Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vidin – një përrallë shumëshekullore

БНР Новини
Pallati mesjetar “Gjysha Vida” në bregun e lumit Danub
Foto: wikipedia.bg
Në krahinën veriperëndimore të Bullgarisë, afër lumit Danub, ndodhet qyteti Vidin, afër të cilit që prej shumë shekujsh kalojnë rrugët më të rëndësishme evropiane. Jo larg qytetit të sotëm janë zbuluar vendbanime të lashta trake, por mbeturinat më të vjetra në territorin e Vidinit janë nga periudha romake, që nga fillimi i shekullit të dytë. Romët kanë ndërtuar këtu kështjellën Bononia. Muret e saj të mëdha kanë rrethuar një sipërfaqe prej rreth 200 dynymësh (20 hektarë).

Kokë bronzi, shek. II

Kjo kështjellë, për fat të keq, ndodhet në lagjen me popullsi më të madhe në Vidin sot – Kaleto, dhe në këtë rajon nuk mund të zhvillohen studime sistematike arkeologjike – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Fionera Filipova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Vidin. – Janë zbuluar sektorë të veçantë prej murit të kështjellës dhe tetë prej kullave të saj me diametër nja 20 metra, si dhe disa godina në brendësinë e qytetit. Tani kemi për qëllim t’i vazhdojmë studimet tona në sektorin më të njohur të Bononias antike. Ndër artefaktet më të vlershme në muzeun tonë është një kokë prej bronzi e një burri të ri, për të cilën mendohet se është e perandorit Trajan.

© Foto: vidin.bg

Kështjella e madhe “Kaleto”

Gjatë periudhës rome Bononia është ndër kështjellat më të fuqishme në këtë pjesë të perëndisë. Studimet arkeologjike tregojnë se qyteti nuk është i prekur shumë nga sundimet e avarëve gjatë gjysmës së dytë të shekullit të VI. Ndoshta dislokimi i tij i mirë afër lumit dhe muret e larta kanë tërhequr sllavët. Kështu në shekullin e shtatë këtu ka pasur popullsi solide sllave. Shkencëtarët mendojnë se ajo është përfshirë në kufijtë e shtetit bullgar, të krijuar nga hani Asparuh në vitin 681.

Kufiri perëndimor i shtetit bullgar gjatë këtyre shekujve është i diskutueshëm, por me siguri dihet se Vidin është përfshirë në kufijtë e tij – sqaron Fionera Filipova. – Gjatë Shtetit të parë bullgar (681-1018) Vidin ka qenë qendër e një prej dhjetë prefekturave në të, kurse nga shekulli i nëntë tashmë ka dhe një peshkopatë.

© Foto: imagesfrombulgaria.com

Muzeu “Konaka”

Për madhësinë e qytetit të Mesjetës rrëfehet në memoaret e kronistit Joan Skilica. Në to ai njofton se kur perandori bizantin Vasilij i dytë ka ardhur për ta sulmuar gjatë vitit 1002, ka gjetur këtu mure të mëdha të fortifikuara. Rrethimi ka vazhduar tetë muaj. Kjo ka ndodhur në një periudhë shumë të rëndë për Bullgarinë. 16 vjet më vonë vendi ynë ka rënë nën pushtetin bizantin – që deri në vitin 1185, kur u lirua me kryengritjen e bujarëve Asen dhe Petër. Sa për Vidinin, në fund të shekullit të XIII dhe në fillim të shekullit të XIV, ai udhëhiqej nga Mihaill Shishman – udhëheqës i dinastisë së fundit bullgare para rënies së Bullgarisë nën zgjedhën osmane. Pushtimi i shtetit bullgar u lehtësua edhe për shkak të faktit se vendi ishte i përçarë. Në Tërnovo mbretëronte Ivan Shishman, në Vidin – vëllai i tij Ivan Sracimir. Vidin u sulmua nga osmanët në vitin 1397. Në fillim të shekullit të XV në këtë krahinë shpërtheu kryengritja e parë bullgare kundër pushtetit osman. Në krye ishin Konstantin dhe Fruzhin – bijtë e Ivan Sracimirit dhe Ivan Shishmanit. Për fat të keq, pas disa vitesh kryengritja u shtyp.

Sunduesit e rinj e vlerësojnë gjendjen strategjike të Vidinit – vazhdon Fionera Filipova. – Atëherë ai është qendër e një sanxhaku, në kuadrin e të cilit është mbretëria e Ivan Sracimirit. Gjatë shekullit të XVII Vidini u bë qytet kufitar i Perandorisë osmane. Në atë kohë ndërtohej kështjella e madhe turke Kaleto, e cila duhej ta mbronte Perandorinë osmane në veriperëndim. Kështu një qytet ekonomik Vidin u shndërrua në një qendër ushtarake. Një prej periudhave më interesante në historinë e tij është koha e Osman Pazvantoglu, i cili u shkëput nga pushteti qendror turk dhe e udhëhiqte Vidinin në periudhën 1793 – 1807.

© Foto: vidin.bg

Biblioteka e Osman Pazvantoglu

Pazvanotglu ka lindur në një familje jeniçerësh. Ai është një personalitet shumë kontradiktor. Ka qenë udhëheqës i qytetit në vazhdim të 14 viteve. Është i njohur për idetë e tij moderne në udhëheqje. Ka qenë mbrojtës jo vetëm i myslimanëve, por edhe i të krishterëve dhe ka përkrahur lirinë e tyre fetare. Gjatë udhëheqjes së tij janë ndërtuar dy monumente të rëndësishme – xhamia dhe biblioteka.

Pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane, Vidini nuk u vendos si një qendër e madhe ekonomike, edhe pse filloi të zhvillohet shumë shpejt. Por për famën e tij të një qyteti, i cili është derë drejt Evropës Perëndimore flet fakti se pikërisht në të gjatë vitit 1891 u ndërtua godina e parë teatrale te ne. Pesë vjet më vonë Vidini ftoi këngëtarë operistikë nga Evropa. Sot janë ruajtur disa monumente të bukura, dëshmi për historinë e pasur të qytetit.

© Foto: museum-vidin.domino.bg

Kazerma në formë kryqi

Në Vidin ka monumente unikale jo vetëm për rajonin tonë, por për tërë Bullgarinë. Do të përmendë pallatin e mesjetës “Gjysha Vida” në bregun e lumit Danub, i cili është një emblemë e qytetit tonë – shënon drejtoresha e Muzeut historik të Vidinit. – Ai vizitohet çdo vit nga rreth 50 mijë veta. Një e pesta prej tyre janë të huaj. Emblematike janë xhamia dhe biblioteka e Osman Pazvantoglu. Ka dhe një monument afër stacionit të vjetër të Vidinit. Ky është monumenti i ushtarit që vuan. Ai është lidhur me luftën serbo bullgare nga viti 1885 dhe paraqet ushtarin e zakonshëm në të. Ai është paraqitur i ulur dhe i zhytur në mendime të trishtuara për vrasjen e vëllezërve në këtë luftë.

© Foto: vidin.bg


Ndër kuriozitetet më interesante historiko-kulturore të qytetit janë të ashtuquajturat “Kazerma në formë kryqi” dhe Konaku, të cilat u shndërruan në muze, si dhe kishat nga shekulli i XVII “Shën Petka” dhe “Shën Pantelejmon”, Sinagoga, Galeria e arteve figurative. Në Vidin kanë lindur gjithashtu piktorët e mëdhenj Zhul Paskin dhe Nikolla Petrov, këngëtari operistik me famë botërore Stefan Elenkov, linguisti i njohur bullgar – akademiku Stefan Mlladenov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD