Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsumi i birrës në Bullgari

Foto: BGNES
“Bullgaria mban një “mjedis të artë” të konsumit të birës mes vendeve evropiane. Më tepër birrë pihet në Çeki, kurse më pak – në Itali. “Këtë e tregon statistika e Prodhuesve të birrës në Evropë, cituar nga Pier-Olivie Berzheron, sekretar i përgjithshëm i Prodhuesve evropianë të birrës. Ai ishte mik i posaçëm i Bashkimit të prodhuesve bullgar të birrës me rastin e festës së tyre profesionale (më 20 korrik).

Si duket tregu i birrës në Bullgari?

Në Bullgari prodhohen mbi 80 marka të ndryshme birre, ku 8 prej tyre janë një prodhim i licencuar dhe kjo nga shtete të tilla të “prodhimit të birrës” si Çekia, Belgjika, Gjermania, dhe Holanda. Shijet ekzotike të eliksirit qelibar janë hiti i ri në prodhimin e pijeve te ne. Adhuruesit e këtyre pijeve mund të shijojnë në vapën e madhe të verës birrën me freskinë e tekilës ose të limonit. Një produkt i ri në treg është pija prej gruri, e njohur akoma nga gjermanët si “wisebeer”. Ajo është e paracaktuar për vlerësuesit e birrave jo tradicionale, sepse bëhet prej gruri dhe është jo e filtruar. Pavarësisht nga llojet e reja të birrës bullgari mbetet konservativ. Garën e fiton birra me afro 99% nga shitjet te ne. Kurse mbi 60% nga birra e shitur është në butile prej plastmasë.

Si e përballojnë krizën prodhuesit?

Del se, statistika zyrtare për këtë sesa birrë është prodhuar në vend, ekziston që nga viti 1888 – e tillë është bërë bile gjatë kohës së luftërave. Duke i krahasuar të dhënat del se vitet 2007 dhe 2008 kanë qenë vitet me konsum më të madh të pijes nga popullsia. Diçka e cila pak na çuditë, sepse për një kohë të gjatë mendonim se, vitet më të forta janë në fund të viteve 80”, tha përpara gazetarëve Ivana Vlladimirova, sekretare e përgjithshme e Bashkimit të prodhuesve të pijeve në Bullgari. Konsumi i birrës për vitin 2010 është 67 litra për frymë të popullsisë. Përdorimi është pakësuar, sepse vetëm përpara 3 vjetëve ajo ka arritur deri më 74 litra për frymë.

“Mjerisht kriza preku si shitjet, ashtu dhe prodhimin. Përgjithësisht për periudhën 2009-2010 ulja llogaritet në 15% – përgjithësoi Ivana Vlladimirova. Gjatë kësaj periudhe , bullgari nuk pushoi të pijë birrë dhe si pjesa më e madhe e tregjeve të tjera, shitjet u ridrejtuan nga segmentet e tjera më të larta të çmimeve drejt më të ulëtat. Ka vëllim të shitjes së butileve prej plastmase për shkak të çmimit më të ulët dhe lehtësisë për konsum. Nga ana tjetër konsumi u postua nga tregu “i ftohtë” drejt tregut “të ngrohtë”, d.m.th. nga pijetoret – drejt shtëpive. Një nga shkaqet bazë është aftësia e pakësuar blerëse e ekonomive shtëpiake, stina relativisht e dobët turistike, si dhe shërbimet e propozuara “all-inclusive”.

Dy vjetët e fundit dolën se janë mjaft të vështira për industrinë, sepse si dhe te mallrat e tjera me një qarkullim të shpejt ka ulje në realizimin e pijes. Por prodhuesit janë të kënaqur, se pavarësisht nga kohërat e vështira kanë mundur të ruajnë vendet e veta të punës në degë. Ngushtimi i tregut po kështu nuk është pengesë për investime në zgjerimin e prodhimit dhe produktet e reja. “Sepse kriza do të kalojë, kurse cilësia e lartë e birrës bullgare duhet të ruhet”, komenton Ivana Vlladimirova. Për një periudhë 5 vjeçare investimet janë pothuajse 332 milionë leva (170 milionë euro). Prodhuesit e pijeve janë të kënaqur, se që nga fillimi i vitit kanë 7% rritje, ku më të fortë për degën janë muajt e verës. Çfarë do të llogarisin për të gjithë vitin – tani për tani prognozat nuk janë nga më optimiste. Pavarësisht nga kjo “gota është plotë përgjysmë”. Për herë të parë prej 2 vjetëve e këtej nuk ka ulje të tregut, ose siç thuhet në gjuhën e marketingut – “tregu është i rrafshët”, është e kënaqur nga rezultatet Ivana Vlladimirova. Shpresoj që kjo tendencë të ruhet. Sipas prognozave të drejtorëve ekzekutiv të kompanive ka mundësi për një vëllim të vogël rritës vjetor”.

Prodhuesit e birrës kanë gjatë këtij viti edhe një festë tjetër – industria e pijeve në Bullgari mbushi 130 vjet. Pavarësisht nga dëshmitë se nëpër tokat tona kanë prodhuar birrë akoma trakët e lashtë, sllavët , protobullgarët, për fillim të prodhimit industrial në Bullgari pranohet periudha fill pas Çlirimit tonë nga sundimi osman (1878). Atëherë sipërmarrës nga Evropa Qendrore dhe Perëndimore, si dhe bullgarë, të cilët kanë marrë arsimin e vet aty, hapin fabrikat e para për prodhimin e birës në vend. Prandaj prodhuesit e birrës mendojnë se, Bullgaria është një pjesë nga familja e madhe evropiane të prodhuesve të birrës dhe birra është kthyer në një koordinator kulturor për të gjithë ne. Faktet e dëshmojnë. Një bullgar do të zërë pas një muaji postin “më të lartë” në industrinë e birrës! Ai do të kryesojë fabrikën e birrës të “Karlsbergut” në Nepal – vendi më i lart në botë, ku prodhohet birra.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD