Në shikim të parë ata duken si moshatarët e vet në oborrin e shkollës, por pasi futen në rrjetin e internetit bëhen terminatorë të vërtetë, plot negativizëm dhe agresion. Këta janë të ashtuquajturat “hater” (përkthyer shqip: urrejtës).
Hater-i është shumë negativ dhe tërbohet nga sukseset e të tjerëve dhe nga çdonjëri, i cili është më i ndryshëm. Zakonisht adoleshentët dhe fëmijët shkojnë në këtë ekstrem. Është normale që adoleshenti të dojë dhe të urrejë fort. Në këtë moshë të rinjtë ende nuk e kanë arritur pjekurinë emocionale dhe nuk mund të kontrollojnë gjithmonë emocionet e veta – thotë psikologu Ivan Igov. Kjo nuk do të thotë se këta fëmijë janë të ashpër dhe të paedukuar edhe në jetën reale. Në fakt në internet fëmijët kërkojnë mënyra për t’u çlodhur nga stresi dhe negativizmi i grumbulluar. Hater-ët te ne madje kanë një sajt special, ku çdonjëri mund të shkruajë pa problem anonime kërcënime dhe fjalë të ofenduara kundër bashkënxënësve dhe mësuesve të tyre. Në këtë sajt mund të shihni video-spote, ku nxënësit sillen arrogante me mësuesit dhe bëjnë në orën e mësimit çfarëdo që të duan.
Kur të grinden adoleshentët në shkollë, ose në rrugë, ata shumë shpesh këmbejnë ofendime, rrahin njëri tjetrin me grusht, por pasi këto emocione zbehen, të nesërmen këta fëmijë mund të jenë përsëri miq. Mirëpo, situata në internet është e ndryshme – thotë psikologu Ivan Igov. – Për fat të keq, para erës së kiber-hapësirës – një botë e dytë, në të cilën jetojnë fëmijët tanë, këto fjalë zhdukeshin pas shqiptimit të tyre në rrugë, ose në shkollë. Por tani ato mbeten në hapësirën e internetit për një kohë më të gjatë. Në këtë mënyrë ofendimet e shprehura para pak kohe mund të shkaktojnë dëme të mëdha në një etapë më të vonshme. Studimet tona në kuadrin e një projekti të UNICEF-it tregojnë se një e treta e dhunës midis vetë fëmijëve tashmë është në këtë kiber-hapësirë. Këto janë mesazhe dhe letra ofenduese, të cilave njerëzit e moshuar nuk u kushtojnë vëmendje, sepse ato janë në një botë më të ndryshme nga bota e tyre!
Sipas një studimi, të zhvilluar para pak kohe, për 80 për qind të nxënësve te ne sjellja agresive në internet është thjeshtë një argëtim. Sipas psikologëve, në shumicën e rasteve terminatorët e mitur nuk duan të ofendojnë me të vërtetë, në fakt në këtë mënyrë ata vetëm eksperimentojnë me identitetin e vet, por prapëseprapë e gjithë kjo mund të ketë pasoja negative.
Në këto sajte mund të shihni fotografi dhe tekste, të cilat nuk janë aspak të përshtatshme për fëmijë të moshës nën 18 vjeç – vë në dukje Ivan Igov. – Në të njëjtën kohë shteti është i detyruar t’i mbrojë fëmijët në rrugë. Në qoftë se ndonjë fëmijë në rrugë është kërcënuar në ndonjë mënyrë ne jemi të detyruar ta mbrojmë, pra ne jemi të detyruar t’i mbyllim sajtet, të cilat janë të rrezikshme për fëmijët tanë. Kështu qe organet përkatëse, të cilat janë të ngarkuara me detyrën për të vëzhguar se çfarë ndodh me fëmijët tanë në internet, duhet të ndërmarrin masa serioze!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..