Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja – mikpritëse e konferencës ndërkombëtare “Feja në dobi të njeriut”

Foto: BTA
Më 4 gusht Sofja u bë mikpritëse e konferencës ndërkombëtare “Feja në dobi të njeriut”. Klerikë të lartë të tri feve botërore – krishterim, islam dhe judaizëm, diskutuan se si përmes dialogut të ruajnë besimtarët nga fundamentalizmi, terrorizmi fetar dhe jo toleranca ndaj të ndryshmëve. Në takim morën pjesë përfaqësues të Patriarkanës së Stambollit, Patriarkanës ruse, rumune e bullgare, si dhe të Kryepeshkopatave të Greqisë dhe Qipros. Po ashtu të pranishëm ishin përfaqësues të Kishës armene, Kryemyftiut të myslimanëve të Bullgarisë, si dhe atij të Rusisë dhe Stambollit. Gjithashtu erdhi kryerabini i Tel-Avivit dhe përfaqësues të Organizatës së hebrenjve “Shalom” etj.

Në hapjen solemne të konferencës u lexua fjala e mirëseardhjes e Patriarkut Bullgar Maksim. Ky ishte forumi i parë i këtij lloji në Ballkan. Klerikët e lartë u bashkuan rreth idesë se përfaqësuesit e feve botërore duhet komunikuar me njëri-tjetrin, për të ruajtur paqen dhe tolerancën.
“Kjo është një mundësi që prijësit fetarë të pohojnë nevojën e bashkëpunimit, si dhe të tregojnë se feja përbën një urë, nëpërmjet së cilës kombet duhet të komunikojnë me njeri-tjetrin, ndërsa jo të luftojnë dhe ndahen.” – tha mitropoliti i Dimetokës së Greqisë Damaskin.

Kryemyftiu bullgar Mustafa Haxhi theksoi, se për sa u përket paqes dhe tolerancës fetare Bullgaria mund të jetë një shembull i mirë për vendet e tjera: “Konferenca është një fillim. Jo sepse ka ndonjë konflikt fetar në Bullgari, ndërsa sepse mirëkuptimi duhet ruajtur. Nuk mjafton vetëm ekzistenca e tij, dëshira për të kuptuar mirë duhet qëndruar në këtë nivel, në të cilin është aktualisht. Bullgaria është një shembull i tolerancës ndërkombëtare, por nuk mund të thuhet se është shembull tolerancës midis fesë dhe politikës. D.m.th. duhet punuar në këtë drejtim dhe besimtarët duket të kenë një pozicion të përbashkët për sa i përket çështjes.”

“Në Bullgari fetë nuk kundërshtohen njëra me tjetrën, – tha z. Rupen Krikorjan, kryetar i Këshillit të Dioqezës pranë Kishës armene në Bullgari. – Këtë e pohoj edhe si kryetar i Këshillit Kombëtar të Shoqërive fetare në vend, ku të gjithë jemi bashkë dhe tregojmë mirëkuptimin midis nesh në forumet ndërkombëtare. Jam dakord që nevojitet arsimi fetar në shkolla. I duhet njerëz të edukuar, të cilët ta shpjegojnë shumëllojshmërinë kulturore që është karakteristike për Bullgarinë. Duhet të përpiqemi të inkurajojmë të mirën dhe fjalën e Zotit.”

“Për mua më e rëndësishmja është që konferenca u mbajt, – tha z. Maksim Benvenisti, kryetar i Shoqërisë së hebrenjve në Bullgari “Shalom”. – E di se prej 10 vjetëve bëhen përpjekje që të organizohet konferenca e shoqërive fetare të Bullgarisë dhe rajonit. Duhet t’i falënderojmë organizatorët dhe posaçërisht mitropilitin e Varnës Kiril, të cilit i përket ideja. Vetë fakti se ulëm në një tavolinë dhe u njohëm njëri me tjetrin është pozitiv.”

E përbashkëta midis mendimeve të pjesëmarrësve në konferencë ishte se në shkollë duhet mbajtur mësime të fesë. “Jemi shqetësuar që në sistemin bullgar të arsimit mungon lënda “Feja”, e cila t’i mësoj fëmijët se çfarë është e mirë”, deklaroi protosingeli i Mitropolisë së qytetit Vidin arkimandrit Antim.
Kryerabini i Tel-Avivit Meir Lou vuri në dukje ambientin familjar, i cili luan një rol të rëndësishëm gjatë edukimit të fëmijëve. “Nuk duhet t’iu besojmë fëmijët vetëm mësuesve në shkollë dhe edukatorëve në kopsht.”

Pjesëmarrësit e konferencës miratuan një deklaratë dhe ranë dakord që në fillim të tetorit të vitit 2012 të takohen në Varna.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Aleksej Stambollov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD