Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si u ndryshua peizazhi politik pas zgjedhjeve në Bullgari

Foto: BGNES
Sipas profesorit të politologjisë Georgi Karasimeonov zgjedhjet për pushtet lokal dhe për president të Bullgarisë, që u zhvilluan kohët e fundit, vizatuan një peizazh të ri politik në vend. Ndër novitetet është formimi i një tipi të ri të kulturës politike. Këtë “stil të ri të sjelljes evropiane”, politologu e zbuloi te tre pretenduesit kryesorë për postin presidencial – Rosen Plevneliev nga partia në pushtet GERB, Ivajllo Kallfin nga Partia Socialiste Bullgare në opozitë dhe Meglena Kuneva si përfaqësuese e shoqërisë civile.

“Tre kandidatët e parë, të cilët kishin rezultate më të mira të zgjedhjeve presidenciale, për herë të parë treguan një kulturë të re politike. Kjo u duk si në debatet, ashtu edhe në fushatat e tyre. Me siguri mund të themi se ata janë demokratë me sjellje evropiane të komunikimit. Mirëpo, ky tip i ri i kulturës së dialogut politik bashkëjeton me modelin e vjetër, me politikanët demagogë, me politikanët jo aq të civilizuar.”

© Foto: BGNES

Prof. Georgi Karasimeonov

Sipas politologut Georgi Karasimeonov, zgjedhjet e fundit formuan tablonë e modelit politik me dy pole. Pas marginalizimit të së djathtas tradicionale, prezantuar nga “Koalicioni blu”, partia në pushtet GERB tashmë disponon një hegjemoni të plotë në të djathtën. Majtas – Partia Socialiste Bullgare që pësoi disfatë në zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2009, tani tregoi, se u kthye në skenën politike. Shprehja është e politologut Zhivko Georgiev. Në hapësirën e majtë u pozicionua dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, partia e turqve bullgarë, e cila deri tani paraqitej para se gjithash si një parti centriste liberale. Mirëpo rezultatet e mira në zgjedhje të GERB dhe të Partisë Socialiste Bullgare në opozitë tashmë kanë arritur maksimumin e tyre politik elektoral, sipas shumicës së vëzhguesve. E ripohon deri diku alternativa e re, e paraqitur nga Meglena Kuneva. Rezultati i saj i tretë e bëri një dukuri interesante për analizatorët.

“Për mua paraqitja dhe rezultati i saj janë një prej dukurive të rëndësishme në këto zgjedhje, thotë prof. Karasimeonov. – Mund të flasim për sukses, edhe pse ajo nuk i fitoi zgjedhjet. Mirëpo Kuneva arriti të prishë hegjemoninë e dy partive më të mëdha GERB dhe Partia Socialiste Bullgare. Në qoftë se Meglena Kuneva krijon parti, ajo do të ketë shansin për të zërë një vend të rëndësishëm në sistemet politike dhe të ndikojë pozitivisht mbi procesin politik. Kuneva është alternativa e atyre, të cilët nuk pëlqejnë politikën e GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare. Formacioni i saj mund të jetë centriste, ose liberale, por vizioni i formacionit duhet të mbështetet kryesisht mbi qytetërimin evropian.”

Meglena Kuneva u përkrah kryesisht nga të rinjtë, nga banorët në qytetet e mëdha dhe nga ata me arsim të lartë, si dhe nga një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të cilët nuk votuan në zgjedhje, mendon profesor Karasimeonov.

Krahas këtyre shenjave të evropeizmit të jetës politike bullgare, në zgjedhjet e fundit u përvijuan dhe disa momente shqetësuese – bëhet fjalë për “ballkanizimin e tyre” – mendon politologu Vasill Tonçev nga agjencia “Sova Haris”. Sipas tij përqindja e së ashtuquajturës “votë e kontrolluar” ka qenë jashtëzakonisht e madhe – këto janë votat e blera dhe votimi i zhvilluar nën një presion korporativ, administrativ, politik etj. Vota e kontrolluar në zgjedhjet e fundit ishte rreth 15 për qind, është i mendimit sociologu. Është shumë shqetësues fakti se kjo praktikë e keqe u përket të gjitha partive politike, shton ai.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD