Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja dhe Prishtina hapën një rrugë të re të bashkëpunimit kulturor

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Prof. Dr. Sali Bashota dhe drejtorja e Bibliotekës së Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”, znj. Anna Angellova nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Foto: Anna Kapitanova
Më 10 tetor në Sofje drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Prof. Dr. Sali Bashota dhe drejtorja e Bibliotekës së Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”, znj. Anna Angellova i shtrënguan duart në lidhje me projektet e përbashkëta midis të dyja institucioneve kulturore. Kështu lindi një bashkëpunim të ri në fushën e kulturës, i cili tregon se marrëdhëniet midis dy shteteve janë duke mbajtur në nivele të ndryshme. Në Bullgari Prof. Dr. Sali Bashota njihet me figurën e tij të poetit. Denica Velleva, ish-studente e Degës së Ballkanologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” ka përkthyer në bullgarish vepra të tij.

Prof. Dr. Sali Bashota është pedagog i letërsisë dhe publicistikës shqiptare në Universitetit të Prishtinës, kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Më 10 tetor ai na erdhi në Bullgari, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me drejtoren e Bibliotekës së Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” në Sofje, znj. Anna Angellova. “Ideja për bashkëpunimin lindi para disa ditësh, kur morëm propozimin e kolegëve nga Prishtina dhe unë jam shumë e kënaqur që e realizuam kaq shpejt, tha drejtorja e Bibliotekës në Sofje. – Jam e mendimit se duhet inkurajuar puna e përbashkët e institucioneve kulturore në Ballkan me qëllim bashkimin e vendeve të Ballkanit. Ne punojmë me të gjitha bibliotekat ballkanike. Mirëpo, midis Bibliotekës së Universitetit të Sofjes dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës ka një degë suplementare të këtij bashkëpunimi, që ka të bëjë me Sistemin informativ ALEPH. Pak janë bibliotekat në Ballkan që punojnë me këtë sistem të avangardës për ndihmën metodike. Kolegët nga Prishtina do të përfitojnë nga përvoja jonë 124-vjeçare në organizimin e bibliotekës universitare.” Zonja Angellova theksoi nevojën e marrëveshjes për shkëmbim studentësh mes dy universiteteve. “Duke pasur parasysh që në Sofje studiohet gjuha shqipe, për ne si bazë e studimit është shumë e rëndësishme të kemi në dispozicion libra shqiptarë, qoftë libra mësimorë, qoftë fjalorë”, shtoi drejtorja.

© Foto: Anna Kapitanova


Biblioteka Universitare e Sofjes gjithashtu do të dorëzojë në Prishtinë libra të studiuesve të mëdhenj bullgarë. Në takim drejtorja Angellova ia dhuroi profesorit Bashota “Historinë e Bibliotekës së Universitet “Shën Kliment i Ohrit” dhe “Botimet e mbledhura të akademikut Stojan Argirov”. Ai është themeluesi i shkencave bibliotekare në vend dhe pedagogu i parë i kësaj fushe në periudhën nga 1919-ta deri më 1923. Stojan Argirov ka qenë drejtori i parë i Bibliotekës së Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” dhe në vazhdim prej 36 vjetëve ka ndërtuar bibliotekën si një institucion evropian modern. Po ashtu zonja Angellova dorëzoi Vëllimin e librave të rrallë dhe të çmuar që ruhen në Bibliotekën Universitare të Sofjes. Ky botim doli në treg me rast të përvjetorin e 120-të nga themelimi i Bibliotekës më 1888. Biblioteka Universitare krenohet me 2 milionë 330 mijë librash dhe është institucioni i dytë kulturor pas Bibliotekës Kombëtare për nga pasuria e botimeve. Prof. Dr. Sali Bashota gjithashtu dhuroi një sërë botimesh, si dhe skulpturën e vogël të perëndisë së tokës – hyjnesha nënë.

© Foto: Anna Kapitanova

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Prof. Dr. Sali Bashota dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Znj. Ariana Zherka – Hoxha gjatë kohës së takimit me Rektorin e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” Prof. Dr. Ivan Illçev.

Dy drejtorët patën takim me rektorin e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”, Prof. Dr. Ivan Illçev. Duke qenë edhe pedagog i historisë, rektori përshëndeti bashkëpunimin dhe tha se do të dërgojë studentët e tij të interesuar për historinë ballkanike që të specializojnë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë drejtim në Degën e Ballkanologjisë pranë Universitetit të Sofjes u hapën kurse të posaçme suplementare të gjuhës shqipe, ku studentët e degës së historisë dhe etnologjisë ta mësojnë atë. Në takim profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, Doc. Rusana Bjeleri ua dorëzoi të pranishmëve kopjet e veprave të përkthyera të poetit Sali Bashota. Ajo i bëri thirrje rektorit që të hapet një kuotë pranimi për studentët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në shkollat verore të gjuhës bullgare për të huajt. Ky propozim erdhi në lidhje me pjesëmarrjen bullgare në Seminarin për Gjuhën, Kulturën dhe Letërsinë
Shqiptare në Prishtinë, ku studentët bullgarë janë të pranishëm që nga edicioni i parë i aktivitetit. Vetë Prof. Dr. Bashota theksoi pjesëmarrjen tonë në seminar, duke shtuar se referimet e studentëve bullgarë janë kontribuar shumë në njohjen e pasurisë kulture bullgare andej. Në shenjë mirënjohje dhe respekti profesori ia dhuroj rektorit Illçev hartën e Kosovës të gdhendur me kristalet e Trepçës. Në të gjitha takimet e Prof. Dr. Sali Bashota në Sofje e pranishme ishte ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bullgari, znj. Ariana Zherka – Hoxha, e cila deklaroi se “hap pas hapi do të shkojmë drejt realizimit të projekteve më të mëdha midis të dyja institucioneve në nivele të ndryshme.”

Po të doni të dëgjoni intervistën me Prof. Dr. Sali Bashota, klikoni mbi ikonën AUDIO!
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD