Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një transfer i ri për sistemin energjetik bullgar nga Fondi Ndërkombëtar “Kozloduj”

Foto: arkiv
Fondi Ndërkombëtar “Kozloduj” lëshoi 73,8 milionë euro për modernizimin e energjetikës bullgare dhe nxjerrjen nga eksploatimi të fuqive të vjetra bërthamore. Kjo u bë nëpërmjet nënshkrimit të tri marrëveshjeve midis Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit të Bullgarisë dhe Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim.

Çfarë përbën Fondi Ndërkombëtar “Kozloduj”?

Ky fond u themelua për të mbledhur mjetet e lëshuara nga KE-ja si kompensim për mbylljen para afatit të katër reaktorëve të vegjël prej 440 megavatesh secili të centralit atomik “Kozloduj”. Kjo ishte një pjesë e kushteve që të bëhet Bullgaria anëtare e BE-së. Reaktorët bërthamorë u mbyllën gjatë vitit 2002 dhe 2006. Gjysma e parave në fond harxhohen për nxjerrjen nga eksploatimi të reaktorëve. Gjysma tjetër përdoret për rritjen e efektivitetit energjetik dhe ndërtimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Mjetet e fondit “Kozloduj” administrohen nga Banka Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim.

© Foto: BGNES

37,8 milionë euro do të përdoren për ndërtimin e linjave të reja të përçimit të rrymës elektrike.

Për çfarë do të përdoren këto 73,8 milionë euro?

37,8 milionë euro do të përdoren për ndërtimin e linjave të reja të përçimit të rrymës elektrike dhe “rezultati kryesor do të jetë pakësimi i humbjeve nëpër rrjetin elektrik dhe rritja e sigurimit të furnizimeve të energjisë elektrike”, komentoi ministri i ekonomisë Trajço Trajkov. Kompania e ngrohjes qendrore e kryeqytetit do të marrë 1,8 milionë euro për ndërrim të instalimeve në kopshtet e fëmijëve dhe ndërtesave publike. “Kështu do të kursejmë afro 2500 megavate në vit”, tha ministri Trajço Trajkov, duke saktësuar për çfarë veprimtari parashikohen mjetet e tjera:
“34 milionë euro do të harxhohen për programe të lidhura me nxjerrjen nga eksploatimi të blloqeve 1, 2, 3 e 4 të centralit atomik “Kozloduj”. Me këto mjete nga njëra anë do të punësohen 715 veta, nga ana tjetër puna e tyre do të përdoret për nxjerrjen nga eksploatimi në vend se të kërkohen shërbimet e firmave të jashtme. Këtu efekti është i dyanshëm. Këto janë mjete për ristrukturim, rehabilitim dhe modernizim të energjetikës bullgare. Deri tani mjetet, për të cilat kemi marrëveshje me Fondin Ndërkombëtar “Kozloduj”, janë 575 milionë euro.”

Në emër të Bankës Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim marrëveshjet u nënshkruan nga Vins Novak, drejtor i departamentit “Parrezikshmëria bërthamore” të bankës.
“Banka Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim është shumë e kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit të Bullgarisë për zbatimin e këtij programi, qëllimet e të cilit janë përmirësimi i energjetikës dhe i efektivitetit energjetik dhe nxjerrja nga eksploatimi e fuqive bërthamore – theksoi përfaqësuesi i bankës. – Mendoj se rezultatet e përpjekjeve tona do të kontribuojnë dhe për marrjen e mjeteve suplementare nga fondet evropiane, veçanërisht nga buxheti evropian pas vitit 2013.”

Për çfarë bëhet fjalë?

KE i lëshoi Fondit Ndërkombëtar “Kozloduj” si kompensime për mbylljen para afatit të reaktorëve të vegjël 500 milionë euro deri në vitin 2007, kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së, dhe 300 milionë euro që duhet të harxhohen deri në fund të vitit 2013. Pastaj Bullgaria duhet vetë të akumulojë mjete për të vazhduar veprimtaritë për të nxjerrë reaktorët nga eksploatimi gjatë një periudhe mjaft të gjatë. Pritet që mbyllja e katër reaktorëve të kushtojë rreth 1,1 miliard euro. Mjetet, për të cilat është arritur marrëveshje, nuk do të mjaftojnë, prandaj Ministria e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit kërkoi nga BE-ja të lëshojë akoma 450 milionë euro, të cilat të përdoren pas vitit 2013.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD