjuterë po kështu janë mjeshtëri pa të cilat njerëzit nuk mund të përballojnë jetën në mënyrë adekuate.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD