Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ljubomir Denev: “Unë jam një nomad i vërtetë muzikor”

Ljubomir Denev është një prej personaliteteve më të shquara në skenën tonë bashkëkohore muzikore. Ai krijon në gjini më të ndryshme, jep koncerte, punon mbi produkte filmore dhe teatrale te ne dhe jashtë. Ljubomir Denev ka mbaruar Akademinë kombëtare muzikore “Panço Vlladigerov” në degën dirigjim. Mësues i tij ka qenë dirigjenti dhe kompozitori i madh bullgar Konstantin Iliev. Ka qenë specializant i emrave me famë botërore. Ka qenë dirigjent i të gjitha orkestrave të mëdha simfonike. Rreth dhjetë vjet ka qenë dirigjent i Teatrit muzikor “Stefan Makedosnki”, kurse nga viti 1986 punon në profesion të lirë. Ka një koleksion të madh prej çmimesh prestigjioze për veprat e tij korale, muzikore, të dhomës.

“Unë jam një nomad i vërtetë muzikor. Vazhdimisht i ndryshoj gjinitë, thotë për vetveten kompozitori. – Ndihem si pjesë e një vargu të madh, si pjesë e një tradite të madhe. Edhe si interpretues, edhe si kompozitor e vazhdoj këtë traditë në një mënyrë të natyrshme. Ky është identiteti im. Në krijimtarinë time të hershme ka elemente të kompozitorëve të mëdhenj bullgarë si Panço Vlladigerov, Ljubomir Pipkov, Konstantin Iliev, Marin Goleminov. Një artist e formon fytyrën e vet në art ngadalë. Para kësaj ka një proces të gjatë, në të cilin gërshetohen ndikime më të ndryshme. Kam kompozuar në gjinitë pop, xhaz, teatër muzikor, kam kompozuar muzikë filmore, teatrale, korale, simfonike dhe të dhomës. Për krijimtarinë time është karakteristik improvizimi. Shumë shpesh përdor elemente nga folklori bullgar. Disa prej kolegëve të mi flasin për elemente teatrale në veprat e mia të dhomës dhe në ato solo, ndoshta për shkak të përvojës sime të grumbulluar në fushën e teatrit dhe të teatrit muzikor. Veprat e mia muzikore-skenike janë gjithsej 11 – përfshi këtu operën dhe baletin.”

Si pianist i stilit xhaz Ljubomir Denev është i njohur në disa kontinente – në Evropë, SHBA, Azi, Afrikë. Interpreton në formacione të ndryshme, ka projekte për solo piano.

Po të doni të dëgjoni disa prej veprave të tij, klikoni mbi ikonën AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD