Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Milkov: “Ka përparim në afrimin e gjykatës te njerëzit”

Në Sofje u prezantuan rezultatet e një studimi në kuadër të projektit “Drejtësia afër njerëzve”, financuar nga fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Sipas projektit u realizua një mbikëqyrje shoqërore e 20 gjykatave në 16 qarqe të Bullgarisë Veriore. Studimi u zhvillua nga shkurti i vitit 2010 deri në prill të vitit 2011. U analizuan mbi 600 çështje civile dhe penale dhe aplikimi i ligjeve të ndryshuara dhe të porsamiratuara në gjyq. Gjatë të tre vjetëve të ardhshëm do të bëhen dy studime të tjera – në qytetin e Sofjes dhe në qarkun e Sofjes, ku janë gjykatat më të rëndësishme, dhe në Bullgarinë e Jugut, tha në një intervistë udhëheqësi i projektit Georgi Milkov.

A është gjykata më afër njerëzve sot, a u rrit mirëbesimi ndaj sistemit gjyqësor në krahasim me vitin 2007, kur Bullgaria u anëtarësua në BE me kushtin se do të bëjë një reformë gjyqësore? Përfundimet kryesore në raport komenton Georgi Milkov:
“Ka një përparim në zhvillimin e sistemit gjyqësor në nivel vendor. Gjykatat rajonale janë niveli i parë në Bullgari dhe themeli i sistemit gjyqësor. I quajmë “hyrja e sistemit”, sepse atje fillojnë të gjitha çështjet gjyqësore. Kemi disa rekomandime, për shembull çështjet e sjelljes etike të gjykatësve dhe konflikti i interesave, të cilat duhet të zgjidhen. Duhet të lehtësohet aksesi i grupeve të prekshme në drejtësi, të përmirësohen faqet internet dhe të ndërtohen pajisje për njerëz me çrregullime në godinat e gjykatave.”

Përveç kësaj sipas Georgi Milkovit mund të përmirësohet mekanizmi i shpërndarjes së rastit të çështjeve gjyqësore, kështu që gjykatësit të kenë një ngarkim të barabartë dhe jo disa të punojnë më shumë se të tjerët. Sipas tij gjykatësit në gjykatat rajonale punojnë mirë, megjithëse janë shumë të ngarkuar, por pasi mirëbesimi i shoqërisë ndaj sistemit gjyqësor në tërësi nuk është shumë i lartë, kjo pasqyrohet dhe në gjykatat rajonale. Sipas tij shumica e rekomandimeve mund të zbatohen lehtësisht, nuk kërkojnë përpjekje dhe resurse të mëdha, as ndryshime të ligjeve. “Dy-tri ndryshime shumë të rëndësishme legjislative do ta bëjnë sistemin të funksionojë më mirë dhe ta vënë në qendër qytetarin, sepse sistemi është krijuar për qytetarët.”

A do të rritet mirëbesimi i qytetarëve ndaj gjykatës, sepse ai është më i ulëti në krahasim me institucionet e tjera në Bullgari?

“Unë jam optimist, sepse ne morëm vendimin e mirë të punojmë në një nivel rajonal – u përgjigj zoti Milkov. – Atje gjërat janë më të qarta dhe më të dukshme. Njerëzit i njohin gjykatësit dhe u besojnë dhe kjo i bën më përgjegjës. Problemet e mëdha janë në qytetet e mëdha, veçanërisht në kryeqytet, ku shikohen shumica e çështjeve. Problemi i madh i sistemit gjyqësor në Bullgari është se nuk mund të parashikohet çfarë vendime do të marrë gjykata për dy çështje identike, sepse çdo gjykatës e lexon ligjin në mënyrë të ndryshme, duke u motivuar me pavarësinë e tij dhe pa mbajtur përgjegjësi. Për këtë shkak shoqëria ka dyshime për korrupsion në gjykatë. Nëpunësit publikë si gjykatësit, prokurorët, hetuesit, duhet të shpjegojnë qartë veprimet e tyre dhe kështu do të forcohet dhe përgjegjësia e tyre,” rekomandon eksperti.

A mund Bullgaria të aplikojë sistemin gjyqësor amerikan kështu që njerëzit të zgjedhin gjykatësit për mandate të caktuara?

“Kjo do të ishte e dobishme, por në një kohë tjetër. Aktualisht flasim se në Bullgari ekzistojnë probleme me procedurat e zgjedhjeve, domethënë ka interesa dhe kapitale të paqartë, të cilët ndërhyjnë në politikë. Mekanizmi amerikan nuk është i mirë për Bullgarinë, sepse nuk kemi institucione të qëndrueshme demokratike për zgjedhje të elitës politike – është i bindur Georgi Milkovi. – Mund të bëhet kështu që njerëzit më të pasur të bëhen gjykatës ose të zgjedhin gjykatës. Tani duhet të forcohet përgjegjësia dhe të përmirësohet mekanizmi i zgjedhjes së gjykatësve, por për këtë qëllim duhet të ketë dhe një vullnet të fortë politik.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD