Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria voton për president dhe për organe të pushtetit vendor

Sipas të dhënave paraprake në raundin e parë kanë votuar 3,6 milionë veta, që është 50% të atyre që kanë të drejtën e votimit.
Foto: BGNES
Më 23 tetor të vitit 2011 në Bullgari u zhvilluan zgjedhjet e para “dy në një” pas ndryshimeve demokratike – për president dhe për pushtet vendor. Siç pritej, zgjedhja e kreut të shtetit do të bëhet pas një jave, me balotazh midis kandidatit të partisë në pushtet GERB, Rosen Plevneliev, dhe pretendentit të Partisë Socialiste Bullgare (PSB), Ivajlo Kalfin. Në shumë vendbanime rezultati i votimit për autoritete vendore do të bëhet i ditur gjithashtu në raundin e dytë. Kush si i sheh rezultatet e raundit të parë?

© Foto: BGNES

Rosen Plevneliev

“Këto zgjedhje me siguri janë historike në tri drejtime – komentoi kandidati për president Rosen Plevneliev, i cili është në krye të garës. – Ato përgënjeshtruan mitin se vota e qytetarëve bullgarë nga kombësia turke është monolite. Për herë të parë gjatë të 20 vjetëve të fundit qytetarët bullgarë nga kombësitë e ndryshme kanë alternativa dhe votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Krenohemi se fitojmë mbështetje dhe do të luftojmë për çdo një votë. Nuk do të lidhim marrëveshje me parti të tjera, përfshi me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri. Por do të luftojmë për votën e çdo një zgjedhësi bullgar. Përveç kësaj në mesin e mandatit të saj, partia jonë politike fiton një mbështetje të madhe. Kjo nuk ka ndodhur deri tani. E shpjegojmë pikërisht me faktin se gjatë të dy vjetëve të fundit ne bënim një politikë të ndryshme. Na akuzonin se jemi politikanë dhe jo ekspertë. Por kjo qeveri qysh ditën e parë bën të domosdoshmen dhe tani i shihni rezultatet në regjionet bullgare, në bashkitë bullgare. Si një ministër i zhvillimit regjional unë krenohem se 93% të bashkive bullgare zbatojnë projekte që financohen nga fondet evropiane, dhe si president do të vazhdojë pikërisht këtë politikë. Kjo do të thotë veprime mbipartiake dhe tregues kategorikë për rezultate dhe efektivitet.”

Sipas oponentit të zotit Plevneliev, Ivajlo Kalfin, PSB ka arritur të tërheqë rreth një milion zgjedhës.

© Foto: BTA

Ivajlo Kalfin (djathtas)

“Me një numër të tillë votash janë fituar zgjedhje në fushata të mëparshme – saktësoi Ivajlo Kalfin. – Aq më shumë se në këto zgjedhje presidenciale kemi një situatë unike. Në praktikë nga njëra anë është zoti Plevneliev, kandidati i partisë GERB, dhe nga ana tjetër – të gjithë të tjerët që nuk e pranojnë përqendrimin e pushtetit në një parti dhe shpërdorimin e parimeve të kushtetutës. D.m.th. këto një milion vota janë një bazë shumë e mirë për konsolidim në raundin e dytë. Do të kërkojë votat e të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të ruhen parimet e demokracisë, solidaritetit, drejtësisë dhe shtetit social. Këto parime janë përfshirë në Kushtetutë, por ne largohemi nga to gjithnjë e më shumë gjatë të dy vjetëve të fundit.”

Eurokomisionarja e parë bullgare Meglena Kuneva, e ngritur nga një komitet shoqëror, mbeti në vendin e tretë në zgjedhjet presidenciale. Tani intriga është se ku do të derdhen votat e saj – rreth 14% të të gjitha votave.

© Foto: BGNES

Meglena Kuneva

“Njerëzit që më kanë mbështetur, afro gjysmë milion veta, janë inteligjentë dhe të pavarur dhe janë shtylla e shoqërisë, një shtyllë e fortë dhe rezistente – është e bindur zonja Kuneva. – Unë nuk do t’i them se si të votojnë. Aktualisht nuk shoh arsye që të mbështes statukuon, d.m.th. një mandat të tretë të PSB-së në postin e presidentit, as të mbështes idenë se tërë pushteti do të përqendrohet në një parti – GERB.”

Në një konferencë shtypi lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Ahmed Dogan, shprehu kënaqësi nga rezultatet e partisë së tij në zgjedhje. Ai tha se lëvizja jo vetëm i ka ruajtur pozitat e saj, por madje i ka zgjeruar. Sipas zotit Dogan nuk është korrekte që partia qeverisëse GERB të shpallet fitues në zgjedhje nga pikëpamja e rezultateve reale. Ai tha se partia e tij ka qenë më pasive në zgjedhjet presidenciale, por në balotazh ajo do të mbështetë çiftin Kalfin – Danailov, sepse ai i përgjigjet profilit të presidentit që i është i nevojshëm Bullgarisë – të garantojë paqen, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

***

Në zgjedhjet lokale partia qeverisëse GERB arriti të fitojë qysh në raundin e parë në disa nga qytetet e mëdha ose të klasifikohet për balotazh. Sofja si qyteti me popullsi më të madhe, ku janë përqendruar resurse të mëdha financiare dhe industriale, është qëllimi kryesor i të gjitha forcave politike. Mbi 50% të kryeqytetasve zgjodhën përsëri kryetaren e deritanishme të bashkisë, Jordanka Fandëkova nga GERB.

© Foto: BGNES

Jordanka Fandëkova

“Mirëbesimi është i madh, por kjo do të thotë dhe një përgjegjësi të madhe, komentoi zonja Fandëkova. – Unë personalisht e kuptoj mesazhin e kryeqytetasve ashtu: “Qyteti është i pastër, por dëshirojmë të jetë edhe më i pastër. Ndërtohen kopshte fëmijësh, por duhet të jenë më shumë. Ndërtoni kanalizim, por në disa lagje të Sofjes ende nuk ka. Ndërtoni metro, por duhet të vazhdoni më tej, të gjeni financim dhe të ndërtoni diametrin e tretë.” Këto janë detyrat që na vunë sot njerëzit. Unë personalisht ngrita si një kauzë e përbashkët kandidaturën e Sofjes si kryeqytet i kulturës i Evropës gjatë vitit 2019. Kjo është një kauzë që përfshin të gjitha fushat – infrastrukturë, pastërti, kulturë. Nuk mund të jetë kryeqyteti i kulturës një qytet me vrima nëpër rrugë. Ky qëllim i tejkalon caqet e mandatit dhe na garanton ndaljen e kufizimit vetëm në mandat dhe shikimin në të ardhmen, kur do të mund ta mbrojmë kandidaturën e Sofjes.”

Pas përfundimit të zgjedhjeve oponenti kryesor i zonjës Fandëkova, Georgi Kadiev nga PSB-ja ende nuk e konsideronte veten të mposhtur.

© Foto: BGNES

Georgi Kadiev

“Rezultatet deri tani janë vetëm nga numërimi paralel. Sipas meje ato e ndryshojnë pikturën. Organizimi i zgjedhjeve ishte i keq. Për herë të parë unë marr pjesë në zgjedhje, në të cilat shumë njerëz dëshironin të votonin, por nuk kishin mundësi. Shteti dhe bashkia, të cilët nuk sigurojnë kushte që njerëzit të votojnë, nuk e kryejnë punën e tyre për respektim të procesit demokratik. Në parlamentin vendor të deritanishëm PSB kishte 12 këshilltarë bashkiakë. Qëllimi im është që ata të bëhen 18, d.m.th. 50% rritje. Qytetarët e Bullgarisë dhe Sofjes 20 vjet zgjedhin politikanë që i qeverisin dhe marrin përgjegjësinë në vend të tyre. Në këto zgjedhje unë dëshiroja që të zgjedhin politikanë, me të cilët të qeverisin së bashku dhe të marrin përgjegjësinë së bashku. Unë dëshiroj që kryeqytetasit të marrin pjesë në qeverisjen e Sofjes. Unë krijova para 6 muajve një Këshill të qytetarëve të Sofjes, i cili është një kopje e Këshillit Bashkiak. 80 organizata joqeveritare diskutojnë rendin e ditës së Këshillit Bashkiak dhe japin propozime. Dua të fillojmë krijimin e këshillave të tillë në lagje dhe çdo vendim i bashkisë të diskutohet atje. Sepse ne në Këshillin Bashkiak shpesh herë mendojmë se bëjmë diçka për njerëzit, por në fakt ata nuk e dëshirojnë këtë.”

***
Ja si sociologët dhe politologët komentuan zhvillimin e zgjedhjeve. Sipas të dhënave paraprake në raundin e parë kanë votuar 3,6 milionë veta, që është 50% të atyre që kanë të drejtën e votimit. Çfarë tregojnë rezultatet?

“Tendenca është që dy forcat e mëdha politike tek ne e kanë pushtuar strukturën politike, është i mendimit Vasil Tonçev nga agjencia “Sova Haris”. – Ato dominojnë qartë dhe tregojnë se nuk ka një qendër politike në Bullgari. Nëse GERB fitojnë, ata do të ruajnë pozitën e tyre qeverisëse. Por nëse bëhet një befasi në raundin e dytë, situata do të jetë e ndryshme. Mendoj se shansi që kjo të ndodhë është shumë i vogël, por megjithatë ai ekziston.”

Për çfarë votuan bullgarët në këto zgjedhje?

“Duket se ata votuan për partitë dhe jo për personalitetet, komenton politogja Rumjana Kolarova. Të gjithë ne e dimë se kur ka parti të mëdha, ato e formojnë votimin për kandidatët e tyre. Kazusi që meriton komente është Meglena Kuneva. Pyetja e madhe është se pse ajo mblodhi një mbështetje të dukshme, e cila në zgjedhjet e mëparshme shkoi te një kandidat provokativ si lideri i partisë nacionaliste “Ataka”, Volen Siderov. Sepse gjëja e fundit që mund të themi për Kunevën është se jo është provokative. Përgjigja triviale është: sepse ajo e nisi fushatën me kohë dhe sepse ishte komisionare evropiane. Por unë mendoj se përgjigja e saktë është se ndër tre kandidatët më të fortë ajo ishte e vetmja që kritikoi ashpër presidentin e tanishëm Georgi Përvanov.”

Ndër temat e komentuara ishte deri sa zgjedhjet kanë qenë demokratike. Katja Hristova, drejtore programore e asociacionit “Transparencë pa kufij” komentoi: “Dëshironim të shohim një administratë zgjedhore më efektive dhe lojtarë politikë më të matur. Në disa vende zgjedhjet ishin kaotike dhe kishte shkelje të procesit të organizimit në tërësi. Ndonjëherë qytetarët nuk kishin mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit, në raste të tjera komisionet e pikave të votimit nuk funksiononin mirë. Por si ana më e rëndësishme negative u përvijuan të ashtuquajturit “mbrojtës”. Erdhën sinjale se u shkel udhëzimi që në komisionet zgjedhore të ketë vetëm një mbrojtës të çdo partie politike. Kishim një precedent me 12 mbrojtës të një partie. Këtë e përcaktojmë si një provë të ushtrohet presion mbi zgjedhës. Kishim dhe sinjale për blerje votash sipas skemave tradicionale. Por rëndësia e këtyre sinjaleve nuk është e tillë që t’i përcaktojmë zgjedhjet si jo demokratike.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova; Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD