Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Bullgari – me financim të vështirësuar nga bankat e BE-së

Bullgaria është ndër vendet e BE-së që vështirësish e marrin financimin e bankave evropiane. Një studim i agjencisë statistikore Eurostat, i bërë ndër 25 mijë kompani të 20 vendeve të BE-së tregon se, firmave bullgare ua kanë hedhur poshtë më shumë kërkesa për kreditim. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Irlanda dhe Letonia, ndërsa Finlanda, Malta, Qiproja dhe Polonia lehtësisht marrin kredi.

Arsyeja e financimit të vështirësuar në Bullgari ka të bëjë me krizën nga 2007-ta deri në vitin 2010. Gjatë kësaj periudhe numri i kërkesave të refuzuara u rrit ndjeshëm. Nëse përpara këto kanë qenë 3 për qind, tani refuzimi i kërkesave konsiderohet 36 për qind. Vitet e fundit bankat shtrënguan kushtet për të marrë kredi – përveç interesave, rritën dhe të ashtuquajturat kërkesa për cilësi. Kështu firmat duhet u përgjigjur kërkesave më të larta që suplementarisht i vështirëson gjatë marrjes së kredive në kushtet e krizës. Qarkullimi i të hollave është i keqësuar, perspektivat e realizimit të prodhimit janë të kufizuara dhe firmat nuk kanë siguri financiare. Bullgaria është ndër vendet me një pjesë të vogël të kërkesave të miratuara të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të marrë kredi – 22 për qind gjatë 2010-ës. Sipas disa bankierëve në Bullgari ka mjaft firma, të cilat mund të marrin kredi, por nuk dëshirojnë, sepse janë të kujdesshme në këtë vendim. Ka edhe të tilla, të cilat kërkojnë financim, por nuk e marrin, sepse nuk u përgjigjen kërkesave.

Nëse për momentin Bullgaria është vendi që vështirësish merr financim, përpara krizës nuk ka qen kështu. Atëherë 90 për qind të kërkesave miratoheshin, tregon një studim të Eurostat-it. Ekonomistët janë të mendimit se për shkak të pragut të lartë të kredive, situata është keqësuar. Sipas tyre duhet pasur një përzgjedhje të projekteve dhe kompanive dhe kërkesat e refuzuara të mos ulen mbi 15 për qind. Programi IEREMIE jep një shpresë në lidhje me financimin e kërkuar nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pesë banka lëshojnë kredi kundrejt një kompensim më të ulët, kurse garanti është Fondi Evropian për Investimet. Gjatë vitit 2007 janë miratuar 87 për qind të kërkesave të deklaruara të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Bullgari, ndërsa gjatë vitit 2010 këto kanë qenë 42.5 për qind. Në Irlandë kërkesat e miratuara për të marrë kredi janë ulur nga 97 për qind deri në 53 për qind, kurse në Danimarkë – nga 92 për qind deri në 60 për qind.

“Kjo tendencë, sipas studimit të agjencisë Eurostat, ka të bëjë me faktin se firmat e vogla dhe të mesme janë të vështira për të kredituar dhe u dalin të shtrenjta bankave, komentoi Georgi Ganev nga Qendra e strategjisë liberale. – Këto sipërmarrje përbëjnë një risk të madh. Procesi nuk është i favorshëm, por është i natyrshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Dhimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD