Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Guri si mjet artistik

Në Gjimnazin Profesional të Përpunimit të Gurit studiojnë skulptorët e rinj bullgarë.
Foto: Архив

Më 15 tetor Gjimnazi Profesional i Përpunimit të Gurit në fshatin Kunino (Bullgari Veriperëndimore) do të shënojë përvjetorin e vet të 90-të. Në të nxënësit studiojnë në fushën e skulpturës dhe gurgdhendjes. Sipas profesorit të tij Stefan Stefanov në Evropë ka vetëm 4 shkolla të tilla.

Drejtori i parë i saj ishte Rudolf Braun, i cili erdhi në Bullgari nga shkolla e gurgdhendjes në Çeki. Në fillim në gjimnazin e fshatit Kunino mësuesit ishin çekë dhe bullgarë. Ndër ish-nxënësit e gjimnazit janë shumë emra të njohura të piktorëve, skulptorëve, pedagogëve dhe arkitektëve bullgarë. Mjeshtrit e çekiçit e të daltës, të cilët e kanë mbaruar këtë shkollë, kanë punuar në ndërtimin e godinave emblematike në Sofje si Dyqani Universal Qendror, Presidenca, Këshilli i Ministrave. Talenti dhe mjeshtëria e tyre ishin përdorur edhe në shumë qytete të tjera bullgare. Sivjet në konkursin vjetor të të rinjve për arte zbatuese çmimin e parë për skulpturë e mori nxënësi në klasën e nëntë i Gjimnazit të fshatit Kunino Darin Gançev për autoportretin e tij të mrekullueshëm. Vitin e kaluar tri vendet e para gjithashtu ishin zënë përsëri nga nxënës të kësaj shkolle.

© Foto: Veneta Pavllova

Darin Gançevi me autoportretin e vet dhe çmimin. Në ekspozitën e konkursit u paraqit dhe vepra “Prekje” e nxënësit Kirill Kallafunski.


A është më e vështirë që të rikrijohen forma reale – si autoportreti i Darinit, për shembull?

“Me siguri është më e vështirë, por kështu zhvillohen truri, mjeshtëria, shpirti – tha Stefan Stefanov. – Forma abstrakte nganjëherë mund të fshehë paaftësinë e autorit. Nuk shqetësohem ta them këtë sepse tërë jetën time e kam kushtuar këtij profesioni, punoj si skulptor dhe si mësues dhe tregoj rrugën e të rinjve në këtë drejtim. Arti realist s’ka kufi. Ai e ka të kaluarën, e ka edhe të ardhmen e vet. Gjithmonë ka çfarë të thuhet në fushën e realizmit sepse ai kërkon psikologjizëm, gjendje të ndryshme, rikrijim të formave, të cilat gjithashtu janë të pafund. Arti realist mund të krijohet vetëm nga një intelekt i lartë e nga një talent natyror.”

A është e vërtetë se me këtë punë të rëndë me gurin mund të merren vetëm burrat?

Bëhet e qartë se vitet e fundit raporti mes vajzave dhe djemve është pothuaj 50:50. “Gratë e burrat i kanë të njëjtat nevoja dhe aftësi sa i përket estetikës. Bile në shumë raste vajzat janë më të mira. Natyrisht ato kanë nevojë për ndihmën e djemve – për mbartjen e gurëve, të veprave që janë gati” – shpjegoi Stefan Stefanov. Pas mbarimit të gjimnazit nxënësit vazhdojnë të studiojnë dhe shumica prej tyre e bëjnë këtë në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Të tjerë shkojnë në Universitetin teknik të pylltarisë. Por bile vetëm me diplomën nga Gjimnazi ata lehtësisht gjejnë punë – kërkimi i specialistëve të tillë në tregun e punës është i madh. Ish-nxënësit e shkollës punojnë në të gjitha kontinentet.

© Foto: Veneta Pavllova

Vepra “Fillimi” e nxënësit Hristo Ivanov

“I dua nxënësit e mi” – tha Stefan Stefanov? Cila janë kënaqësitë e profesionit të pedagogut?

Kënaqësitë janë pak në se nuk të pëlqen të merresh me këtë – tha ai. – Në se e duash punën mund të bëhesh udhërrëfyes i të rinjve... Pas teje shkojnë nxënësit dhe mësohen nga dituritë e aftësitë e tua. Por duhet të jesh shumë i sinqertë me ta. Në se u dhurosh një farë, nga kjo farë mund të mbillet tërë arë dhe farat e reja cilësore mund ta ndryshojnë botën. Ky është gëzimi i mësuesit. Në se flasim për aspektin social të profesionit – gjatë 20 vjetëve të fundit mësuesi ndodhet në shkallën më të ulët sociale dhe kjo është e trishtueshme.”
Si skulptor Stefan Stefanov krijon portrete, figura, kompozime figurash. Veprat e tij monumentale ndodhen në Sofje, Vraca dhe në vende të tjera në Bullgari. Ka vepra edhe në Çeki dhe Ukrainë. “Ndoshta për mua nuk është karakteristik patosi, më shumë më tërheq heroizmi. Por në të njëjtën kohë më pëlqejnë dhe gjërat e zakonshme – tha ai. – Më tërheq bukuria, pavarësisht a bëhet fjalë për ndonjë model ose për ndonjë kompozim që krijohet në mendjen time. Më shpesh përdor gur, nganjëherë edhe bronz. Në vitet kur isha student kam përpunuar dru dhe qeramikë. Por prej shumë kohe preferoj gurin. Me të punoj tashmë 15 vjet. Për gurin nuk ka përgatitje paraprake – nuk ka kallëpe dhe forma të derdhjes, siç është me bronzin, për shembull. Duke punuar me gurin më e rëndësishmja është që të jesh i sinqertë me vetveten dhe të dish çfarë dëshirosh t’u tregosh njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Gjimnazi Profesional i Përpunimit të Gurit

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD