Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti antik Anhialo

Gjatë vitit 1829 udhëtari francez C. Sayger zbuloi rrënoja të një vendbanimi, dhe supozoi se ishin të qytetit antik Anhialo. Në të njëjtin përfundim arritën më vonë pionierët e studimeve arkeologjike tek ne Konstantin Ireçek dhe vëllezërit Shkorpil. Trashëgimtari i Anhialos së lashtë është qyteti i sotëm Pomorie. Studimet e para arkeologjike të vendbanimit të lashtë filluan gjatë vitit 1966 dhe vazhduan me tempe serioze pesë vjet. Më vonë u bënë studime shpëtimtare lidhur me ndërtimin bashkëkohor. Nga viti 2007, me nismën e Bashkisë së Pomories, përsëri filluan gërmime masive. Udhëheqësi i tyre është bashkëpunëtori i vjetër shkencor dr. Sergej Torbatov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Konsiderohet se vendbanimi i parë në këtë vend është ndërtuar gjatë shekullit V para erës sonë.

“Sipas burimeve të vjetra Anhialoja lindi si një vendbanim bijë e kolonisë greke Apolonia, sot qyteti Sozopol – rrëfen dr. Torbatovi. – Vendi për koloninë e re, e cila kishte një karakter tregtar, u zgjodh shumë mirë, pasi Apolonia ndodhej në bregun jugor të gjirit të Burgasit të sotëm, ndërsa Anhialoja u ndërtua në bregun e tij verior. Kështu grekët kontrollonin trafikun tregtar në gjirin e madh detar.”

Lulëzimin e vërtetë Anhialoja e përjetoi pas pushtimit të bregut perëndimor të Detit të Zi nga romakët. Me proteksionin personal të perandorit Trajan (98-117) u ndërtua një qytet i ri. Qëllimi ishte që ai të bëhet qendra e romanizimit të rajonit, si një kundërvënie e kolonive të vjetra greke nëpër bregdet. Gradualisht Anhialoja u bë një nga qytetet më të mëdha romake në tokat e stome bullgare, i krahasueshëm me Filipopolisin (Plovdivin e sotëm). Sipërfaqja e qytetit të fortifikuar ishte rreth 60 hektarë. Gjatë gërmimeve nga viti 1966 deri në vitin 1970 u zbulua një pjesë, për të cilën supozohet se ishte sheshi i qytetit. Pas rifillimit të studimeve gjatë vitit 2007 arkeologët tashmë nuk kishin mundësi të zgjidhnin vendet e gërmimeve, sepse pasi tokat iu kthyen pronarëve, ky territor me rëndësi kombëtare u nda midis qindra pronarëve. Por ekipi kishte shans – disa pronarë ia ofruan tokën bashkisë për gërmime. Kështu nga viti 2007 deri në vitin 2010 u studiuan rreth 500 metra katrorë. U studiuan të gjitha shtresat kulturore në thellësi deri në tre metra e gjysmë. Ato përfshijnë periudhën nga shekulli II deri në gjysmën e dytë të shekullit XIII. U zbuluan pjesë të sistemit rrugor të Anhialos. Për shkak të terrenit jo stabil me rërë, ndërtimi i rrugëve në Anhialo dallohet shumë nga konstruksione identike romake në vende të tjera.

© Foto: Veneta Pavllova

Zbulime nga stina arkeologjike 2010 nga Anhialoja.

“Janë aplikuar metoda ndërtimi që ndeshen në dy-tri vende të tjera në kufijtë e Perandorisë Romake – sqaron Sergej Torbatovi. – Prandaj mund të pohoj me siguri se Anhialoja nuk ka analog në tokat bullgare për sa i përket urbanizimit romak. Pasi rrugët mbuloheshin me pllaka të rënda me gjatësi 2 metra, me gjerësi deri në 70 centimetra dhe me trashësi 20-30 cm, paraprakisht ndërtohej një sistem muresh të fortifikuara nën tokë. Pikërisht mbi këto mure vendosnin pllakat e mëdha. Përveç kësaj, në dallim nga objekte të tjera romake në tokat bullgare, ku pllakat janë radhitur pingul me bordurat, në Anhialo ato janë vendosur pjerrtas. Kjo krijon një lehtësi në lëvizjen e mjeteve të transportit. Një sistem të tillë ka vetëm në dy-tri objekte romake në Afrikën Veriore.”

© Foto: Veneta Pavllova


Gjatë vitit 2008 e 2009 arkeologët studiuan një ndërtesë shumë interesante, ndoshta një tempull. Në të gjetën një altar me piktura të hyjnive Izida dhe Sarapis. U studiua dhe një kompleks i madh arkitekturor, që ndoshta ka zënë një lagje të tërë.
“Bëhet fjalë për një banesë private të një qytetari shumë të pasur të Anhialos – shpjegon dr. Torbatovi. – Është ndërtuar në vetë fillimin e shekullit II dhe ka pësuar të paktën pesë riparime të tërësishme. Pas gërmimeve, kolegët që merren me studimin e elementeve dekorative të arkitekturës romake konstatuan se kjo ndërtesë është shumë e pasur me detaje interesante. Për shembull në të ka 11 lloje mermeri.”

Ekipi i Sergej Torbatovit zbuloi dhe kokën e një statuje. Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për një skulpturë të perandorit Adrian (117-138). Gjatë vitit 2009 filluan gërmimet e njërit prej nekropoleve mesjetare të qytetit. Analiza e sendeve që zbulohen në varreza plotëson dituritë për të kaluarën e Anhialos.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD