Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjekët e ardhshëm bëjnë thirrje për më shumë kujdes nga ana e shtetit

Tendenca për emigrimin e mjekëve të rinj do të çojë në deficit serioz të specialistëve në spitalet bullgare.
Foto: BGNES
Arsimi mjekësor është ndër më të rëndat dhe më të vazhdueshmet. Kërkohet një përgatitje serioze, specializim dhe, kuptohet, dashuri ndaj profesionit përgjegjës dhe fisnik. Bullgaria mund të lavdërohet me specialistë të shkëlqyer – kirurgë, onkologë, dermatologë, neurologë...

Fatkeqësisht për shkak të reformës së gjatë në sistemin e shëndetësisë në Bullgari, profesioni dhe më në veçanti disa specialitete si anesteziologjia, patoanatomia, histologjia, mjekësia e përgjithshme, nuk janë kaq atraktive për mjekët e rinj. Studentët e mjekësisë alarmojnë se nëse shteti nuk angazhohet më seriozisht me specializimin e tyre të ardhshëm, me pagimin adekuat të punës së mjekëve dhe përmirësimin e bazës materiale të universiteteve të mjekësisë dhe spitaleve, tendenca që mjekët e rinj të largohen nga vendi do të thellohet dhe do të çojë në një deficit serioz.

Para disa ditësh studentë të mjekësisë nga tërë vendi u mblodhën në kryeqytet dhe ia drejtuan qeverisë kërkesat e tyre. Ja se çfarë tha Aleksandër Jordanov nga Universiteti i Mjekësisë në Varnë: “Duhet të ketë një politikë shtetërore që të mbeten mjekët e rinj në Bullgari. Specialitete si anesteziologjia, patologjia klinike, onkologjia, nuk kanë mjaft kuadro. Kjo do të thotë se gjatë të 10-15 vjetëve të ardhshëm do të ndihet kriza në këto specialitete. Ne këmbëngulim që të rriten vendet për specializime dhe doktorantura që lëshohen nga Ministria e Arsimit. Programi “Erazmus” ofron mundësi për mobilitet individual të studentëve dhe doktorantëve në universitete të BE-së. Gjatë viteve të fundit ka dhe mekanizma të tjerë për ndihmë financiare të pjesëmarrësve në program. Mendojmë se institucionet përgjegjëse – qeveria, universitetet, duhet të inkurajojnë dhe të ndihmojnë programet për mobilitet të studentëve, sepse ato janë shumë të rëndësishme për ne.”

Kryetarët e këshillave të studentëve në universitetet e mjekësisë në Bullgari janë të mendimit se shteti nuk bën përpjekjet e domosdoshme që t’i bindë studentët të mbeten për të punuar në Bullgari. 600 mjekë të rinj diplomohen çdo vit te ne.

“Arsimimi i një studenti të mjekësisë në Bullgari për një vit kushton 7 340 leva (3 670 euro), thotë Aleksandër Jordanov. – Prej tyre studentët paguajnë 900 (450 euro) për vit. Kështu që për gjashtë vjet shteti investon rreth 50 mijë leva (25 mijë euro) në një student. Kjo do të thotë se për njëqind mjekë të rinj që kanë ikur nga vendi, këto janë humbje prej pesë milionë eurove...”

Vetëm stabiliteti i shtetit dhe rritja e të ardhurave mund t’i mbajnë mjekët e rinj në Bullgari, tha nga ana e vet ministri i shëndetësisë dr. Stefan Konstantinov. Sipas tij mungesa e kuadrove ndihet edhe në vende të tjera të BE-së, si për shembull në Gjermani dhe Francë. Sipas tij mjekët nga këto vende preferojnë të punojnë në SHBA, ndërsa kolegët e tyre bullgarë plotësojnë vendet e lira në klinikat evropianoperëndimore.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD