Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektbuxheti 2011 dhe rritja e tensionit social në Bullgari

Më 9 nëntor shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave protestuan për shkak të subvencionimit të zvogëluar shtetëror për akademinë.
Foto: BGNES
Në sfondin e fazës së re të recesionit në Evropë Komisioni Evropian është në pritje të një rritjeje të matur ekonomike në Bullgari gjatë vitit 2012. Parashikimi është për një rritje ekonomike për vendin prej 2,3 për qind, kurse papunësia është mbi 12 për qind. Kjo do të thotë kërkim të kufizuar nga ana e konsumatorëve për shkak të uljes së numrit të njerëzve të punësuar dhe rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve kryesore. E gjithë kjo çon deri në varfërimin e gjithnjë e më shumë njerëzve.

Në sfondin e situatës së përshkruar Bullgaria ka në plan të miratojë një buxhet tepër konservator për vitin 2012, që t’i shmanget recesionit botëror në vazhdim. Kjo do të çojë deri në shkurtim të buxheteve të një sërë dikasteresh. Në kontekstin e buxhetit planifikohen novitete edhe në modelin e pensionimit në vend, nëpërmjet të cilit pushtetarët do të mbushin vrimën në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve – rreth 2 miliardë leva (rreth 1 miliard euro). Që atëherë do të mendohet për rritje të pensioneve. Thënë shkurtimisht kemi në plan për vit të radhës të paraqitemi shkëlqyeshëm në sferën makroekonomike në Evropë, gjë që, kuptohet, nuk është e keqe, por është për llogari të varfërimit të pjesës më të madhe të bullgarëve.

Masat e planifikuara konservatore e përforcojnë edhe më shumë tensionin social në vend. Një pjesë e këtyre masave janë justifikuar, të tjerat – jo. Nuk janë të kënaqur sindikatat, shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave, policët, studentët. Për shkak të subvencionimit të zvogëluar shtetëror për akademinë, shkencëtarët dolën në rrugë, që të protestojnë. Ata ngulin këmbë, që mjetet për shkencën për vitin 2012 të rriten me 95 milionë leva, që është premisë për vazhdimin e punës së Qendrës kombëtare për studime shkencore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Studentët gjithashtu protestojnë kundrejt rritjes së taksave shtetërore universitare me 16 për qind gjatë vitit tjetër. Sipas tyre, në qoftë se buxheti 2012 miratohet me këtë rritje të propozuar, do të rriten menjëherë taksat studentore në universitetet teknike, në ato mjekësore dhe në ato të arteve.

Ofertat e ministrit të financave Simeon Djankov për ndryshime radikale në modelin e pensionimit në vend, kufizimet e pensionimit të hershëm dhe rritja e shpejtë e moshës së pensionimit ndeshen me kundërveprimet e sindikatave dhe jo vetëm. Është e vërtetë se Bullgaria është vendi me popullsi më të plakur në Evropë. Mbi 23 për qind prej bullgarëve janë në moshën mbi 65 vjeç dhe kjo në sfondin e një popullsie prej 7,5 milionë vetash. Është e vërtetë se ka nevojë për një stabilizim financiar të sistemit të pensionimit. Por si të bëhet kjo? Sipas Simeon Djankovit mënyra më e mirë për rritje të pensioneve nëpërmjet mbushjes së deficitit në buxhetin e Institutit Kombëtare të Sigurimeve (i cili ekziston tashmë 14 vjet) është rritja e moshës së pensionimit – 63 vjeç për femrat dhe 65 vjeç – për meshkujt. Është e mundur që gjatë vitit tjetër të rritet stazhi i sigurimeve për femrat dhe gratë – përkatësisht 37 dhe 40 vjeç. Rritja e pensioneve do të lidhet me reformën e pensionimit.

Le të rikujtojmë se gjatë vitit të kaluar Bullgaria miratoi fazën e dytë të ndryshimeve në modelin e pensionimit, të filluara gjatë vitit 2000. Sipas tyre nga viti 2012 stazhi i pensionimit do të rritet me 4 muaj. Atëherë gratë, të cilat punojnë në kategorinë e tretë, më të përhapur, do të kenë nevojë për 37 vjet stazh pune, kurse burrave do të nevojiten 40 vjet. Tani për tani që të pensionohen gratë në Bullgari duhet të kenë 34 vjeç stazh pune, kurse burrat – 37. Ndryshimet në Kodin për sigurim social parashikojnë që nga viti 2021 mosha e pensionimit për gratë të rritet deri në 64 vjeç, kurse për burrat – 65 vjeç. Sipas pushtetarëve ka nevojë për rritje me dy vjet të stazhit të punës për nëpunësit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilët pensionohen më herët – nga 25 në 27 vjet. Argumenti i ministrit të financave është – dy të tretat e bullgarëve vazhdojnë të punojnë dhe pas kësaj. Si përgjigje e kësaj mase sindikatat policore po përgatitin protesta.

Sipas ekspertëve ulja e deficit në buxhetin e Institutit Kombëtar të Sigurimeve mund të arrihet jo me ndryshimet e propozuara, por me garantimin e të ardhurave në sistemin e sigurimeve. Domethënë ka nevojë për masa, të cilat të ushtrojnë një presion serioz mbi punëdhënësit të cilët nuk janë korrektë dhe nuk paguajnë sigurime. Konfederata e Sindikatave të Pavarura nuk miraton rritjen e moshës së pensionimit. Sipas Pllamen Dimitrovit, president i Konfederatës, nuk mund të rritet stazhi dhe mosha, duke pasur parasysh se nuk ka mjaftë vende pune dhe nuk hapen vende të reja pune.

Pushtetarët kanë harruar se vetëm gjatë 11 viteve të fundit Bullgaria bëri ndryshime radikale në modelin e saj të pensionimit, ndryshime, të cilat vendet e tjera i bëjnë për një afat shumë më të gjatë. Bullgarët tashmë janë të lodhur dhe të sëmurë, sipas Eurostat, ne jemi vendi i parë për nga infarktet dhe apopleksitë në Evropë. Tashmë mbi 20 vjet njerëzit e thjeshtë pësojnë vështirësitë e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut dhe ndryshimet e ashpra, që po vazhdojnë, janë të tepruara.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD