Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria përfshihet në Muajin evropian të fotografisë

Foto: EPA/BGNES
Gjatë vjeshtës 2012 Bullgaria do të përfshihet në Muajin evropian të fotografisë. Starti i këtij forumi është dhënë përpara 31 vjetëve në Paris dhe që atëherë po realizohet gjatë muajit nëntor në kryeqytete të ndryshme evropiane. Ai është dhe pasojë e etjes të krijohet një rrjet fotografik evropian për këmbim dhe bashkëpunim novator. Rrjeti bashkon Berlinin, Bratislavën, Luksemburgun, Moskën, Parisin, Romën dhe Vjenën. Që nga ky vit ndaj tyre bashkohet dhe Sofja. Përpara se të niset për në Paris në lidhje me projektin, këtë tha në një intervistë për Radio Bullgarinë një nga organizatorët e tij Ivo Haxhimishev. Ai është kryetar i Bashkimit të fotografëve bullgarë dhe një anëtar i përjetshëm i Asociacionit fotografik mbretëror në Angli.

Në fakt, gjatë vitit të kaluar në Sofje është organizuar botimi eksperimental i Muajit evropian të fotografisë nga Instituti francez në Bullgari dhe Fondacioni Easyart. Për shkak të vështirësive financiare, fotografi i njohur ka qenë skeptik nëse kjo do të realizohet. Por atasheu kulturor francez David Vajsman e ka lidhur me një familje, të formuar në Francë. Stanka Zheleva është piktore dhe vajzë e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Bullgari Zheljo Zhelev, kurse bashkëshorti i saj është Adrian Vella i cili është kritik letrar dhe kolumbian. “Ata tërhoqën për këtë eksperiment shumë bullgarë të rinj, miq të tyre, të cilët jetojnë dhe punojnë në Francë – tregon Ivo Haxhimishevi. – Disa prej tyre tanimë xhirojnë në mënyrë profesionale, të tjerë në mënyrë diletante dhe prandaj është shumë interesante. Shpresoj se, pasi të jemi të njohur zyrtarisht, do të kemi një prani të vërtetë tanimë jo te njerëzit të cilët sapo hedhin hapat e para, por tek “artileria e rëndë” të fotografisë botërore. Por është e mirë të ekzistojë dhe njëra dhe tjetra.”

© Foto: ambafrance-bg.org

Ivo Haxhimishev, Stanka Zheleva dhe Adrian Vella

Prej viteve Ivo Hexhimishev zbulon, përpunon dhe tregon përpara bashkëkohësve të vet pamjet më të mira të fotografisë bullgare nga shekulli i kaluar. Me përfshirjen e Sofjes në Muajin evropian të fotografisë do të realizohet një nga ëndrrat e tij – të mund këto fotografi të shikohen dhe të llogariten me këtë, që është bërë në të njëjtën kohë në Evropë dhe Amerikë. “Portretet e vëllezërve Karastojanovi, si dhe të pjesës më të madhe të fotografëve gjatë asaj kohe nuk mbeten mbrapa nga ato të kolegëve të tyre evropian”, jep shembull Ivo Haxhimishevi. Sa u përket të rinjve –ai u gëzohet atyre të cilët kanë pasur sukses, por është shumë kritik ndaj fotoreporterëve. Sipas fjalëve të tij, në shtypin tonë bashkëkohor pothuajse nuk ka njerëz, të cilët të kujdesen për ndërtimin e një fotoreporteri të mirë, njerëzit nga degët e brendshme të gazetave komunikojnë në mënyrë jo të mjaftueshme me fotografët. Mjeshtri i objektivit shpreson, se pjesëmarrja e Sofjes në Muajin evropian të fotografisë do t’u ndihmojë profesionalistëve tanë vendas në këtë fushë.

“Jam shumë i lumtur, se kryetarja e baskisë e Sofjes, zonja Fandëkova dhe ekipi i saj krejtësisht e përkrahin idenë, vazhdon Ivo Haxhimishevi. Jam i lumtur se ftova kolegët e mi, të cilët bënë muajin tradicional veror të fotografisë te ne, dhe dua të punojmë bashkërisht. Ata mbase do të vazhdojnë ekspozitat verore, në të cilat do të seleksionohet ajo e cila do të tregohet në vjeshtë. Përveç kësaj, do të propozojmë dhe fotos , të domosdoshëm për këmbimin evropian. Kur Bullgaria hyn në rrjetin e Muajit evropian të fotografisë, kjo do të thotë se dhe ekspozitat bullgare do të nisen nëpër botë. Kjo është e rëndësishmja – të ketë dalje të fotografisë bullgare jashtë shtetit”, përgjithësoi Ivo Haxhimishevi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD