Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hiroshima – fatkeqësi dhe paralajmërim

Më 6 gusht, 1945 qyteti japonez Hiroshima u shkatërrua nga bomba atomike e hedhur nga bombarduesi amerikan B-29.
Foto: EPA/BGNES
U mbushën 66 vjet nga ajo ditë e gushtit, e cila për një çast prishi imazhin e botës se si luftohet, imazhin e moralit dhe vlerave njerëzore. 6 gushti i vitit 1945 shënon fillimin e erës atomike dhe vuajtjen e paharrueshme të popullit japonez në periudhën e Luftës së Ftohtë. Në këtë datë emri i një qyteti japonez – Hiroshimë, u përhap në gjithë botën. Për herë të parë u përdor arma më shkatërruese për jetën e njerëzve.

Në historinë botërore bombardimi i Hiroshimës dhe ky të Nagasakit mbeten të vetmin përdorim luftarak të armës bërthamore. Mbase politikanët dhe ushtarët amerikanë, duke e menduar operacionin, nuk i kanë dhënë llogari vetes sesa shumë do të jenë pasojat e dy sulmeve. Në përgjithësi ata nuk e kanë çuar Japoninë në daljen nga Lufta e Dytë Botërore. Gjithsesi Japonia ishte ulur në gjunjë dhe më 15 gusht kapitulloi. Botës dhe kryesisht Bashkimit Sovjetik atëherë ua drejtua mesazhin e qartë se kush është zotëruesi.

© Foto: EPA/BGNES

Ndikimi i bombës atomike mbi Nagasaki.

Kjo e lartpërmendur është në sferën e gjeopolitikës. Fatkeqësia që patën banorët e Hiroshimës dhe Nagasakit, si dhe tërë populli japonez, nuk mund të matet me shifra. Deri tani Japonia ka njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave, të vdekur nga shpërthimi dhe radiacioni, është 253 mijë në Hiroshimë dhe 143 në Nagasaki. Por vuajtja shpirtërore e japonezëve kurrë nuk do të gjejnë shërim. Prandaj ata janë pjesëmarrësit më aktivë në protestat kundër armës bërthamore. Ende ka dëshmitarë të gjallë të fatkeqësisë. Historia për vajzën japoneze Sadako Sasaki tregon se si ajo u bë viktimë e radiacionit shumë vite pasi u hodhën bombat atomike. Vajza e sëmurë nga leukemia ka besuar se po të kishte bërë 1000 gjirafa të vogla prej letre do të shërohej. Megjithë se në vitet pas luftës letra kushtonte shumë dhe nuk gjendej lehtësisht, ajo u ka kërkuar pacientëve të tjerë në spital letër dhe çdo ditë ka bërë gjirafa. Por nuk u shpëtua, siç nuk janë shëruar shumë japonezë të tjerë.

© Foto: EPA/BGNES

Nagasaki pas bombardimeve atomike.

Deri më sot SHBA-ja nuk ia ka kërkuar Japonisë faljen për hedhjen e dy bombave atomike, radiacioni i të cilave ende merr viktima. Vjet në ceremoninë përkujtimore në Hiroshimë me rastin e përvjetorit të 65-të nga bombardimi, mori pjesë ambasadori i SHBA-së në Japoni John Roos. Në të njëjtën kohë të dhënat e një studimi sociologjik tregojnë se sipas shumicës së amerikanëve sulmet bërthamore kundër Tokës së Lindjes së Diellit kanë pasur efekt pozitiv, sepse i kanë dhënë fund luftës dhe kështu kanë shpëtuar shumë ushtarë amerikanë. Një studim, i cili bën shumë pyetje.

Në Bullgari çdo vit përkujtohen viktimat e bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit. Që nga viti 1997 më 6 gusht në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje eksponohet “Guri i Hiroshimës”. Ky gur graniti peshon rreth 50 kilogramë dhe përbën pjesë të asfaltimit të tramvajit, ku është shpërthyer bomba.

© Foto: BGNES

“Guri i Hiroshimës” në Muzeun “Toka dhe njerëzit” në Sofje.

Pasi e kanë bërë këtë armë SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik, sot Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Izraeli, Afrika e Jugut dhe Pakistani gjithashtu e punojnë. Ka të dhëna se shkencëtarët e Iranit dhe Koresë së Veriut punojnë për këtë mision, duke marrë parasysh se gjatë vitit 2006 ajo e fundit ka kryer me sukses një provë bërthamore. Mbase forca e këtij lloji të armës e tërheq vëmendjen e politikanëve dhe ushtarëve, por zotësia nëpërmjet saj i përket iluzionit. Plagët e pashërueshme të Hiroshimës dhe Nagasakit janë paralajmërim ndaj secilit që do të tërheqë këmbëzën e armës bërthamore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Dhimitër Ushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD