Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aderimi i Bullgarisë me Hapësirën e Shengenit – pritje dhe realitete

Komisioni i PE-së mbi liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme ia dha dritë jeshile Bullgarisë për aderim në Shengen
Foto: BGNES
Komisioni i Parlamentit Evropian mbi liritë civile, drejtësinë dhe punët e brendshme miratoi me 33 vota “pro” dhe vetëm 3 “kundër” një raport, i cili rekomandon aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë me Shengenin. Kryeministri Bojko Borisov vuri në dukje se kjo ngjarje është një “vlerësim pozitiv” i punës së qeverisë në Sofje dhe edhe një herë deklaroi se Bullgaria është e gatshme dhe duhet të jetë një kufi i sigurt i BE-së.

Miratimi i raportit me të vërtetë i sjell një shenjë pozitive Bullgarisë. U refuzua oferta e tre eurodeputetëve nga grupi i liberalëve që viti 2011 të mos përmendet si një afat rekomandues për aderimin tonë me Shengenin, kurse afati i aderimit të shtyhet për një kohë të pacaktuar. Nuk u miratua gjithashtu dhe ideja që ai të lidhet me përparimin në luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Në fakt Komisioni nuk lejoi që ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë të aplikohet një standard i dyfishtë dhe nuk lejoi që ato të vëzhgohen nga ana e Komisionit Evropian siç ishte në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Dokumenti do të miratohet përfundimisht në sallë plenare të Parlamentit Evropian në fillim të qershorit, oferta për korrigjime mund të bëhen në çdo kohë dhe është vështirë të bëhen prognoza se çfarë do të jetë votimi atëherë, sidomos duke pasur parasysh faktin se në Bruksel do të mendohet mbi mundësinë për një rimëkëmbje të kontrollit në kufijtë tanë kombëtarë në rast situatash specifike, të shkaktuara nga një fluks eventual refugjatësh nga Afrika e Veriut. Si një reformim eventual i Hapësirës Shengen do të ndikojë mbi aderimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në të, tani për tani është vështirë të parashikohet, por parashikimet janë se realizimi i tij do të vështirësohet.

Vendimet e Parlamentit Evropian janë rekomanduese. Fjalën e fundit do ta kenë ministrat e punëve të brendshme të 25 shteteve të Shengenit, kurse ata do të kenë mbledhje mbi zgjerimin e zonës më 9 qershor. Vendimi i ministrave duhet të merret me një konsensus. Dihet gjithashtu se një grup shtetesh rreth Gjermanisë dhe Francës janë për shtyrjen e afatit të zgjerimit. Kauza e Bullgarisë dhe Rumanisë për aderimin në Shengen nuk është favorizuar dhe nga situata në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, ku siç dihet nuk do të ketë përmirësim të situatës. Pritjet në Sofje se presioni i migracionit nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme do të stimulojë aderimin në Shengen, nuk u justifikuan. Doli se rruga e Bullgarisë dhe Rumanisë drejt hapësirës për lëvizje të lirë të njerëzve është vështirësuar nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, por megjithatë duart e Shengenit mbeten të hapura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD