Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsensus i forcave politike për reformën në sektorin “Siguri”

Takimi i parë i Këshillit konsultativ të sigurisë kombëtare pranë presidentit Rosen Plevneliev.
Foto: BGNES
Partitë parlamentare arritën një konsensus absolut për reformën në sektorin “Siguri”. 22 vjet pas kalimit drejt demokracisë në Bullgari forcat politike për herë të parë ranë dakord për kontroll mbi “zyrat nga më të fshehtat” te ne. Kjo u bë në Këshillin e parë konsultativ mbi sigurinë kombëtare pranë presidentit Rosen Plevneliev. Ai premtoi ta mbledhë këshillin rregullisht, njëherë në çdo 3 muaj, siç është në bazë të ligjit, dhe jo vetëm në situata kritike, siç ngjaste deri tani.

Në mbledhjen e parë të Këshillit politikanët arritën dhe mirëkuptim që deri më 1 vit të miratohet një ligj i përgjithshëm për sigurinë kombëtare të vendit dhe ligjet e posaçme për 3 zyrat më të larta sekrete – Zyra kombëtare e hetimit, Zyra Kombëtare për mbrojtje dhe Zyra e hetimit ushtarak. Ato duhet të parashtrohen në Kuvendin Popullor më vonë deri në dhjetor të vitit 2012 dhe të miratohen nga Parlamenti deri në prillin e vitit 2013. Zyrat e fshehta deri tani i qenë të nënshtruara vetëm presidentit. Kurse tani Zyra kombëtare hetimore do të jetë nën nënshtrimin e qeverisë me qëllim koordinimin më të mirë dhe drejtimin e zyrave, kurse Zyra kombëtare për mbrojtje do të mbetet nën kapelën e presidentit. “Ky vendim është vendimtar për Bullgarinë”. Pas një pune 22 vjeçare në sektorin gri të disa zyrave, ne dolëm me pozitë kombëtare dhe afate të qarta”, deklaroi pas fundit të këshillit presidenti Plevneliev. Dhe përgjithësoi: “Mbledhja tregoi se, ka vullnet politik të realizohet një politikë unike kombëtare mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes të vendit. Anëtarët e Këshillit ranë dakord, se në vitet e kalimit janë arritur përpjekje për drejtimin e veprimtarive mbi mbrojtjen dhe sigurinë e vendit në përshtatje me realitet dhe kërkesat e reja, të cilat rrjedhin nga ndryshimet demokratike te ne, si dhe nga integrimi në sistemin kolektiv për mbrojtje të NATO-s dhe sistemi kolektiv për siguri të Bashkimit Evropian. Pavarësisht nga reformat e zhvilluara, në një sërë fushash veprimtaritë e institucioneve dhe organet nga sektori “Siguri” mbeten mbrapa nga kërkesat e mjedisit dinamikisht ndryshues për siguri. Pa i nënvleftësuar vështirësitë, të shkaktuara nga zhvillimi social dhe ekonomik të vendit dhe krizën gjatë viteve të fundit, shkaqet bazë për problemet në sektorin “Siguri” ulen deri te qëndrimi, politika dhe drejtimi i këtyre veprimtarive. Organet dhe strukturat nga sektori i sigurisë nuk funksionojnë në një hapësirë unike juridike. Është e palejueshme më shumë se 22 vjet Zyra hetimore hombëtare dhe Zyra kombëtare për mbrojtje të punojnë pa ligje dhe një kontroll parlamentar” ishte kategorik udhëheqësi i shtetit.

Kryeministri Bojko Borisov, lider i partisë drejtuese të djathtë centriste në Bullgari, ripohoi personalisht konkluzionin e Këshillit mbi pikën e parë nga rendi i ditës sa i përket reformës në sektorin “Siguri”: “Mbi temën e parë dhe kjo shumë e rëndësishme – siguria kombëtare e vendit, kemi një konsensus absolut. Kjo ndodhet shumë rrallë. Është e palejueshme për të gjithë ne të mos të ketë ligj për Zyrën kombëtare të hetimit dhe Zyrën kombëtare të mbrojtjes. Por që sot, me një konsensus të plotë tanimë i kemi dhënë vetes një afat shumë të qartë dhe shumë të shkurtër për pranimin e ligjit për sigurinë kombëtare, por shpresoj me një angazhim të plotë. Shpresoj që ligjet për sektorin “Siguri” të përgatiten shpejt, në kuadrin e këtij viti, kurse pranimi i tyre të bëhet deri në prill mot.”

Kurse lideri i Partisë Socialiste Bullgare, kryetar dhe i Partisë të socialistëve evropianë, ripohoi pëlqimin e partisë më të madhe opozitare të kryesuar prej tij për reformat në sigurinë kombëtare: “Dua të shpreh kënaqësi, se mbi temën e lidhur me reformat në sektorin “Siguri” u ndërmor pozita e të gjitha forcave opozitare politike. E pikërisht, se është e domosdoshme një logjikë politike dhe drejtuese në pranimin e parimeve dhe vendimeve legjislative. Bëhet fjalë për këtë se, pas miratimit të Strategjisë për siguri kombëtare, duhet të ketë, fillimisht, një ligj të qëndrueshëm për sistemin e sigurisë, në të cilin të shënohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjitha institucioneve bazë, duke u filluar nga Presidenca dhe Këshilli i Ministrave dhe roli i Parlamentit. Që këtu vijnë dhe qëndrimet, bilanci midis zyrave të ndryshme, funksionet e tyre dhe përgjegjësitë dhe mbi bazën e një ligji pikërisht të tillë të shkruhen vendime ligjvënëse konkrete për Hetimin ushtarak, dhe për Zyrën kombëtare të hetimi, dhe për zyrën e mbrojtjes Kombëtare. Kjo është diçka pozitive. Dhe pikërisht prandaj arrihet dhe konsensus.”

Në mbledhjen e parë të Këshillit si një pjesë e rëndësishme nga siguria kombëtare e Bullgarisë u shqyrtua edhe tema për sigurinë energjetike. Por mbi të nuk u arrit konsensus, pavarësisht se sipas Rosen Plevnelievit ky duhet të jetë prioriteti bazë i vendit. Kundër projektit për strategjinë energjetike të presidentit u shpall lideri i së majtës Stanishev me argumentin se, ajo nuk ka motivacion të qartë, qëllime dhe afate. Kjo pritej dhe për shkak të refuzimit të kabinetit Borisov të ndërtojë Centralin Elektrik Atomik “Belene”, që është gabim sipas të majtëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD