Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nëpunës ushtarakë të FSK-së trajnohen në Bullgari

Foto: Anna Kapitanova
Në fund të muajit tetor për dy javë në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore, Montana erdhën nëpunës ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës. Vizita kishte për qëllim trajnimin e tyre profesional gjatë veprimeve shpëtuese në rast aksidentesh. Prej vitit 2005 në qytetin Montana funksionon Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit profesional pranë Drejtorisë “Siguri kundër zjarrit dhe mbrojte të popullsisë”. Në të trajnohen të gjitha trupat e shpëtimtarëve nga Bullgaria dhe ato jashtë vendit në raste fatkeqësish, avarie dhe aksidentesh. Qendra ka një bazë mjaft mirë të pajisur, ku të trajnuarit futen në situata reale.

Ndër nëpunësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte ushtarë, zjarrfikës dhe paramedikë. Trajnimi i tyre u zhvillua në dy etapa. Fillimisht ata ndiqnin leksione teorike dhe pastaj i zbatonin praktikisht në poligon. Instruktorët bullgarë në qendër, të cilët konsiderohen profesionalistët më të mëdhenj në vend, vlerësuan kursin e trajnimit lartë. Ata pohuan që kureshtja dhe disiplina e ushtarakëve nga Kosova, të cilët ishin shumë aktivë, ndihmuan procesin e trajnimit që të zhvillohet lehtësisht. Sukseset, që korrën në të, do t’u sigurojnë një bazë serioze për të reaguar profesionalisht si shpëtimtarë në Kosovë, të bindur janë instruktorët tanë.

© Foto: Anna Kapitanova


Gjatë ushtrimeve në poligon nëpunësit ushtarakë të FSK-së vepruan të ndarë në dy grupe. Mësonin se çfarë duhet bërë në rast aksidentesh, kur automjeti i aksidentuar është mbi tavan, mbi rrotat e veta etj, si shpëtohet viktima dhe si kujdeset për të. Gjatë trajnimit ata punonin me makina për prerjen e drurit dhe gërshërë për prerjen e metalit.

Trajnimi ishte i pari i këtij lloji për nëpunësit ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mirëpo, sipas instruktorëve, ata erdhën me një përgatitje shumë të mirë fillestare. Në të gjitha detyrat praktike merrnin pjesë, bënin pyetje konkrete dhe kështu kursi doli plotësisht i vlefshëm. Dhe jo vetëm për të trajnuarit. Edhe instruktorët bullgarë mësuan gjëra të reja, të cilat do të përfshijnë në kurset e tjera trajnuese. Trajnimi përfundoi me disa provime – të mjekësisë, teorisë dhe praktikës. Rezultati përfundimtar i specializimit profesional “Veprime shpëtuese në rast aksidentesh” ishin të shkëlqyeshme. Pjesëmarrësit morën certifikata dhe disa prej tyre u dekoruan me letra mirënjohjeje në lidhje me aktivitetin e treguar gjatë trajnimit.

© Foto: Anna Kapitanova


Drejtori i Qendrës së trajnimit profesional të shpëtimtarëve në qytetin Montana, z. Nikollaj Pençev përshëndeti ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke i falënderuar për pjesëmarrjen. Ai thekso se në presonin e tyre Republika e Kosovës ka shtetas të denjë. Këtë bashkëpunim, nëpunësit ushtarakë vlerësuan si ndihmë jo vetëm personale, kurse si ndihmë për tërë popullin e Republikës së Kosovës.

Po të doni të dëgjoni intervistat me Shaban Rrahmanin dhe Hadis Berishën nga FSK, klikoni mbi ikonën AUDIO!
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD