Le të përfytyrojmë se keni zgjedhur Bansko, Dobrinishte ose fshatin Banja, të cilat ndodhen në malin Pirin, ku të kaloni pushimet tuaja. Pa dyshim do të shijoni burimet e ngrohta minerale, pishinat e mbuluara dhe ato në të hapur, spa procedurat. Nuk mund të mos provoni dhe të gjitha çudirat e kuzhinës kombëtare në këtë krahinë të Bullgarisë. Në qoftë se e doni malin, ju presin dhjetëra itineraret, pavarësisht nëse është verë dhe dimër. Një prej vendeve më piktoreske në këtë rajon është maja Bezbog.
Nga Dobrinishte ka një teleferik, i cili do t’ju çojë në 2 236 metra mbi nivelin e detit, afër Liqenit të Bezbogut. Mos e harroni fotoaparatin tuaj, sepse do të shihni pamje të jashtëzakonshme. Në qoftë se është verë, do të zhyteni në një gjelbërim të pafund. Teleferiku ndalon shumë afër shtëpisë malore “Bezbog”. Nga atje fillon shtegu kryesor drejt majës Bezbog, i cili dredhon drejt liqenit Popova Kapa (Kapela e priftit). Nga shtëpia malore mund të niseni edhe për Kremenskite ezera (Liqenet e Kremenit), drejt majave Xhangall dhe Strazhite (Rojat). Por madje të mbeteni tërë ditën në livadhe, do ta mbani mend këtë shëtitje për gjithmonë.
© Foto: bg.wikipedia.org
Shtëpia malore “Bezbog” është ndërtuar në vazhdim të dhjetë vjetëve. Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1981. Ajo disponon pesë kate, dhoma të vogla, apartamente, një kantinë të madhe. Njëra prej kateve u meremetua para pak kohe. Nga dritaret e shtëpisë malore shihet liqeni dhe maja – nga njëra anë, kurse nga ana tjetër shihen vendbanimet e zhytura buzë malit Pirin. Shumë legjenda rrëfejnë për këtë vend. Sipas njërës prej tyre zoti Perun (ndoshta ky është emri i parë i malit Pirin) kishte një vajzë të bukur, e cila banonte afër Samodivskite ezera (Liqenet e shtojzovalleve) Afër banonte dhe zoti Bes – shumë i keq, i cili donte ta rrëmbente vajzën. Pasi mësoi për këtë, vëllai i saj Xhangall vrau Besin në një majë dhe e mbuloi me gurë. Nga atëherë vendi e ka emrin “Bezbog”, domethënë “Pa zot”, kurse gurët e grumbulluar na rikujtojnë për atë që ka ndodhur. Një legjendë tjetër na rrëfen se në kohërat e vështira njerëzit kanë këlthitur: “Ky vend është pa zot!” Mirëpo sot, po të gjendeni ndër këtë bukuri, nuk mund të mos thoni: “Vetëm Zoti mund ta krijojë këtë!”
Mu pranë liqenit ndodhet dhe shtëpia e vogël malore “Te xha Sllave”, siç quhet dhe pronari i saj. Shtëpia malore vizitohet nga shumë turistë të huaj. Më shumë janë ata nga Austria, Franca dhe Suedia. Ka dhe gjermanë, rusë dhe kuptohet bullgarë. Mund të lexoni fjalë shumë të bukura për këtë shtëpi malore në forumet e internetit. Ndër vizituesit e shtëpisë malore ka dhe shumë personalitete të njohura – politikanë, muzikantë, aktorë. Bukuritë e kësaj pjese të malit Pirin, shtëpia malore e xha Sllave – e gjithë kjo është përshkruar në hapësirën e internetit, por në vend që të lexoni, është më mirë të provoni vetë çajin e shijshëm prej bimësh mjekësore dhe mjaltin e jashtëzakonshëm prej pishe. Ju ftojmë gjithashtu të provoni rakinë, verën dhe gjellët vendase bashkë me shokët tuaj. Ju presim!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Allbena Bezovska
Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..