Në kulmin e verës punimet e ndërtimit vazhdojnë të shkaktojnë kaos dhe bllokime të qarkullimit rrugor në zemrën e Sofjes. Por kryeqytetasit pajtohen me situatën sepse shpresojnë se në të ardhmen e afërt qyteti i tyre do të bëhet konkurrent i destinacioneve të shumta për turizëm kulturor si Roma dhe Athina. Etapa e parë e gërmimeve më të mëdha, që dikur janë bërë në Bullgari, do të përfundojë brenda një muaji e gjysmë. Pothuaj plotësisht janë zbuluar reliktet e Serdikës Antike, të cilat ndodhen në një sipërfaqe të stërmadhe në qendrën e Sofjes. Punimet do të vazhdojnë me konservimin, restaurimin e shfaqjen e relikteve para publikut të gjerë. Në të ardhmen e afërt do të kalojmë afër rrugëve romake, mureve të konservuara të ndërtesave antike, bazilikave e banjave. Ato ndodhen në rajonin e stacionit të ri të metrosë – shpjegojnë nga bashkia e kryeqytetit.
Pjesa më e madhe e rrugëve e ndërtesave të lashta ndodhet midis qytetit të sotëm dhe tunelit të ri të metrosë që po ndërtohet. Derisa në rrugët e Sofjes punojnë makina ndërtimi dhe dëgjohen boritë e shoferëve të nervozuar, nën tyre vazhdojnë punimet arkeologjike. “Jemi pothuaj gati. Në shumë vende kemi arritur shtresat e fundita kulturore dhe filluam dokumentimin e zbulimeve” – shpjegoi Mario Ivanov – kryetar i punimeve arkeologjike në rajonin e bulevardit “Matria Luiza”. Arkeologu i ri nuk mund të fshehë entuziazmin e vet kur fillon të flasë për Serdikën – qytetin që ka ekzistuar në territorin e Sofjes së sotme para 2 mijë vjetëve. Në Lashtësi qyteti ka pasur ujësjellës modern për atë kohë, banjë moderne, rruga të gjata dhe ndërtesa komode banimi me dhoma të mëdha. Disa nga shtëpitë janë më të mëdha sesa apartamenti, në të cilin po jetoj” – bën shaka arkeologu. Mes shekujve të parë e të pestë qyteti ka mbijetuar një lulëzim të konsiderueshëm në kuadrin e Perandorisë Romake. Prej kësaj periudhe janë shumica e relikteve.
“Dëshirojmë që njerëzit të ndiejnë atmosferën e Serdikës antike” – deklaron arkitekti Mario Ivanov.
“Këto janë banesa të mëdha të njerëzve të pasur – për gjendjen e tyre sociale flasin madhësitë e ndërtesave dhe mozaikët, që i gjetëm sivjet – tha Mario Ivanov. – Gjetëm pjesë e një ndërtese që ndoshta ka qenë bazilikë nga shekulli i katërt. Më vonë është rindërtuar dhe ka vazhduar të funksionojë deri në shekullin e gjashtë. Gjetëm dhe pjesë të një banje jo shumë të madhe që ndoshta ka punuar gjatë shekujve III-IV dhe pastaj ka vazhduar të funksionojë si ndërtesë banimi. Në të ka ngrohje dyshemeje, një pishinë të vogël. Pas shekullit të XV-të shumë prej ndërtesave janë rindërtuar ose të asgjësuar për shkak ë punimeve të reja të ndërtimit.”
Supozohet se në fund të shekullit të katërt Serdika ka përjetuar një tërmet të madh, i cili i dha fund lulëzimit të qytetit. Janë gjetur gjithashtu shumë dëshmi për zhvillimin e qytetit gjatë Mesjetës – kryesisht banesa të vogla dhe rindërtime të ndërtesave më të vjetra. Kjo nuk është në përputhje me idenë e përhapur gjerë për qytetin e fuqishëm mesjetar Sredeç. “Është e mundshme që asokohe qyteti të ndodhej në ndonjë prej vendeve më të larta në rajonin e Sofjes së sotme” – tha arkeologu.
Një prej rrugëve kryesore të Serdikës, shek. II-III
Në rajon janë gjetur shumë relikte nga shekulli i XV-të. Që atëherë datojnë kisha, ndërtesa, rruga, varreza të mëdha. Shumë të vlefshme sipas arkeologëve janë enët e gjetura prej qeramike, stolisjet, sendet e hekurta, monedhat antike dhe vulat. Tani sendet e gjetura studiohen dhe më vonë do të ekspozohen në koleksione të posaçme. “Vazhdimisht gjejmë monedha të reja. Tani për tani numri i tyre është 2 500” – tha Doçka Alaxhova nga Instituti Arkeologjik Kombëtar pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Dhe shtoi: “Kolegët e mi janë të mendimit se jeta historike e qytetit është 20 shekullore, por është fakt se gjetëm monedhe që janë ,më të vjetra – që janë përdorur para 24 shekujve. Ndoshta ata ndodhen në rajon rastësisht sepse nuk disponojmë me një shtresë arkeologjike që i përgjigjet këtij datimi. Ndoshta janë gjetur këtu për shkak të lidhjeve tregtare. Gjetëm edhe vula shumë interesante. Vula e fundit e gjetur është nga shekulli i XI dhe ishte përdorur për dokumente të dërguara nga Konstantinopoja në Sredec dhe ajo tregon rolin e rëndësishëm të këtij qyteti mesjetar.”
Reliktet arkeologjike në rajonin e ish Shtëpisë Partiake do të mbulohen me një kupolë qelqi – parashikon projekti për rilindjen e qytetit Serdika. Njerëzit do të mund të bëjnë shëtitje nëpër dy rrugëve të lashta para që të hyjnë në stacionin e metrosë. Do të ketë lokale, një skenë të hapur teatrale etj. “Dëshirojmë që njerëzit të ndiejnë atmosferën e Serdikës antike” – tha Mario Ivanov. Kryeqytetasit presin me padurim hapjen e kompleksit arkeologjik. Kështu Sofja do të ketë një përparësi të madhe para qyteteve të tjera bullgare, të cilat do të kandidojnë për kryeqytet evropian të kulturës të vitit 2019.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..