Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sfidat për Ushtrinë bullgare gjatë 2012-ës

Foto: BGNES

Në Sofje u mbajt Takimi i zakonshëm vjetor i shefave të mbrojtjes në krye me gjeneralin Simeon Simeonov. Ndër të pranishmit ishin disa përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë. Në takim u vënë në dukje perspektivat dhe detyrat e Ushtrisë bullgare gjatë 2012-ës, po ashtu u theksuan sfidat që ka për të ballafaquar ajo në sfondin e krizës në Evropë dhe botë. Presidenti i ri i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, mori pjesë në seancën e Këshillit të Mbrojtjes për herë të parë prej kohës që e zë pozitën e kreut të shtetit.

Në takim u diskutuan të trija misionet e ushtrisë: mbrojtja e vendit, përkrahja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe kontributi në kohë paqeje, përfshi mbrojtjen e popullsisë në rast fatkeqësish. Presidenti Plevneliev tha që ushtria e Bullgarisë gëzon një reputacion shumë të mirë në NATO. Bullgaria është aktive, zë një pozitë të mirë dhe kjo duhet vazhduar vitet në vijim. Ushtria e Bullgarisë dhe Ministria e Mbrojtjes përcaktuan planin e zhvillimit deri 2014-ën dhe bënë një strategji afatgjate deri në vitin 2020 – theksoi presidenti Plevneliev. – Presidenca dhe Ministria e Mbrojtjes do të bashkëpunojnë që të dalin në pah qëllimet e Ushtrisë bullgare për 2012-ën. Këto të fundit janë pjesë e Programit Kombëtar deri 2014-ën. Reforma po vazhdon dhe ajo përfshi të gjitha nivelet e forcës ushtarake. Modernizohet ushtria, sigurohen avionë gjuajtës për Forcat ushtarako-ajrore dhe raketa për fregatat.

Për sa i përket sfidës kryesore para Ushtrisë bullgare, presidenti Plevneliev deklaroi që ajo ka të bëjë me buxhetin e kufizuar në sektorin e mbrojtjes për 2012-ën. Vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së parashikojnë mesatarisht të paktën 1.5 për qind të PBB-s. Në Bullgaria biem pak nën këtë përqindje. Kriza financiare e ekonomike nuk duhet të shndërrohet në një krizë të mbrojtjes dhe sigurisë – u shpreh presidenti.

Tradicionalisht në përfundim të takimit vjetor të shefave të mbrojtjes analizohen përgatitja dhe disiplina ushtarake të Forcave të armatosura të Bullgarisë gjatë vitit të kaluar. 2011-ta doli një vit i suksesshëm sipas tri kritereve kryesore. Megjithëqë buxheti i 2011-ës ishte prerë për ushtrinë, ajo tregoi suksese. Si duket edhe 2012-ën do të sfidohet për sa i përket përshtatjes me kufizimet financiare – theksoi gjeneral Simeonov. – Tema e takimit të sivjetshëm “Sfidat e ushtrisë së Bullgarisë gjatë 2012-ës” nuk rastit. Sidomos kur bëhet fjalë për optimizmin e përpjekjeve të tri forcave ushtarake, komandimit të përbashkët dhe shtabit të mbrojtjes që të arrihen rezultatet maksimale të trajnimeve. Javën tjetër komandantët e kalorësisë, forcës detare dhe asaj ajrore do të mblidhen që të shqyrtojnë këtë çështje për sa i përket teknikës. Qëllimi është që të merren parasysh të gjitha resurset, të cilat deri tani nuk kanë qenë të përdorura, dhe ato të futen në punë. Sivjet parashikohen shumë trajnime në Bullgari dhe jashtë vendit.

Gjenerali Simeonov theksoi që numri i trajnimeve të Ushtrisë bullgare u shtua me 30 për qind gjatë 2011-ës në krahasim me një vit më parë, ndërsa u regjistrua pakësimi i incidenteve me 23 për qind. Sipas fjalëve të tij detyra numër një e ushtrisë mbetet përgatitja e të gjithë ushtarakëve që marrin pjesë në misione të NATO-s dhe BE-së.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD