Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skulpturat unike të Gjeorgji Andreevit në Katedralen “Shën Aleksandër Nevski”

Foto: Архив
Një nga simbolet e Festave të Pashkëve në botën e krishterë ortodokse janë vezët e kuqe si dhe vezët e ngjyrosura me ngjyra të tjera. Në ditët rreth Pashkëve vizituesit e Katedrales së kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” mundën të kënaqen nga një krijimtari të pazakonshme të artit të bizhuterisë. Një vezë e madhe e bukur e punuar xixëllonte në kishë dhe shkaktonte frymëzimin e shumicës së njerëzve. Skulptori i qytetit Plovdiv Gjeorgji Andreev është autor i krijimit të artizanatit “Veza e Pashkëve”. Ajo është me lartësi 2 metra dhe peshon rreth 100 kilogramë. Është e punuar prej fletëve prej çeliku me një mbulim prej ari dhe është zbukuruar me rreth 4 mijë kristale. Ato janë në 12 ngjyra dhe simbolizojnë të 12 apostujt. Kanë kaluar 2 vjet nga ideja fillestare të skulptorit deri në realizimin e saj.

“E ndamë vezën në 11 pjesë me ndihmën e rrathëve horizontale, plot me gërsheta të ndryshme për nga ndërlikimi – sqaron Gjeorgji Andreevi. Çdo një nga këta rrathë përbën një nga apostujt, të cilët kanë shkuar pas Krishtit. Fija, e cila simbolizon Shën Pjetrin është në ngjyrën e kuqe. E zgjodhën këtë ngjyrë sepse ajo është më e rëndësishme dhe simbolizon gjakun e Krishtit. Kurse kryqi, i cili është në majën e krijimit, është simbol i besimit dhe të Jezusit.”

Kohët e fundit veza e madhe mund të niset për të marrë pjesë në bienalen e Venecias, në qoftë se miratohet nga një komision i posaçëm. Në një afërsi të drejtpërdrejtë me të në kishë u tregua edhe një krijim tjetër i artizanatit i Gjeorgji Andreevit dhe të ekipit të tij – një top i madh me ngjyra të shumta, i përmbushur krejtësisht me lule të përpunuara në mënyrë fine prej metali:

“Këtë top e përgatitëm për Të Dielën e Dafinës, thotë bizhuteri. Është punuar nga i njëjti çelik si dhe veza. Kemi paraqitur 18 lule të ndryshme. Ato po kështu janë të renditura në rrethe nga themeli i topit e përpjetë, si dhe nëpër diagonalet. Mundohemi të rikrijojmë pranverën dhe larminë e ngjyrave gjatë kësaj stine.”

Bimët e punuara dorazi ndriçojnë në dritë dhe formojnë një kurorë në formë rrethi me filigran. Margaritë, tulipan, dalia... këto janë vetëm një pjesë nga lulet, të përpunuara nga një metal jo kaq i shtrenjtë, por të përpunuar shumë bukur. Për 11 majit – Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, krijues të shkrimit sllav, Gjeorgji Andreevi planifikon të tregojë përsëri vezën e tij por me germa të shkruara sllave. Vendi është i njëjtë – Katedralja “Shën Aleksandër Nevski”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografia është propozuar nga organizatorët
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD