Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Azili në fshatin Petkovo

Ditët e përditshme dhe festat në azilin e qytetit Elin Pelin.
Foto: ndacioni “Socializimi”
Bullgaria është njëra prej vendeve evropiane me popullsi që shkon me tempe të shpejta drejt plakjes. Duke marrë parasysh se popullsia e vendit është rreth 7.5 milionë veta, pensionistët bullgarë numërohen 2 milionë e 300 mijë veta. Pjesa dërmuese banon në fshatra, disa prej të cilëve me popullsi nga 50 deri në 100 banorë. Por ka edhe fshatra të tjerë vetëm me 10 banorë. Problemi kryesor i të moshuarve është se lidhjet e tyre sociale janë të kufizuara ose të ndërprera. Shumica prej tyre duhet të përballojnë edhe probleme shëndetësore, ndërsa disa e kanë të vështirë të lëvizin. Në shumë vendbanime alternativa e vetmisë janë azilet, ku të moshuarit takohen, bisedojnë me njëri-tjetrin, marrin përkrahje dhe ndihmë.

Fondacioni “Socializimi” është një organizatë jo qeveritare. Ajo siç të tjerat e këtij lloji u ofrojnë të moshuarve shërbime sociale, duke ndërtuar azile me ndihmën e bashkive. Financimi vjen nga programi evropian “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Conka Ivanova, e
cila është në krye të fondacionit, tregon për azilin në fshatin Petkovo në afërsi të Sofjes. Në fshat banojnë 1100 veta, shumica prej të cilave – pensionistë. Ky është azili i parë, që e ndërtoi organizata jo qeveritare. Numri i qendrave për të moshuarit në vend po rritet. Në sajë të financimit evropian fondacioni “Socializimi” ka krijuar edhe dy azile të tjera në qytetet Koprivshtica dhe Elin Pelin, Bullgari Perëndimore.
“Azili në fshatin Petkovo u krijua, duke bashkëpunuar me Bashkinë e Elin Pelinit – tha znj. Ivanova. – Na dhanë një vend në fshat, i cili përpara ka qenë dyqan, por i lënë pas dore. Pasi vlerësuam kërkesat e banorëve andej, vendosëm që ta krijojmë qendrën për të moshuarit, të cilën e quajnë Klubin e pensionistëve. Aktualisht e frekuentojnë 40 veta dhe jam e mendimit se kjo është shumë e mirë.”

Një kërkesë e detyrueshme e programit evropian financues është që vendi, ku do të ndërtohet, të përshtatet me arkitekturën e duhur. Azili në fshatin Petkovo është riparuar sipas kërkesave – u rinovuan hapësirat sanitare, u ndërruan dritaret dhe dyert me kasë PVC, janë montuar kondicionerë. Në Klub ka internet, gazeta, kafe dhe organizohen aktivitete të ndryshme – festime dhe ekskursione.
Duke bërë muhabet të ëmbël në Klubin e pensionistëve

“Në mëngjes ata shkojnë në klub, ku lexojnë shtypin e përditshëm, pinë kafe dhe bisedojnë me njëri-tjetrin ose shkojnë televizor, tregon Conka Ivanova për jetën e përditshme të të moshuarve në azil. Pothuajse çdo ditë organizohen aktivitete – qoftë takim me pushtetin lokal, qoftë me shoqatat e bujqësisë dhe pyjeve. Kanë leksione me tematikë shëndetësore, po ashtu festojnë ditëlindje dhe festa folklorike, që janë karaktere për këtë rajon. Qëllimi i projektit është të krijojë një mjedis për të moshuarit, në të cilin ata të ndihen mirë. Para krijimit të azilit, të moshuarit kanë shkuar në pijetoren e fshatit ose në lokalin andej.”

Në azil ka një punonjës social dhe një terapeut pune. I pari merret me dokumentacionin dhe organizimin e të gjitha veprimtarive, ndërsa i tjetri punon me të moshuarit, duke i ndarë në grupe, dhe inkurajon kontaktet e tyre sociale. Rrogat e dy nëpunësve sigurohen me mjete evropiane. Programi “Zhvillimi i resurseve njerëzore” financon transportin për të moshuarit që banojnë larg azilit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Millka Dimitrova dhe Fondacioni “Socializimi”
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD