Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët dhe Shengeni – analizë e Marin Lesenskit nga “Shoqëria e hapur”

Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesit tonë Jean-Francois Meile nga Ars sur Moselle, Francë analizatori nga “Shoqëria e hapur” Marin Lesenski komentoi në një intervistë, të dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë, qëndrimet e bullgarëve ndaj anëtarësimit tonë në Shengen. Bullgaria zbatoi të gjitha kërkesat teknike, që të hyjë në zonë, akoma gjatë muajit prill të vitit 2011, por aderimi i saj u shty për vitin 2012, për shkak të mospëlqimit të Holandës, sepse vendimi politik në Këshillin e BE-së merret me konsensus të plotë të të gjitha 27 vendeve anëtare.

“Tema e Shengenit është interesante për shumë bullgarë, komenton z. Lesenski. – Ajo është ndër prioritetet e qeverisë, që erdhi në pushtet në vitin 2009. Të gjitha studimet e zhvilluara tregojnë qartë se bullgarët e përkrahin anëtarësimin e Bullgarisë në zonë – 67 për qind e të anketuarve sipas të dhënave të fundit nga viti 2011 janë për këtë anëtarësim.”

Bullgaria duhej të bëhej anëtare e Hapësirës Shengen në vitin 2011, por aderimi i saj u shty. Si mund të ndikojë kjo mbi qëndrimin e bullgarëve ndaj Shengenit?

“Nuk disponoj të dhëna konkrete, por supozoj se kjo do t’i bënte më skeptikë ndaj anëtarësimit tonë në Shengen. Studimet nga përpara disa muajsh tregojnë se bullgarët e kanë pritur këtë shtyrje, kështu qe ata nuk reagojnë kaq negative ndaj këtij vendimi. Nga ana tjetër vetë qeveria u bë më skeptike dhe tani Shengeni nuk është një prioritet publik, edhe pse detyra mbetet, por nuk është kaq përpara në rendin e ditës.”

A do të stimulojë shtyrja e anëtarësimit ndryshime brenda vendit?

“Mendoj se po. Në fakt, shtyrja e anëtarësimit të Bullgarisë në Shengen u argumentua, jozyrtarisht, me mekanizmin e monitorimit për vlerësim të luftimit të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit te ne. Kështu që, në qoftë se Bullgaria do që të bëhet anëtare e Shengenit, ajo duhet t’i përballojë këto probleme. Në këtë kuptim ka pritje të mëdha nga ana e shoqërisë bullgare ndaj qeverisë për kryerjen e kësaj pune. Përveç kësaj aderimi i Bullgarisë në Shengen nuk është vetëm dëshirë, por është dhe detyrë, me të cilën Bullgaria u angazhua, duke u bërë anëtare e BE-së. Ndërkohë, vetë Bullgaria ka dobi për t’u aderuar sa më shpejt në zonë, sepse ajo edhe tani është kufi i jashtëm i BE-së, me të gjitha negativat e kësaj, duke e ndaluar imigracionin, por në të njëjtën kohë, bullgarët nuk mund të përfitojnë nga përparësitë e anëtarësimit në zonë, të cilat do të na sigurojnë një lëvizje më të lirë në kuadrin e Shengenit.”

Pritet që vendimi politik për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen të merret gjatë muajit mars. Në qoftë se kjo nuk ndodh, a do të ketë dalje nga “ky paragraf 22”?

“Po, vërtetë ky është “paragraf 22”. Problemi i madh është ky mekanizëm monitorimi i Komisionit Evropian për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për Bullgarinë. Në vlerësimet e tij ka mjaftë subjektivizëm. Kështu qe, në qoftë se një vend, tani është Holanda, por mund të jetë dhe ndonjë vend tjetër, vendos se Bullgaria nuk u përgjigjet kërkesave, të gjitha përpjekjet tona nuk do të merren parasysh. Prandaj Bullgaria dhe aleatët e saj në BE luftojnë për një program minimum – d.m.th. për një hyrje me etapa në Shengen. Së pari do të anulohen kontrollet doganore në aeroporte dhe porte, pastaj edhe në kufijtë tokësorë. Studimet tregojnë se nuk ka potencial të madh imigracioni nga Bullgaria, i cili ta kërcënojë Evropën Perëndimore, e cila tashmë nuk është kaq tërheqëse për shkak të krizës, në të njëjtën kohë vendi ynë tashmë një vit e ndalon imigracionin ilegal drejtë BE-së, që të tregojë se ajo është një partner i sigurt. Megjithatë vendimi për Shengenin është çështje e vullnetit politik të të gjithëve në BE.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD