Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Centrali Atomik Elektrik “Belene” me investitorë të rinj

Foto: Tanja Harizanova

Kompania finlandeze “Fortum” kërkoi të blinte 20 për qind të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Ndërkohë pritet që kompania franceze “Altran Technologies” do të marrë pjesë me afro 10 për qind të ndërtimit të centralit të dytë atomik në Bullgari. Sipas të dhënave paraprake pjesa ruse në projekt mund të mbetet rreth 15 për qind. Kështu kërkesa e Brukselit për një pjesëmarrje të më shumë aksionarëve në ndërtim do të plotësohet. Më e rëndësishmja është që një investitor evropian ka kërkuar të financojë pjesëmarrjen bullgare në Centralin “Belene”, e cila konsiderohet 51 për qind. Pritet që këto ditë përfaqësues të investitorit evropian të bëjnë një vizitë në Sofje dhe do të behet e qartë a do të ndërtohet centrali apo jo.

Historia

Më 2006 Kompania Elektrike Kombëtare e Bullgarisë e nënshkroi marrëveshjen e ndërtimit të centralit të dytë elektrik me kompaninë ruse “Atomstroieksport”, e cila zbaton projektin. Sipas të dhënave fillestare ndërtimi i Centralit “Belene” duhej të vlerësohej afro 4 mlrd euro, kurse njëri i të dy reaktorëve të funksiononte deri në fund të vitit 2012. Derisa në hapësirën publike dëgjoheshin opinione pro dhe kundër ndërtimit të centralit dhe përhapej mendimi se projekti do ta forcojë ndikimin e Rusisë mbi Bullgarinë, investitori strategjik gjerman RWE hoqi dorë nga pjesëmarrja. Gjermania duhej të financonte 49 për qind të ndërtimit të Centralit Elektrik Atomik “Belene”. Rishikimi i vendimeve u vonua dhe për një kohë të gjatë mungonte investitor strategjik. Ndërkohë Rusia për shkak të inflacionit rriti çmimin në 6.3 mlrd euro. Qeveria bullgare reagoi ashpër ndaj rritjes së çmimit. Kështu u krijua një kompani projektesh, ku pjesa themelore i përket Bullgarisë – 51 për qind, ndërsa rreth 40-45 për qind mban korporata shtetërore ruse “Rosatom”, pronë e kompanisë zbatuese të projektit. Si aksionarë me nga 1 për qind hynë kompania finlandeze “Fortum” dhe koncerni francez “Altran Technologies”. Në përputhje me memorandumin, ato të fundit e kanë të drejtën e rritjes së pjesëmarrjes në llogari të anës bullgare dhe asaj ruse. Në këtë lidhje mundësia e Finlandës për zgjerim arriti deri në 25 për qind, ndërsa planet e Francës ishin deri në 5 për qind. Rusia ka interes të shfaqur të zhvillojë projekte energjetike në Evropë, prandaj “Rosatom”-i propozoi të kreditojë 100 për qind të projektit, duke qenë Bullgaria me pjesëmarrje me të madhe.

Deri më sot marrëveshja midis Sofjes dhe Moskës ka 14 ankesa. Kjo e fundit skadon më 31 mars të këtij viti. Deri atëherë banka e Londrës HSBC, konsulente e projektit, duhet të raportojë për nevojën e Bullgarisë për një central të ri atomik.

Pozicionet

“Projekti do të miratohet apo do të refuzohet në bazë të vlerësimit të efikasitetit, çmimit dhe sigurisë”, komentoi Kryeministri Bullgar Bojko Borisov. Edhe sot Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Trajço Trajkov është i mendimit që ndërtimi i kapaciteteve energjetike suplementare në Centralin “Kozloduj” është më lirë dhe më efektive, se sa të ndërtohet centrali i dytë atomik.

Sipas burimeve të Radio Bullgarisë ky vendim ka të bëjë më tepër me politikën, sesa me ekonominë Brukseli nuk bie dakord me strukturën e projektit, ku Rusia është si zbatuese dhe teknologie, ashtu edhe investitore. Përveç kësaj, BE-ja është skeptik ndaj sigurisë së reaktorëve rusë. Mirëpo, të ashtuquajturat “stres teste”, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha pajisjet bërthamore në BE dhe bëhen që të konfirmojnë qëndrueshmërinë ndaj fatkeqësive natyrore pas avarisë në “Fukushima”, tregojnë që Centrali “Belene” do t’i rezistojnë një tërmeti 40 përqindësh më të fortë nga ato në rajon. Nga korporata shtetërore ruse “Rosatom” theksuan se centrali është projektuar që t’i rezistojë një goditjeje të avionit me masë 400 tona, po ashtu t’u qëndroi ndryshimeve të temperaturës nga minus 60 deri në plus 60 gradë.

Pavarësia energjetike

Për sa i përket pavarësisë energjetike të Bullgarisë, disa analizatorë janë të mendimit që gjatë funksionimit të Centralit “Belene” energjetika e Bullgarisë do të arrijë 80 për qind varësie nga teknologjitë dhe burimet energjetike ruse. Sipas të dhënave të “Eurostat”-it varësia aktuale e Bullgarisë konsiderohet afro 60 për qind. Sipas ekspertëve të fushës së energjetikës, nëse Centrali “Belene” ndërtohet, do të ketë një tepricë të korrentit deri në 12 mijë gigawatt në orë për një vit. Po të mos realizohet projekti, vendi do të ndiente një mungesë të korrentit prej 3 mijë gigawatt gjatë 2015-ës, kur duhet të ndërpresin punë centralet e vjetra në bazë të rezervave të thëngjillit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Tanja Harizanova

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD