Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Patalenica gjyshet dhe gjyshërit mësohen të lundrojnë në internet

Gjyshet në Patalenica morën diploma për kursin e mbaruar kompjuterik
Foto: Архив
Dhe gjatë këtij viti të moshuar dhe të rinj nga fshati Patalenica, rrethi i Plovdivit, u përfshinë në shfaqje kushtuar ditës Evropiane të solidaritetit midis brezave. Mes iniciatorëve janë shkolla Tetëvjeçare “Konstantin Veliçkov” në fshat dhe fondacioni “Llale”- (Tulipanë). Drejtori i shkollës Nikolla Kolev tregon hollësira në intervistën për Radio Bullgarinë:

Për vit të katërt të radhës në Patalenica, bashkërisht me drejtorinë e shkollës dhe udhëheqjen e baskisë, realizuam festime, kushtuar fushatës Kombëtare për Ditën e solidaritetit midis brezave. Gjithmonë në këtë ditë mundohemi të bëjmë kështu, që të mund ti vëmë njerëzit e moshuar në qendër të vëmendjes dhe ti afrojmë drejt kohës në të cilën jetojmë. Tani organizuam shfaqje të ndryshme. Me një pjesëmarrje të gjerë qe revyja e modës nën moton “E kaluara dhe e sotmja”. Njerëzit e moshuar sollën rrobe dhe aksesor nga rinia e tyre, fëmijët i veshën këto rrobe, u gëzuan dhe parakaluan përpara bashkënxënësve të vet. Interesantja ishte se, disa nga gjyshet po kështu mbanin rrobe nga rinia e tyre. Emocionues qe momenti, në të cilin një grua e moshuar e përqafoi fëmijët, e cila kishte veshur fustanin e saj nga mbrëmja e maturës. Të shumta qenë momentet interesante dhe pikëlluese me shijen e së kaluarës. Moda është kalimtare dhe çdo gjë përsëritet - saktësuan dhe të rinjtë dhe të moshuarit!

Shfaqje sportive po kështu ka pasur. Për shembull fëmijët kanë luajtur “me top”, kurse një gjyshe ka treguar për lojërat me top nga fëmijëria e saj. Mjafton t'u tërheqim vëmendjen të rinjve me këtë se çfarë kanë bërë prindërit e tyre, gjyshet dhe gjyshërit në moshën e tyre, në këtë mënyrë mund të bashkojmë dhe të afrojmë brezat. Ata kanë se çfarë të mësojnë njëri nga tjetri - përgjithëson Nikolla Kolev. Dhe kjo është e vërteta vet. Për herë të dytë në Patalenica organizojnë konkurs për dije kompjuterike. Në të fëmijët i mësojnë gjyshërit dhe gjyshet. Ka shumë njerëz të moshuar, të cilët kanë dëshirë të punojnë me kompjuter, interesohen për shembull nga Facebook.

Hapi tjetër është formimi i një grupi prej njerëzve të moshuar, të cilët të arsimohen nga fëmijët të hyjnë në rrjetet sociale, të komunikojnë. Kjo është një formë shumë e dobishme, si për fëmijët, të cilët i përvetësojnë mjeshtëritë e tyre, ashtu dhe për gjyshërit dhe gjyshet, të cilët do të kenë mundësi të kontaktojnë me të afërmit e vet nëpër botë.

Patalenica është e njohur dhe me shkollën e vet teatrale të Shekspirit për fëmijë, e cila luan shfaqje të dramaturgut gjenial. Regjisor i disa prej tyre është pedagogu britanik teatral Reks Dojëll.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: un2.community.officelive.com
По публикацията работи: Svetllomira Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD