Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ari i ri i Trakisë” – një projekt për bujqësi biologjike dhe turizëm ekologjik në Rodopet Lindore

Delet e racës karakaçane
Foto: karakachan.org
“Ari i ri i Trakisë” është titulli origjinal i një projekti bullgaro-holandez për bujqësi biologjike dhe turizëm ekologjik si një alternativë për zhvillimin e Rodopeve Lindore. Që nga kohët e lashta trakët kanë nxjerrë ar atje. Minierat për metale me ngjyrë dhe metale fisnike i jepnin punë një pjese të madhe të popullsisë atje dhe para disa dekadave. Por sot ato janë mbyllur. Gradualisht shuhet dhe prodhimi i duhanit – një zanat tradicionalisht i përhapur në këtë rajon. Por atje ka një “ar” tjetër i vlefshëm – natyra e egër e ruajtur dhe mundësia të zhvillohet bujqësia biologjike dhe turizmi ekologjik. Kjo është alternativa që dy fondacione holandeze – “Ark” dhe “Avalon”, bashkë me partnerë bullgarë, ua ofrojnë njerëzve vendës.

“Këto janë ndër rajonet me popullsi më të varfër dhe me toka të varfra, por atje ka një shumëllojshmëri biologjike të jashtëzakonshme – tha për Radio Bullgarinë docent Vladislav Popov nga Universiteti Agrar në Plovdiv. – Projekti është pilot për bullgarinë. Dëshirojmë të shohim nëse do të arrijë efektin e pritur social, si do të reagojnë njerëzit, a do ta pranojnë partneritetin. Dëshirojmë t’i gjallërojmë njerëzit, të bëhen më aktivë. Po të mos e kapim këtë valë biologjike tani, do të humbim tregje të vlershme në Evropë dhe në botë.”

Rajonet fshatare në mal me natyrë të ruajtur dhe shumëllojshmëri biologjike rreth qyteteve Kërxhali, Ivajlovgrad, Maxharovo, Krumovgrad dhe Stambolovo ofrojnë kushte shumë të mira për zhvillimin e këtij projekti. Një nga pjesëmarrësit në projektin “Ari i ri i Trakisë” filloi të rriste kuaj të egër në rajonin e Ivajlovgradit. Në shumë vende fermerët rritin lloje vendëse bagëtish. Filloi dhe kultivimi i barnave mjekësore të vlefshme. Në rajonin e Stambolovos tashmë ka vreshta për verë biologjike. Kështu renditet mozaiku i produkteve të ndryshme biologjike, të cilët mund të krijojnë prosperitetin e ardhshëm të këtij rajoni, mendojnë ekspertët e projektit “Ari i ri i Trakisë”.

“Filluam me 5-6 veta, tokët e të cilëve u certifikuan sipas standardeve për prodhim biologjik – rrëfeu docent Popovi. – Tani punojmë me 35 veta. Përpiqemi t’i ndihmojmë pjesërisht me shpenzimet. Zhvilluam dhe kurse për trajnim në fushën e bujqësisë biologjike. Dëshirojmë që ky lloj bujqësie të bëhet tradicionale për malin e Rodopeve.”

© Foto: newthraciangold.com

Krasimir Arabaxhiev

Pronar i një ferme biologjike me 35 hektarë tokë të certifikuar është Krasimir Arabaxhiev, i cili pranoi sfidën të zhvillojë një bujqësi më të vështirë, por më perspektive. “Është e vërtetë se bujqësia biologjike kërkon më shumë punë sesa prodhimi konvencional, por unë mendoj se e ardhmja është në ushqimet biologjike – është i bindur prodhuesi. Pas ndaljes së rritjes së duhanit në rajon, u ofrojmë kolegëve bujq të zgjedhin prodhimin biologjik të frutave, perimeve, barnave mjekësore dhe kafshëve. Produktet biologjike kanë një treg të mirë në perëndim dhe ai zgjerohet vazhdimisht. Unë besoj se po të bashkohemi 5-6 prodhues, do të mund të dalim në treg vetë, pa ndërmjetës.”

Mbi 200 veta tashmë kanë ndjekur kurset e trajnimit në fushën e bujqësisë biologjike në fermën e Krasimir Arabaxhievit. “Bujqit dëshirojnë të shohin me sytë e tyre si përpunohet toka, si kalon tërë procesi i prodhimit biologjik” – shpjegon mënyrën e trajnimit nëpërmjet demonstrimit fermeri. Sivjet në program u përfshi një element i ri – marketingu. Sepse gjetja e tregut është problemi më i madh në Bullgari, shpjegon docent Vladislav Popovi, koordinator i projektit. Tani një treg shumë të mirë gjejnë barnat mjekësore, drithërat dhe buka biologjike, por më tepër jashtë shtetit. Një interes të madh ka ndaj susamit – sipas fjalëve të docent Popovit, ai është hit në vende si Gjermania dhe Holanda. Shimë mirë shitet jashtë shtetit dhe mjalti biologjik bullgar. Por duhet të kërkohen tregje për një gamë më të gjerë produktesh biologjike që mund të prodhohen në Rodopet Lindore.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD