Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Krishtlindjet ëndrrat realizohen

Gëzuar Krishtlindjet dhe mos harroni të ëndërroni, sepse ëndrrat realizohen!
Foto: Tanja Harizanova
“Natë e qetë, natë e shenjtë!” Era luan me dëborën. Maja e vogël po rri te dritarja, duke pritur Plakun e Vitit të Ri. Ëndërron që ta shohë dhe do ta shohë me siguri, sepse është Krishtlindje, kurse në Krishtlindjet ëndrrat realizohen. Njeriu fluturoi deri në Hënë, dërgoi mesazhe në Kozmos, arriti me aparaturën e tij madje në Planetin e kuq, por me më shumë emocion pret “natën e qetë, natën e shenjtë”. Pse me çdo vit besojmë gjithnjë e më shumë në magjinë e Krishtlindjeve? Sepse sa më shumë bëhemi pjesë e botës virtuale, kaq më shumë kemi nevojë për përralla, për ëndrra, për plakun çudibërës. Kurse përralla më magjike është Krishtlindja.

Për çfarë ëndërrojnë bullgarët? Takimi ynë i parë, kuptohet, është me Plakun e Vitit të Ri. “Mirëdita, Plaku i Vitit të Ri, a besoni në Plakun e Vitit të Ri?” – e pyesim njeriun me kapelën e kuqe. “Kuptohet se po! Ja, kjo kuti magjike është plot letra për Plakun e Vitit të Ri. Ai që dëshiron, lëshon letrën brenda. Në mbrëmje vijnë xhuxhet, i marrin letrat dhe i plotësojnë të gjitha dëshirat. Një fëmijë më tha: “I dashur Plak i Vitit të Ri, dua të më dhurosh një tramvaj të vërtetë.” U habita shumë dhe i thashë: “Mirëpo ku do ta parkosh?” Fëmija mu përgjigj: “Atje ku e parkon sajën tënde.”

E pyesim Plakun e Vitit të Ri se çfarë do t’u urojë të gjithëve. “Mendova shumë për këtë – bëhet serioz bashkëbiseduesi me kapelën e kuqe. Dje u urova të gjithë bullgarëve të kenë pak më shumë para. Por kjo nuk është më e rëndësishmja. Tani u uroj ta duan njëri-tjetrin. Atëherë gjërat do të jenë në rregull. Le të jenë njerëzit më të mirë” – është dëshira e plakut të urtë.

Me humor të mirë një damë e re elegante mban qese me dhurata. Ia bëjmë Lilit të njëjtën pyetje. “Mendoj se ëndrrat realizohen. Nëse dëshirojmë diçka shumë fort, ajo do të bëhet realitet. Për Krishtlindjet i uroj vetes shëndet, çizme të bukura dhe pallto të bukur, ndoshta dhe ndonjë pajisje elektronike zbavitëse.” E pyesim damën nëse Plaku i Vitit të Ri duhet t’i sjellë të gjitha këto gjërat. “Më duket se po, por megjithatë ka dhe një njeri tjetër që mund t’i sjellë.” Si duket Plaku i Vitit të Ri sipas Lilit? “Është simpatik, qesh shumë, ka njës tomak të madh. Nuk mund të kuptoj si nuk sëmuret ky njeri! Dhe si çdo vit është në të njëjtën moshë?”

Dy gra të moshuara rrinë në një stol në park nën diellin e ftohtë të dhjetorit. Për çfarë ëndërrojnë në Krishtlindjet? “Para së gjithësh të jemi të gjalla dhe të shëndosha, të ketë qetësi në shtëpi, të gjithë njerëzit ta duan dhe ta respektojnë njëri-tjetrin, thotë 68-vjrçarja Maria Vangelova. – Për bijën – të gjejë punë, është e re, duhet të realizohet në jetë. Dëshiroj që të gjithë të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre në jetë.”

Nuk besojnë në Plakun e Vitit të Ri, por besojnë se ëndrrat realizohen – janë unanime një grup adoleshentesh. Njëra ëndërron për iPhone 4, tjetra – për tablet... ëndrra materiale. “Nuk është ashtu, pohon vajza e tretë, ëndërrojmë të hyjmë në shkolla prestigjioze, sepse jemi në klasën e shtatë. Unë i uroj vetes fat dhe lumturi!” Kush është Plaku i Vitit të Ri, i pyesim vajzat, kurse përgjigja vjen me vlerat praktike të gjeneratës kompjuterike: “Nëna dhe babai!”

Këto ditë Plaku i Vitit të Ri është gjithkund. Po takohemi përsëri, por kësaj here ai është me kostum blu. A po vjen direkt nga Laplanda? Vasil Semov qesh dhe thotë urimet e tij: “Dashuri dhe mirëkuptim në familje dhe ndër miqtë. Kurse Plaku i Vitit të Ri do t’u sjellë të gjithëve më shumë gëzim dhe më shumë mendime pozitive. Sepse mendimet pozitive ndihmojnë gjithmonë!”

Gëzuar Krishtlindjet dhe mos harroni të ëndërroni, sepse ëndrrat realizohen!

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD