Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilësia e produkteve ushqimore dhe zgjedhja e bullgarit

Vetëm 39 për qind prej bullgarëve i lexojnë rregullisht etiketat e mallrave ushqimore.
Foto: BGNES
Sigurimi dhe cilësia e produkteve ushqimore është ndër temat e rëndësishme në rendin e ditës të evropianëve. Në këtë drejtim, ne bullgarët, gjithashtu nuk jemi përjashtim. Ndër shkaqet për interesin e madh të shoqërisë ndaj kësaj teme janë krizat dhe skandalet e ndryshme, që shpërthyen gjatë disa viteve të fundit, si për shembull përhapja e sëmundjes “lopë e çmendur”, ose infektimi i shkaktuar nga bakteri “esherihija koli”, bakter ky i cili shkaktoi vdekjen e disa njerëzve, kurse qindra të tjerë u infektuan në Evropë. A i ndryshojnë këto probleme shprehitë dhe sjelljen e bashkatdhetarëve tanë në tregun e produkteve ushqimore? A janë më të vëmendshëm bullgarët ndaj produkteve ushqimore në treg?

¾ prej bullgarëve janë të bindur se produktet ushqimore ndikojnë mbi shëndetin e tyre. Megjithatë kërkimi i informacionit për përbërjen e mallrave ushqimore akoma nuk është në nivelin e domosdoshëm. Këtë e tregojnë të dhënat e një studimi zyrtar, të zhvilluar para pak kohe nga Agjencia Alfa Risërç. Vetëm 39 për qind e të anketuarve deklarojnë se i lexojnë rregullisht etiketat e mallrave ushqimore, kurse 63 për qind e njerëzve thonë se kanë vështirësi në leximin dhe kuptimin e informacionit.

“Duhet të jemi të qartë se informacioni në etiketat e mallrave është diçka shumë e rëndësishme, por momenti tjetër i rëndësishëm është që njerëzit të mësohen ta kuptojnë këtë informatë, thotë Borjana Dimitrova, drejtoreshë e agjencisë Alfa Risërç. – Aktualisht bullgarët nuk janë në dijeni të të gjitha elementeve në etiketat e produkteve ushqimore, por ekziston një përkrahje shumë të madhe nga ana e shoqërisë ndaj ofertave në Parlamentin Evropian për përfshirjen e më shumë elementeve në informacionin e etiketave. Pothuaj të gjithë të anketuarit – 95 për qind, përkrahin përfshirjen e një informacioni të ri dhe më në veçanti të alergjenëve, të cilët përbëjnë një risk potencial për shëndetin. 91 për qind janë për përfshirjen e informacionit për ekzistencën e organizmave të modifikuara gjenetikisht, madje në qoftë se sasia e tyre në produkt është minimale. 86 për qind prej të anketuarve mendojnë se në etiketë duhet të përmendet vendi i origjinës së produktit, sidomos sa i përket mishit dhe vezëve.”

Të dhënat e studimit tregojnë gjithashtu se çmimi, afati i skadimit të produkteve, firma prodhuese, pesha dhe vendi i origjinës janë elementet më të rëndësishme për bullgarin. Vetëm 20 për qind i kushtojnë vëmendje ekzistencës së bojërave dhe stabilizatorëve artificialë, kurse nën 10 për qind janë ata, të cilët interesohen për sasinë e yndyrave. Shkronjat e imëta janë ndër shkaqet kryesore për paaftësinë e bullgarëve për ta lexuar informacionin e etiketave. Problemi tjetër janë shenjat dhe shifrat e shumta, të cilat janë të pakuptueshme për ta. E ngjashme është situata dhe në vendet e tjera evropiane, prandaj para pak kohe Parlamenti Evropian miratoi një direktivë të posaçme, sipas së cilës të gjitha etiketat e produkteve ushqimore në vendet evropiane duhet t’u përgjigjen disa kërkesave konkrete. Për herë të parë u miratua kërkesa për shënimin e energjisë, proteinave, yndyrave të ngopura, karbohidrateve, sheqerit dhe kripit në produkte. Po të dëshirojë prodhuesi mund të shënojë gjithashtu dozat e rekomanduara në ditë.

© Foto: EPA/BGNES


Mirëpo vetëm 8 për qind e bullgarëve janë të kënaqur për mënyrën e paraqitjes së informacionit në etiketa dhe ngulin këmbë për ndryshime. Atëherë pse vetëm 38 për qind e bullgarëve marrin parasysh atë që është shkruar në etiketa, megjithëse ¾ prej tyre janë të bindur se ushqimet ndikojnë mbi shëndetin e tyre?

“Në vend të parë nuk mund të përjashtojmë situatën reale ekonomike dhe statusin ekonomik të bullgarit, shpjegon Borjana Dimitrova. – Është normal që në kushtet e aftësisë së ulët blerëse të bullgarit , çmimi, pesha dhe afati i skadimit të jenë tre faktorët kryesorë dhe kjo i përket jo vetëm Bullgarisë, por dhe shumicës së vendeve me aftësi më të ulët blerëse. Ndërkohë nuk mund të nënvlerësojmë rëndësinë e faktorit tjetër, moskuptimin e një sërë simbolesh, moskuptimin e riskut për shëndetin, i cili fshihet në vlerat më të larta të disa elementeve, sidomos për njerëzit me sëmundje kronike ose për disa grupe të veçanta njerëzish. Për këto shkaqe jemi dëshmitarë të një situate shumë interesante në Bullgari – një ndjeshmëri e madhe ndaj temës për sigurimin e ushqimeve dhe nënvlerësimi i këtij problemi në sjelljen e përditshme. Prandaj duhet të ndërmerren tri masa kryesore – së pari duhet të përqendrohet vëmendja e shoqërisë mbi domosdoshmërinë për një lexim më të vëmendshëm të etiketave. Në vend të dytë duhet të kërkohet që ky informacion të jetë i lexueshëm dhe i kuptueshëm, sepse në qoftë se ai nuk mund të kuptohet nga njerëzit, nuk do të arrijmë rezultatin e kërkuar. Në vend të tretë për mua janë përpjekjet më të mëdha nga ana e mediave dhe e organizatave joqeveritare për informimin e njerëzve. Në këtë mënyrë njerëzit do të jenë në dijeni të elementeve të rrezikshme dhe do të mund të përqendrohen mbi këto elemente dhe jo mbi gjithçka, të shkruar në etiketë.”

Para pak kohe u krijua në vend Agjencia Bullgare e Sigurimit të Ushqimeve, e cila ushtron kontroll mbi cilësinë e ushqimeve. Për 100 ditët e para të ekzistencës së saj Agjencia bëri afro 75 mijë kontrollime, përpiloi mbi 2 mijë akte, mbylli 319 objekte, të cilat e kishin shkelur ligjin dhe asgjësoi mbi 136 mijë kilogramë ushqim me cilësi të keqe.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD