Pashkët janë festa më e madhe e krishterë në kalendarin tradicional bullgar. Sipas besimeve popullore përgatitjet fillojnë që të hënën gjatë Javës së Madhe para Pashkëve. Vezët bojatisen Të Enjten, ose Të Shtunën e Madhe dhe mund të dhurohen që pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Prandaj dikur në çdo shtëpi kanë bojatisur rreth 200 – 300, madje 500 vezë, jo vetëm për familjen e madhe por për të gjithë që do të vizitojnë shtëpinë si dhe për të afërmit të cilët vizitohen gjatë Javës së Ndritshme pas Pashkëve. Kështu qe zonja e shtëpisë ka filluar t’i grumbullojë vezët e Pashkëve që ditën e hënë. Populli beson se më të vlershme janë vezët e bërë Të Enjten e Madhe. Ato ndahen nga të tjerat dhe bojatisen në ngjyrë të kuqe. Pastaj vihen para shtëpisë “që t’i shohë dielli”. Sipas besimeve popullore këto vezë mund të mjekojnë dhe të ruajnë shtëpinë dhe banorët e saj në të nga sytë e këqija dhe magjitë dhe të përmirësojnë pjellorinë e arëve.
Vezën e parë të bojatisur gjyshja e fërkon në faqet e fëmijëve, të djemve dhe të vajzave të reja që të jenë “të bardhë dhe të kuqë si kjo vezë”. Veza vihet para ikonës në shtëpi dhe mbetet atje deri në Pashkët e ardhshme. Sipas besimeve ajo mund të vihet në sëndukun me pajën. Në përfytyrimin e të krishterëve veza e kuqe konsiderohet si simbol i diellit pranveror. Prandaj në disa rajone gratë i zbukurojnë vezët e Pashkëve me piktura prej shenjash të stilizuara të diellit ose motivesh të natyrës pranverore – lule, insekte dhe shpendë. Vetëm në manastire këto vizatime i pikturojnë murgjit – zakonisht këto janë piktura të ngjalljes së Krishtit.
Sipas traditës pjesa kryesore e vezëve bojatisen Të Enjten e Madhe nga gruaja më e vjetër në familje. Ajo e bën këtë afër vatrës ku nuk duhet të ketë njerëz të tjerë. Ditën e shtunë vajzat dhe gratë e reja bojatisin vezët si dhuratë e posaçme për bashkëshortin ose të dashurin. Vajzat dhe nuset e reja grumbullohen për të zbukuruar vezët në oborrin nën ndonjë peme. Duke i pikturuar vezët ato këndojnë këngë tradicionale me subjekte të lashta mitologjike – subjekti më i zakonshëm tregon për një kuçedër të dashuruar me një vajzë, të cilën e rrëmben nga dashuria.
Në të kaluarën në vend të kulaçeve të pashkëve nuset bullgare kanë përgatitur bukë të posaçme tradicionale. Kjo traditë është e gjallë edhe sot e kësaj dite në disa rajone të Bullgarisë. Këto bukë zbukurohen ashtu siç bukët e Krishtlindjeve me shenja simbolike. Mbi bukë madje vihen vezë të kuqe dhe të bardha. Këto bukë përgatiten Të Enjten e Madhe dhe hahen pas Kreshmëve të Mëdha.
Kulmi i festave ishin dikur vallet e mëdha të Pashkëve. Ato kanë filluar ditën e diel dhe kanë vazhduar tri ditë me radhë. Kanë hedhur valle të gjithë banorët e fshatit. Në të kaluarën këto valle i kanë shoqëruar këndimet e vajzave të reja. Vajzat i kanë kënduar me radhë që të shihet talenti i tyre muzikor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES dhe arkiv
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..