Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një model i shkëlqyer jo vetëm në Evropë, por edhe gjithnjë e më shumë në botë, deklaroi në Sofje Hillari Kllinton

Kryeministri Bojko Borisov u takua me sekretaren e shtetit Hillari Kllinton, e cila ishte për vizitë në Bullgari.
Foto: BGNES
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Kllinton bëri një vizitë të shkurtër në Sofje me ftesë të ministrit bullgar të punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov. Ajo erdhi menjëherë pas Konferencës ndërkombëtare vjetore mbi sigurinë në Munih. Në Sofje zonja Klintën bisedoi me presidentin Rosen Plevneliev dhe me kryeministrin Bojko Borisov. Situata në Siri dhe në regjionin rreth saj, bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe ShBA-së në Afganistan, bashkëveprimi midis organeve të sigurisë të të dyja vendeve dhe diversifikimi i burimeve energjetike me aksent mbi studimin dhe nxjerrjen e gazit shist te ne, ishin mes temave të bisedimeve.

Pas fundit të takimeve sekretarja e shtetit nënvizoi përparimin e Bullgarisë gjatë kohës së demokracisë dhe lidershipin efektiv të vendit gjatë zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme. “Ne jemi të mahnitur shumë nga progresi i madh, i shënuar nga vendi juaj, si edhe nga marrëdhëniet e forta midis popullit bullgar dhe atij amerikan dhe qeverive – ishte kategorike zonja Hillari Kllinton. – Përvoja e Bullgarisë në kalimin nga komunizmi drejt demokracisë, krijimi i institucioneve efektive, si edhe përpjekjet këmbëngulëse gjatë 20 vjetëve të fundit japin mësime jashtëzakonisht të vlefshme. Njeriu duhet thjesht të shikojë faktet: papunësi më i ulët, nivel më i ulët i tatimeve, rritje e investimeve ndërkombëtare, brenda tyre amerikane, zhvillimi social dhe ekonomik i vendit. Me të gjitha këto Bullgaria është një model i shkëlqyer jo vetëm për Evropën, por dhe gjithnjë e më shumë në botë si tërësi, për vende, të cilat përpiqen të realizojnë kalimin nga autoritarizmi dhe diktatura drejt demokracisë.

Hillari Kllinton dha një shenjë pozitive për përparimin e vendit në luftimin e krimit të organizuar përpara shpalljes së raportit ndërmjetës të Komisionit Evropian për Bullgarinë mbi Mekanizmin për bashkëpunim dhe kotrollim gjatë këtyre ditëve. Bullgaria ndërmori hapa jashtëzakonisht të rëndësishme gjatë viteve të fundit në luftën me korrupsionin, reformën gjyqësore dhe superioritetin e ligjit për të gjithë qytetarët bullgarë. Ata do t’i ndihmojnë vendit të vazhdojë të forcojë institucionet demokratike, është e bindur ajo. Sekretarja amerikane e shtetit vlerësoi shumë lartë profesionalizmin dhe burrërinë e ushtarëve bullgarë nga misionet e NATO-s në Afganistan dhe shprehu bindjen se, ShBA dhe Bullgaria do të forcojnë bashkëpunimin e vet në fushën e mbrojtjes.

Tema kyçe e vizitës së Hillari Kllintonit, siç ishte parashikuar nga mënyra e deklarimit dhe të komentit, ishte pikërisht biznes-interesi amerikan për studimin dhe nxjerrjen e gazit të shistit në Bullgari. Kohën e fundit Parlamenti bullgar votoi moratorium mbi të. Hillari Kllinton ishte e butë nga ana diplomatike, por e qartë se tema nuk është e mbyllur: Si aleatë në NATO, Bullgaria dhe ShBA punojnë krahë për krahë mbi pika të ndryshme kritike në të gjithë botën. Nga sigurimi i një kalimi të suksesshëm në Afganistan dhe mirëmbajtjen e paqes në Kosovë, deri në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimeve energjetike, brenda tyre edhe në sektorin bërthamor. Ne jemi partnerë dhe e përkrahim Bullgarinë në arritjen e përparimit në pavarësinë energjetike dhe ruajtjen e natyrës së bukur bullgare. Kur demonstrojmë parrezikshmërinë e teknologjive, do të arrijmë që të dyja qëllimet në një kohë. Ne do të qëndrojmë pas dëshirës së popullit bullgar dhe qeverisë, të sjellë energji me çmime të pranueshme, të cilat të kënaqin nevojat tuaja. Do të dërgoj të dërguarin tim të posaçëm mbi çështjet e energjetikës në Eurazi Riçard Morningstar gjatë javës së ardhshme. Që të mund të realizojë biseda eksperte se si mund të ndihmojmë të mund të ruani mjedisin tuaj natyror dhe natyrën e bukur, por dhe të mund të arrini një pavarësi energjetike.

Bullgaria mbrojti fort pozitën e vet për studim të parrezikshëm të gazit shist, të ripohuar në komentin e kryeministrit Bojko Borisov: Natyra bullgare dhe lënia e saj në gjendje, në të cilën brezat e ardhshëm të mund ta shfrytëzojnë, është në vend të parë. Dhe mezi pas kësaj janë dobitë financiare dhe ekonomike. Pikërisht prandaj u morëm vesh të gjithë specialistët më të mirë dhe teknologjitë e reja, të cilët dalin në këtë fushë, të paraqiten edhe populli bullgar të mund ta dëgjojë këtë. Deri atëherë moratoriumi është në fuqi, ai është fakt pikërisht që të garantojmë se, natyra e Bullgarisë do të jetë e pastër – ishte kategorik kryeministri Borisov. Sipas fjalëve të tij i tillë është edhe qëndrimi i vendit tonë dhe ndaj Centralit elektrik atomik “Belene”. Shikojmë në mënyrë pragmatike çdo një projekt për Bullgarinë – ruajmë mjedisin rrethues, japim pavarësi shtetit dhe shikojmë nëse ka furnizues alternativ, por dhe se çfarë mund të ngjajë me të gjitha këto gjatë 10-15 vjetët e ardhshëm, përgjithësoi ai. Sa i përket temës aktuale për situatën në Siri, Hillari Kllinton kritikoi rreptësisht veton, e imponuar nga Rusia dhe Kina mbi rezolutën. Ajo falënderoi Bullgarinë, se është një nga 13 shtetet, të cilat kanë votuar “Pro”. Dënojmë atë që po ndodhet në Siri, vrasjen e njerëzve të pafajshëm nëpër rrugë – ripohoi pozitën bullgare Bojko Borisovi. – Shpresojmë që kjo të ndalohet menjëherë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD