Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ndërpret pjesëmarrjen e vet në projektin “Burgas-Aleksandrupolis”

Foto: arkiv
Qeveria bullgare shpalli, se vendi do të ndërpretë pjesëmarrjen e vet në marrëveshjen trepalëshe me Rusinë dhe Greqinë për ndërtimin e gazsjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”. Bullgaria bën propozim, që marrëveshjes së naftësjellësit t’i jepet fund me pajtim reciprok. Dhe nëse nuk do të arrihet pajtim mbi këtë çështje, pala bullgare do të tërhiqet pas skadimit të afatit 12-mujor. Këtë e deklaroi zëvendës kryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov.

Shkaku është, se projekti nuk mund të realizohet në mënyrën e kontraktuar në vitin 2000, kryesisht në pjesën e tij financiare. Janë të planifikuara 12.8 milion leva, përafërsisht 6.4 milion euro, për shlyerjen e kuotave, të cilat vendi i ka borxh kompanisë projektuese “Trans Balkan Pipeline”. Pakoja kryesore nga 51 për qind mbahet nga një konsorciumi rus. Aksionet e tjera janë të ndara në mënyrë baras midis Bullgarisë dhe Greqisë. Qëllimi është, që nëpërmjet tubacionit të transportohet nafta ruse nga porti bregdetar bullgar Burgas deri në portin mesdhetar grek Aleksandrupolis. Në këtë mënyrë mendoheshin të evitohen ngushticat e ngarkuara Bosfori dhe Dardanelet.
Mirëpo, vendimi i qeverisë bullgare nuk u koordinua paraprakisht me palën greke dhe atë ruse.

A ka mundësi, që Bullgarisë t’i vendosen sanksione?

“Një rrezik i tillë nuk ekziston, deklaroi ministri Djankov. Më se një viti kemi punuar me kompani ndërkombëtare dhe zyra juridike, kështu që për Bullgarinë të mos ketë sanksione. Qeveria miratoi edhe tekstin e letrave, të cilat do t’u dërgohen qeverisë ruse dhe asaj greke, dhe aksionarëve të tjerë – palë të marrëveshjes dhe kompanisë projektuese. Kështu që të gjithë do të informohen. Më 14 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e shoqatës. Në të Bullgaria do të shpallë zyrtarisht pozitën e vet. Kështu që është një çështje e kohës të tërhiqemi nga ky projekt. Jemi me shpresë, se vendimi i qeverisë do të mirëpritet edhe nga dy qeveritë e tjera, kështu që procesi të realizohet me pajtim reciprok.”

Ideja për projektin e naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis” lindi në vitin 1994. Bisedimet midis tri palëve vazhduan 12 vjet. Brenda kësaj periudhe u arritën shtatë marrëveshje dhe secila shtonte ose hiqte klauzola të veçanta të marrëveshjeve të mëparshme. Ndërtimi i tubacionit për transportimin e naftës ruse, që do të vinte deri në portin bullgar me tanker, duhet të fillonte në vitin 2009 dhe të përfundonte në vitin 2012. Kapaciteti i naftësjellësit sipas projektit duhet të ishte 35 milion tona për vit, ndërsa gjatësia e tij – 555 kilometra. Çmimi i projektit tejkalonte shumën prej 1 miliard eurosh. Kuota e Bullgarisë ishte afro 300 milion euro. Pakënaqësia e qeverisë dhe ekspertëve lindi nga fakti, se kundrejt këtyre parave, vendi ynë do të merrte për vit taksa për tranzitim nga 30 deri në 50 milion dollarë.

Lajmi për “këtë vdekje të paracaktuar” erdhi pas drejtimit më se dy vjeçar të kësaj qeverie, e cila menjëherë pasi erdhi në pushtet shpalli pozitën e vet për ndërprerjen e projektit “Burgas-Aleksandrupolis”. Sipas informacionit të paripohuar, pala ruse që atëherë gjithashtu kishte gatishmëri t’i japë fund ndërtimit të tubacionit. Informacioni ripohohet edhe nga veprimet e mëpasshme të viganeve ruse të naftës, të cilët u përfshin në projektin alternativ ruso-turk “Samsun-Xhejhan”. Sipas informacioneve më të fundit, pala ruse ka ndërmend të ngrijë të dy projektet. Sipas ekspertëve bullgarë, problemi më i madh i naftësjellësi “Burgas-Aleksandrupolis” është mungesa e mjaftë lëndës së parë nga Rusia. Të gjitha faktet e përkrahin këtë tezë, për më tepër se në fillim të vitit Rusia hapi një naftësjellës me kapacitet të madhërishëm deri në Kinë. Qëllimi është të shtohet eksporti i lëndëve energjetike për tregjet aziatike, në llogari të tregjeve evropiane. Nga pikëpamja gjeopolitike, interesat e Rusisë u transferuan nga Bullgaria te Turqia, e cila u bë vendi kryesor tranzitues në rajon për mbartësit energjetik rus. Analizuesit janë të mendimit, se pikërisht për këtë arsye ndërtimi i naftësjellësit alternativ përmes territorit bullgar zbrazet nga kuptimi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD