Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga e ditës “Këtu dhe tani”

I themeluar gjatë vitit 1999 nga kitaristi Dimitër Kërnev dhe vokali Diço Hristov, grupi D2 shumë shpejt fitoi auditorin e të rinjve. Gjatë vitit 2006 Diço u largua nga grupi dhe nisi një karrierë të vet. E zëvendësoi Dejan Kamenovi, i cili është vokal në albumin “Gjashtë”. Me përbërjen e re grupi mori pjesë në shumë festivale evropiane të muzikës rok. Nga albumi “Gjashtë” ju ofrojmë këngën “Këtu dhe tani”. Tingëllimi tipik rok, teksti i bukur dhe interpretimi i frymëzuar e renditën këngën në vendet e para të shumë klasifikimeve muzikore. “Nëse nuk e sheh bregun dhe je i vetë në errësirë, mos e humb veten, kërkomë mua” – thuhet në këngë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD