Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maratona me biçikleta “Bullgari 2011”

Foto: factor-foundation.org
Çdo ditë ne kalojmë pranë natyrës dhe sikur e shikojmë në pasqyrën e një jete paralele, e cila na tërheq me dinamikën e saj dhe ndërkohë nuk na lejon që të jemi një pjesë e saj. Gradualisht natyra bëhet një pamje e bukur, së cilës ne nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme. Udhëtojmë në hapësirën e kufizuar të mjeteve të transportit, të mbyllur në vetvete dhe nuk shohim se sa i bukur është peizazhi rreth nesh. Po të kapësh bukurinë e natyrës, do të thotë ta prekësh, të ndiesh erën e saj, të dëgjosh tingujt e saj, të të pushojë tërësisht. Si të ndodhë kjo në jetën tonë të përditshme, në të cilën koha është e kufizuar dhe secili ngutet për punën e vet? Udhëtojmë me mjetet e transportit nga e keqja, për të mbërritur në kohë. Ka mundësi që të lirohemi nga kjo varësi, duke ndërruar mënyrën e lëvizjes. Të ecim në këmbë në distanca të shkurtra dhe me biçikletë – në ato të gjata. Në shumë vende ngasja e biçikletës është bërë pjesë e jetës së përditshme, po ashtu edhe një kombinim i mirë i sportit, turizmit dhe mënyrës së jetesës. Pse të mos bëhet kjo në Bullgari?

Pikërisht i tillë është qëllimi i Maratonës së parë amatore me biçikleta “Bullgari 2011”, e cila startoi në fillim të prillit. Rrethi me gjatësi gjithsej 2 500 kl kalon nëpër 28 qendra të rretheve. Pjesëmarrësit ishin afërsisht 30 veta, erdhën nga Rusia, Ukraina, Moldavia dhe Turqia. Në disa vende të itinerarit morën pjesë edhe entuziastë nga rajone të tjera të Bullgarisë. Organizatori dhe udhëheqësi i grupit ishte biçikletisti Vjaçesllav Stojanov. Bullgarët e njohin me nismën e tij të mbledhjes dhe riciklimit të mbeturinave në rrugë, shtretër lumenjsh dhe plazhe.

© Foto: factor-foundation.org


“Para 5 vjetëve e ndërrova mjetin tim të transportit me biçikletë. E ndjeu veten më aktive, më e shëndetshme dhe më e shkathët. U bëra zot i vetes. Kjo më pëlqeu shumë, sepse kisha mjaft kohë të lirë për veten time në vend të qëndroj me orë të tëra në trafik. Duke udhëtuar nëpër botë, mora informacione shumë të rëndësishme për këtë se në çfarë mënyrë njerëzit popullarizojnë biçikletën si mjet transporti dhe desha kjo të bëhet edhe në Bullgari. Kështu lindi ideja. E bëra këtë maratonë si organizator dhe kryetar i Fondacionit “Faktor”. Me anë të reklamave tërheqim vëmendjen publike për transportin alternativ. Bullgaria nuk është vetëm vendpushim detar dhe i skijimit. Kemi kushte të mira për turizëm me biçikleta. Njerëzit e shikojnë këtë pozitivisht. Duke ngarë biçikletat në grup shoferët na respektojnë në rrugë.”

Maratona me biçikleta është pjesë e Aktivitetit kombëtar të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave “Dua natyrën – edhe unë marr pjesë”. Nëpërmjet bisedimeve publike në qytete të ndryshme, ku kalon itinerari i maratonës, pjesëmarrësit u drejtojnë të tjerëve mesazhe për mbrojtjen e ajrit, ujit dhe tokës nga ndotja dhe mbeturinat.

© Foto: factor-foundation.org

Itinerari i Maratonës me biçikleta “Bullgari 2011”

“Kemi për qëllim të inkurajojmë bashkitë që të marrin pjesë në projekte evropiane për krijimin e kushteve shëndetësore në vendet përkatëse. Inkurajojmë edhe vetë njerëzit që të bëjnë turizëm me biçikleta. Kjo është njëra prej mundësive të mira, në sajë të së cilës mund të tërhiqet vëmendja e turistëve të huaj që të vizitojnë Bullgarinë. Vendi ynë është i vogël dhe i bukur dhe të gjithë ne krenohemi se jetojmë këtu. Do të donim të tregonim se nuk është aq e vështirë të përdorësh trupin si mjet transporti. Prej njerëzve, që udhëtojnë me ne, ka 5-6 veta 60 vjeç, dhe më i moshuari është 67 vjeç. Një vizitë mjekësore tregoi se tensioni i tij është si i adoleshentit dhe e gjitha kjo në sajë të mënyrës aktive të jetesës. Natyrisht ai e ndien veten si adoleshent. Prandaj dua t’u them njerëzve se shëndeti është lëvizje. Ne jetojmë, mendojmë dhe veprojmë në mënyrë të shëndetshme.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD