Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përpiqet ta ulë nivelin e papunësisë ndër të rinjtë

Përqindja e të rinjve bullgarë pa arsim dhe kualifikim, të cilët do të gjenin më vështirë punë, është 21,8
Foto: BGNES
Sipas Fondacionit evropian për cilësinë e jetesës, që ndodhet në Dublin, përqindja e të rinjve pa arsim, kualifikim dhe përkatësish pa punë është më e madhe në Bullgari. Fondacioni zhvillon analiza ndër 27 vendet anëtare të BE-së për çështje të lidhura me tregun e punës, kushtet e punës, të jetesës etj. Në veprimtarinë e tyre marrin pjesë përfaqësues të punëdhënësve, sindikatave dhe pushtetit ekzekutiv të shteteve-anëtare të BE-së.

Të dhënat e studimit tregojnë se përqindja e të rinjve bullgarë pa arsim dhe kualifikim të moshës nga 15 deri në 24 vjeç, të cilët do të gjenin më vështirë punë, është 21,8 për qind. Afër nesh për nga papunësia ndër të rinjtë janë Italia dhe Irlanda, gjersa në Luksemburg përqindja e të rinjve të paarsimuar është më e ulët – vetëm 5 për qind.

Është fakt se një pjesë e madhe e të rinjve të papunë janë nga komuniteti rom, ata janë të paarsimuar, sepse janë larguar nga shkolla në një moshë të hershme dhe përkatësisht nuk kanë shanse në tregun e punës, në qoftë se nuk marrin ndonjë kualifikim profesional. Në të njëjtë kohë shumë prej tyre nuk bëjnë aspak përpjekje për këtë. Për rritjen e papunësisë ndër të rinjtë pa dyshim kanë ndikim dhe pasojat e depresionit ekonomiko-financiar. Ky problem ekziston jo vetëm në Bullgari. Eurokomisioneri për punësimin dhe çështjet sociale Laslo Andor shënon se të rinjtë në Evropë ndodhen para sfidave shumë të mëdha dhe në qoftë se nuk ndërmerren veprime vendimtare në BE në përgjithësi dhe në çdo një vend të veçantë “rrezikojmë ta humbim këtë brez, duke paguar një çmim shumë të lartë në plan social dhe ekonomik” – tha ai. Shteti bullgar përpiqet ta zgjidhë këtë problem, edhe pse pjesërisht. Dimitër Brankov është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit evropian për cilësinë e jetesës dhe është kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare. Sipas tij problemi kryesor është rezultat jo vetëm i cilësisë së sistemit arsimor, por është rrjedhim gjithashtu i gjendjes së sistemit parashkollor. Ky është shkaku, sipas tij, për përqindjen e madhe të të rinjve të papunë, kryesisht nga komuniteti rom. “Siç duket nuk mund të arsimohet një fëmijë në klasën e parë, i cili nuk e di mirë gjuhën bullgare” – thotë zoti Brankov. Sipas një sërë studimesh mosha nga 4 deri në 6 vjeç është vendimtare për përvetësimin e diturive gjuhësore.

© Foto: BGNES

Dimitër Brankov

“Kuptohet, ka shumë faktorë të tjerë, të cilët tani, në kushtet e krizës shkaktojnë këtë përqindje të lartë të papunësisë ndër të rinjtë, por kryesorët prej tyre janë lidhur me arsimin. Në vend të dytë është problemi i sistemit të pensionimit. Ka një numër shumë të madh pensionistësh të rinj, të cilët përveç pensionit, marrin dhe pagë, domethënë ata janë në tregun e punës. Këta janë nëpunës dhe punëtorë nga sektori i mbrojtjes dhe sigurimit, minatorë ose përfaqësues të profesioneve të tjera të riskut. Pasi pensionohen ata zënë vendin e njëjtë të punës dhe kjo gjithashtu kontribuon për rritjen e nivelit të papunësisë rinore.”

Zgjidhja e problemit, sipas Dimitër Brankovit, duhet të kërkohet edhe në cakun e një legjislacioni më liberal të punës, nga i cili të përfitojnë të rinjtë. Për shembull puna me orë, format e ndryshme të punësimit, të cilat garantojnë sigurim social dhe marrjen e të drejtave të pensionimit. Gjersa mësojnë në universitete, të rinjtë duhet të kenë mundësinë të punojnë dhe të sigurohen pa u ndeshur me burokracinë e madhe, vë në dukje ai. Prioritet i Planit kombëtar të veprimit për punësimin gjatë vitit 2012 është pikërisht ulja e papunësisë ndër të rinjtë në moshën deri në 29 vjeç. Këto janë masa, programe dhe veprimtari për inkurajim dhe kualifikim të të papunëve të rinj dhe më konkretisht: arsimim i të rinjve për të marrë aftësi praktike, sigurimi i stazhit të punës në specialitetin përkatës, përgatitje në vendin e punës etj. Punëdhënësit do të inkurajohen për të emëruar në punë të rinj. Për këtë qëllim pagat dhe sigurimet për një periudhë të veçantë do të paguhen nga shteti. Prapëseprapë ilaçi i vetëm për papunësinë është zhvillimi i ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD