Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Harta kombëtare e nxënësve për një arsim më të mirë

Në vazhdim të 1 muaji të gjithë nxënësit nga vendi qenë të ftuar të japin ide për këtë se si duan të përmirësojnë dijet e veta në shkollë dhe se me çfarë mund të ndihmojnë për ruajtjen e mjedisit rrethues. Pas një votimi on-llajn, në të cilin u përfshinë rreth 700 000 votime, u zgjodhën 20 propozimet më të reja të nxënësve për Hartën kombëtare. Më vonë ajo do të bëhet pjesë nga Harta evropiane për një arsim më të mirë dhe ekologjik, të parashtruar në Qëllimet e OKB-së për mijëvjeçarin për zhvillim.

“Të krijojmë modele për ndërtimin e kopshteve aromatike për njerëz të verbër dhe njerëz në një gjendje të pabarabartë, si dhe për të gjithë të tjerët. Të risim dijet dhe mjeshtëritë tona për krijimin e sendeve dhe produkteve të ndryshme, duke shfrytëzuar mbeturinat. Të popullarizojmë shfrytëzimin e biçikletave si një formë alternative të transportit dhe të ndërtohen “parkingje” për biçikletat”. Këto janë disa nga tezat, të cilat formojnë Hartën e parë kombëtare të nxënësve në Bullgari. Përpunimi i hartës është i lidhur me projektin “Nga varfëria drejt mirëqenies”, të financuar nga Komisioni Evropian.

Kamen Çipev nga Fondacioni “TAJM” jep një informacion më të hollësishëm për këtë projekt: “Projekti “Nga varfëria drejt mirëqenies” është i drejtuar drejt përmirësimit të arsimit të ofruar për një zhvillim të qëndrueshëm, sqaron zoti Çipev. Puna mbi projektin zgjati 30 muaj. Kishim partnerë nga Hungaria, Britania e Madhe dhe Gana. Punuam manuel për mësuesit, përmes të cilëve ata të t’u japin mësim nxënësve mbi tema, lidhur me varfërinë, larminë biologjike, ekonominë, ndryshimin e klimës, zhvillimin e qëndrueshëm. Pas kësaj këta mësues punuan me nxënësit dhe i ndihmuan të krijojnë harta të veta shkollore.”

Në konferencën kombëtare për një arsim më të mirë nxënës dhe mësues bashkërisht shqyrtuan formulimin e të 12 ideve, të parashtruara në hartë. “Idetë qenë të shumta dhe dalloheshin me origjinalitetin e vet, thotë zonja Nadja Boneva nga fondacioni “Tajm”. Fëmijët propozojnë tema të lidhura me larminë biologjike, ndryshimin e klimës, burimet ripërtëritëse energjetike, efikasitetin energjetik. Kishte dhe gjëra fare të thjeshta si kjo “si t'i mbledhim mbeturinat realisht në shkollën tonë, si të përmirësojmë mjedisin rreth nesh”.

Aktiviteti i madh dhe angazhimi i fëmijëve gjatë diskutimit të problemeve të arsimit dhe të ekologjisë u vunë re dhe nga ekspertët në Ministrinë e arsimit, të rinisë dhe të shkencës. Sipas drejtores së Institutit kombëtar për arsim dhe kualifikim në sistemin e arsimit pranë Ministrisë së arsimit Anelia Andreeva ana kreative e zhvillimit të nxënësve duhet të marrë një vëmendje gjithnjë e më të madhe.

“Derisa rridhte votimi për hartën, unë lexoja se çfarë propozimesh bëhen, thotë zonja Andreeva. Jam e bindur se, disa prej tyre do të gjenin vend bile në projektin e ligjit të ri për arsimin, më në veçanti sa i përket pozitës aktive të nxënësve dhe për vetëdrejtimin e nxënësve në shkolla, siç ishin të bëra” – shton zonja Andreeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD