Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon shtrenjtimi i jetesës dhe varfërimi i bullgarëve

Shtrenjtimi i jetesës në Bullgari i detyrohet rritjes së çmimeve të ushqimeve.
Foto: BGNES
Vetëm për një vit jetesa në Bullgari është shtrenjtuar me pothuaj 7%. Këto të dhëna i shpalli Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Sindikatat rikujtojnë se rrogat në sektorin shtetëror dhe pensionet janë ngrirë, në sektorin privat regjistrohet një rritje minimale e pagës dhe tendenca e pakësimit të punësisë vazhdon. Në këtë sfond gjithnjë e më shumë njerëz bien nën vijën e varfërisë. Ja përse gjatë vjeshtës Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari do të këmbëngulë për ndryshim të politikës së të ardhurave.

Sipas Eurostat-it në vendet evropiane shtrenjtimi i jetesës i detyrohet kryesisht rritjes së çmimeve të transportit dhe të banesave. Në Bullgari situata është e ndryshme – shtrenjtimi i jetesës i detyrohet rritjes së çmimeve të mallrave më të rëndësishme, ushqimeve. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave janë shtrenjtuar vaji – me 32%, gjalpi i lopës – me 28%, sheqeri – me 50%, qumështi dhe kosi – me 12%, djathi – me 20%. Rritja e çmimeve të perimeve të stinës është me 30%. Inflacioni mesatar në Bullgari është 3,5%, ndërsa niveli i tij mesatar në Evropë është 3,1%. Për mbajtjen e një familjeje me katër pjesëtarë janë të nevojshëm 2113 leva (ose 1080 euro) në muaj. Pak janë familjet bullgare me të ardhura të tilla. Sipas statistikës kombëtare të ardhurat e familjeve gjatë tremujorit të parë të këtij viti në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2010 shënojnë rritje me 2,1%. Sipas zotit Plamen Dimitrov, president i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, shtrenjtimi i jetesës do të vazhdojë dhe më tej.

“Mbajtja e jetesës në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur me 6,8%. Sipas nesh kjo është shqetësuese. Kam parasysh gjithçka që ndodh nga 1 korriku – dhe pikërisht shtrenjtimi i çmimeve të mallrave kryesore, i energjisë elektrike dhe ngrohjes, i benzinës dhe lëndëve djegëse. Këto fakte i pohojnë shqetësimet tona se po të ruhen këto tendenca dhe tempet e tyre, inflacioni deri në fund të vitit do të arrijë 8-9%. Kjo e tejkalon shumë prognozën e përfshirë në buxhetin e shtetit dhe do të pakësojë fuqinë blerëse të shumë qytetarëve bullgarë.”

Rroga mesatare në Bullgari gjatë tremujorit të parë të këtij viti sipas statistikës zyrtare është 671 leva (343 euro) dhe rritja e saj reale është 3,7%. Por shkaku kryesor për këtë rritje është pakësimi i numrit të të punësuarve, theksojnë sindikatat. Vetëm për një vit numri i të punësuarve është pakësuar me 47 mijë veta. Sipas sindikatave sot nën kufirin e varfërisë jetojnë 28% të bullgarëve. Ka sektorë të industrisë, ku vërehet një tendencë e qëndrueshme e rritjes së prodhimit, por kjo pothuaj nuk ka ndikim në rrogat e punës. Këto dega janë nxjerrja e qymyrgureve, prodhimi i pajisjeve elektrike, i letrës, i mjeteve të transportit etj.

“Kjo tendencë e rritjes së prodhimit nuk është lidhur me një rritje të rrogës së punës dhe të numrit të të punësuarve – vazhdon Plamen Dimitrovi. Shumë nga federatat tona sindikale do të kërkojnë bisedime për rritje të të ardhurave në këta sektorë të industrisë, në të cilët ka gjallërim. Kjo do të bëhet në bazën e argumenteve ekonomike.”

Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari do të këmbëngulin që rrogat në sektorin shtetëror të rriten me 10% vitin tjetër dhe kjo të përfshihet në buxhetin shtetëror për vitin 2012. Por madje të ketë rritje të rrogave, bullgarët prapë do të jenë në vendin e fundit për nga të ardhurat ndër evropianët e tjerë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD