Para datës 15 mars – Dita Botërore e Konsumatorëve, Komisioni i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në vend raporton që mesatarisht 150 mallra në tregun e Bullgarisë janë të dëmshme. Mirëpo, bullgarët bëhen gjithnjë e më shumë të kujdesshëm ndaj produkteve në treg.
Në vit në komision, i cili i bën vëzhgim tregut, regjistrohen rreth 16 mijë ankesa. Më shpesh bullgarët ankohen për cilësinë e pajisjeve elektrike, telefonave celularë dhe shërbimeve të operatorëve mobilë. Po ashtu bullgarët shpeshherë shprehin pakënaqësi ndaj cilësisë së rrobave dhe këpucëve. Veselin Zllatev, shefi i komisionit, njofton që kohën e fundit numri i ankesave ndaj marrjes së kredive të shpejta u shtua. Sipas tij, së shpejti terrori i operatorëve mobilë ndaj klientëve do të pushojë. Në legjislacion sqarohet kategorikisht se cilat janë kushtet që një kontratë të bëhet e përhershme dhe si mund t’i jepet fund asaj. Legjislacioni bullgar në përputhje me praktikat më të mira evropiane i mbron klientët nga prodhuesit dhe tregtarët e pabesë.
Z. Ignat Arsenov është drejtori i Qendrës evropiane të konsumatorëve në Bullgari, gjithashtu është i punësuar në komision. Ai sqaron punën e qendrës, e cila shqyrton ankesat e qytetarëve bullgarë, të mashtruar nga produktet e blera në një vend tjetër të BE-së. Qendra merret me problemet, të cilët hasen qytetarët evropianë me produkte, të blera në tregun bullgar. Më shumë sinjale u regjistruan në lidhje me kompanitë ajrore, thotë z. Arsenov. P.sh. fluturime të anuluara dhe valixhe të humbura. Ka shumë ankesa ndaj tregtisë me mallra nga vende të huaja përmes internetit.
© Foto: arkiv personal
“Vitin e kaluar kishim shumë raste të konsumatorëve të mashtruar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, sqaron drejtor Arsenov. – Bëhet fjalë për parfume me cilësi të dobët që porositen nëpërmjet faqeve në internet. Megjithëqë konsumatorët e huaj i kishin kthyer mallrat në Bullgari, ata nuk i morën parat e tyre prej tregtarit. Ne ndërhyjmë në raste të këtilla që t’i kthehet shuma e plotë e paguar konsumatorit. Kemi shumë raste të mashtrimit, sidomos me kompanitë e mëdha ajrore në Hungari dhe Gjermani. Një qytetar bullgar fluturonte në linjën Londër-Sofje me një kompani hungareze ajrore. Fluturimi i tij u vonua mbi 15 orë, ndërsa kompania nuk i siguroi hotel dhe ishte e paanshme. Disa njerëz kanë kaluar gjithë kohën në tokë. Pasi vepruam ne, u shpërblyen 250 euro për secilin. Kjo është shuma e kompensimit sipas rregullave të BE-së.”
Më rrallë hasen rastet ku një i huaj ka problem me mallra të tregut bullgar, thotë drejtori i Qendrës evropiane të konsumatorëve në Bullgari, z. Arsenov. Ai tregon për bullgarë të mashtruar në tregun e huaj. “Para pak kohe doli në dritë mashtrimi ndaj disa konsumatorëve bullgarë, të cilët kishin porositur produkte nëpërmjet një faqeje në Francë. Së pari tregtari i ka kërkuar bullgarëve adresë në Francë, ku të sigurohen mallrat e paguara. Kjo është e drejta e tij, të furnizojë vendet e përzgjedhura prej tij. Produktet nuk arritën te blerësit bullgarë as në adresën franceze. Këtë rast e morëm përsipër dhe në fund të gjitha mallrat u siguruan.”
Qendra të mbrojtjes së konsumatorëve ka në secilin vend anëtar të BE-së, po ashtu në Islandë dhe Norvegji, thotë z. Ignat Arsenov. Si bashkëveprojnë ato? Kur një konsumator bën ankesë në qendrën e vendbanimit të tij aktual, qendra e dërgon ankesën në vendin ku është regjistruar tregtari përkatës. Kështu p.sh., disa bullgarë blenë bileta për një koncert në Stamboll përmes agjencisë në internet me regjistrim në Norvegji. Pasi shkuan në Turqi, doli që vendet për të cilat kishin paguar janë të zëna. Në saje të bashkëveprimit të Qendrës në Norvegji konsumatorëve bullgarë ua kthyen parat.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..