Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një e treta e bullgarëve shprehin mosbesim ndaj ushqimeve që ofrohen në treg

Bullgaria është ndër të pesë vendet e para në BE, qytetarët e të cilave janë shumë të shqetësuar nga grumbullimi i lëndëve të dëmshme dhe madje i helmeve në ushqimin e tyre.
Foto: Veneta Nikollova
“Njeriu është ajo që ha” – ky konstatim i filozofit dhe antropologut gjerman Ludwig Feuerbach, i cili jetoi gjysmën e parë të shekullit XIX, është i vlefshëm edhe për njeriun bashkëkohor. Problemi është se në kohën tonë tashmë nuk mund të jemi të sigurt se çfarë pikërisht përmbajnë produktet ushqimore që konsumojmë çdo ditë. A janë ato të freskëta, të cilësishme dhe të dobishme?

Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jepet një përgjigje e saktë. Nuk është e rastit se më se një e treta e bullgarëve shprehin mosbesim ndaj ushqimit që hanë, kurse 84% pohojnë se shqetësohen nga helmimet nga ushqimi. Të dhënat janë nga një anketë që u zhvillua tani vonë nga Eurobarometër. Sipas studimit Bullgaria është ndër të pesë vendet e para në BE, qytetarët e të cilave janë shumë të shqetësuar nga grumbullimi i lëndëve të dëmshme dhe madje i helmeve në ushqimin e tyre.

A është tepër mosbesues konsumatori bullgar ose ka arsye për t’u shqetësuar?

Hormone, antibiotikë, OMGJ, pesticide, konservues, ngjyrues dhe përbërës të tjerë të dyshimtë, të fshehur në ushqim prapa paketimeve shumëngjyrëshe, mbi të cilat përmbajtja është shkruar me shkronja të vogla, kërcënojnë shëndetin e konsumatorit bashkëkohor. Sipas të dhënave të Eurobarometrit, afro 30% të evropianëve kanë frikë nga klonimi i kafshëve për produkte ushqimore, një e treta shqetësohen se mund të blejnë peshk me zhivë ose mish derri me dioksinë. Bullgarët shqetësohen më shumë nga bakteret e salmonelës në vezë, si edhe nga mbeturinat e pesticideve në fruta, perime dhe drithëra. “Njerëzit nuk kanë arsye të shqetësohen kaq shumë, sepse ne e respektojmë rreptë legjislacionin evropian në këtë drejtim”, na siguron dr. Ljubomir Kulisnki nga Agjencia e parrezikshmërisë së ushqimeve. Rreth 3000 punonjës të dikasterit pandërprerë kontrollojnë përbërjen dhe cilësinë e ushqimeve që ne konsumojmë.

“Problemi është se disa prodhues bujqësorë nuk e respektojnë periudhën e karantinës së produkteve, me të cilat trajtojnë frutat dhe perimet. Kur bëjmë kontrollime, këto shkelje zbulohen – shpjegon dr. Kulinski. – Më shpesh në testimet e perimeve në laborator zbulojmë pesticide. Thjesht prodhuesit shpejtojnë të shesin mallrat e tyre në treg. Prandaj veçanërisht gjatë verës, kur konsumohen më shumë fruta dhe perime, ne e forcojmë kontrollin në bursa dhe tregje. Megjithatë 4-6% të provave janë të pafavorshme. Për sa i përket mishit bullgar, mund të them kategorikisht se ai është kaq i cilësishëm dhe i parrezikshëm, sa ai që shitet në vendet e tjera evropiane. Të gjitha ndërmarrjet tona për përpunim mishi janë miratuar nga KE-ja për tregti me vendet anëtare. Nga fillimi i këtij viti në vend janë bërë qindra prova të mishit dhe deri tani kemi pasur vetëm një rast shkeljeje.”

© Foto: Veneta Nikollova


Padyshim një garanci 100% se të gjitha produktet e konsumuara janë gjithmonë të pastra, të freskëta dhe të shëndetshme nuk ka askund në botë. Por një kontribut në këtë drejtim në vendin tonë jep Standardi shtetëror bullgar për prodhim të disa ushqimeve të caktuara. Tashmë mund të blejmë, megjithëse me çmime më të larta, mish të standardit “Stara planina”. Vetëm kështu mund të jemi të sigurt se hamë mish të vërtetë, pa sojë, nisheste patate dhe shtesa të tjera. Për bukën ekziston standardi “Bullgaria”, që do të thotë se prodhohet vetëm nga mielli, majaja, kripa dhe uji, pa konservues, ngjyrues, përmirësues. Ka një standard shtetëror dhe për produktet e qumështit. Njëkohësisht shqetësimet për cilësinë dhe parrezikshmërinë e ushqimit nuk janë në gjendje ta bëjnë bullgarin që të heqë dorë nga tryeza e pasur. Si për një pjesë të madhe të evropianëve, për bullgarët ushqimi është një nga kënaqësitë e jetës, tregojnë të dhënat e Eurobarometrit.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD