Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pro” dhe “kundër” energjetikës bërthamore

Përvjetori nga avaria e Çernobilit shkaktoi debate për energjinë bërthamore në shoqërinë bullgare
Foto: EPA/BGNES
Bota shënoi përvjetorin e 25 nga avaria në Centralin elektrik atomik Çernobil. Në mbrëmjen e ditës së premte duke u gdhirë dita e shtunë më 26.04.1986 gjatë kohës së një eksperimenti u arrit deri në një rritje të menjëhershme dhe për shumë herë të rritjes së kapacitetit dhe që aty deri në shpërthim. Në atmosferë është derdhur një radiacion me ekuivalent sa për rreth 200 bomba bërthamore si kjo mbi Hiroshimën. Reja e përshpejton lajmin për avarinë. Njoftimi zyrtar i Agjencisë telegrafike të Risisë vjen në mbrëmjen e 28 prillit. Qindra mijë veta kanë qenë të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre në zonat me të prekura në Ukrainë, Bjellorusi dhe në Rusinë Perëndimore. Radiacioni mbushi me gazë një pjesë të madhe nga Evropa dhe Ballkani, përfshi dhe Bullgarinë. Të dhëna të sakta dhe objektive për pasojat nga avaria në Çernobil mbi shëndetin e njerëzve nuk ka. Sipas raportit të OKB-së që nga viti 2005 rreth 1000 veta marrin një dozë mjaft të lartë të radiacionit fill pas incidentit, ku në vazhdim të 1 viti 134 vdesin nga sëmundja e rrezatimit. Në një plan afatgjatë Çernobil i ka fajet për disa mijëra raste të sëmundjeve onkologjike fatale, tregon raporti i OKB-së, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë të dhënat e organizatës ekologjike “Greenpeace” për dhjetëra mijë të vdekurit si rezultat të avarisë.

Incidenti i fundit në Centralin elektrik atomik “Fukushima-1” dhe përvjetori i avarisë më të madhe në historinë e energjetikës atomike vunë përsëri në një debat shoqëror dobinë e ndërtimit të Centralit të dytë elektrik atomik bullgar “Belene”. Në këtë debat ka argumente ekonomike, ekologjike dhe politike. Debati zhvillohet mes shoqërisë, politikanëve dhe ekspertëve – të ketë ose të mos të ketë një central të dytë atomik në Bullgari. Do të rikujtojmë se, një pjesë nga sheshi tanimë është gati, një pjesë nga pajisja po kështu është gati, por nuk është sjellë. Sipas fjalëve të Gjenadij Tepkjanit, zëvendëspresident i kompanisë ruse dhe realizues i projektit “Atomstrojeksport”, problemi i vetëm është në bisedat për çmimin e centralit. Sipas palës ruse nga fundi i muajit nëntor 2010, çmimi i centralit do të jetë 6. 298 miliardë euro. Sipas negociatorëve në Bullgari çmimi nuk mund të tejkalojë 5 miliardë euro. Në lidhje me këto dallime qeveria bullgare e ngarkojë bankën britanike HSBC të dëshmojë se, projekti është i arsyeshëm nga ana ekonomike.

© Foto: EPA/BGNES


Sa i përket parrezikshmërisë, sipas autorëve të projektit “Belene” nuk ka se çfarë të propozohet akoma. Reaktorët do të jenë më të parrezikshmit në botë. Ekologët bullgarë janë të mendimit se, kapacitetet e reja bërthamore nuk janë të nevojshme për shtetin. Tezën e mbron Todor Todorovi nga bashkimi ekologjik “Për tokën”. Është e domosdoshme një strategji energjetike, e cila bazohet mbi bazën e aplikimit në etapa të kapaciteteve, të cilët bazohen mbi lëndët djegëse dhe mineralet, është i bindur ekologu.
“Jo një ndalim i menjëhershëm i shfrytëzimit të energjetikës bërthamore, por bërja e një miksi të tillë energjetik, i cili lejon një prevencë në etapa të “teknologjive të gjelbra”. Le të shfrytëzohet jeta e projektuar e centralit ekzistues “Kozlloduj” dhe gjatë kësaj kohe të mos të investojnë mjete të tepërta të mëdha në një centralë tjetër, kurse në “teknologjitë e gjelbra” në efikasitetin energjetik – vendi ynë është në vend të fundit në Bashkimin Evropian. Kjo jep mundësi për investime në të ardhmen. Pavarësisht se qeveria po i vëren çmimet e naftës, të gazit, është e paracaktuar që ato të bëhen më të shtrenjta”. Nuk ka se si këto iluzione për një korrent të lirë të realizohen, është i bindur Todor Todorov për energjinë atomike dhe jep për shembull mjetet e konsiderueshme të cilat janë të domosdoshme për remontin e reaktorëve në Çernobill dhe “Fukushima”.

© Foto: BGNES

Sipas ish-ministrit të energjetikës Petër Dimitrov Centrali elektrik atomik “Belene” është i domosdoshëm për vendin.

Deputeti nga Koalicioni për Bullgarinë Petër Dimitrov, ministër i ekonomisë dhe i energjetikës në qeverinë e mëparshme të Bullgarisë është i bindur se Centrali elektrik atomik “Belene” është i domosdoshëm për vendin, sepse energjetika është një nga degët më të rëndësishme ekonomike për vendin:
“Ne me sukses e realizuam produktin e kësaj dege si në tregun e brendshëm ashtu dhe në tregun e jashtëm dhe nga pikëpamja e energjetikës tonë është e aftë konkurruese, ajo shitet. Në interes të vendit tonë është që të vazhdojmë ta zhvillojmë. Më i rëndësishëm për bullgarët është aspekti social - cili do të jetë çmimi i energjisë elektrike, të cilën e blejmë”.

Sa i përket mendimit shoqëror, afro gjysma e bullgarëve e përkrahin vazhdimin e projektit për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene”, tregojnë të dhënat e studimit përfaqësive kombëtar të BBSS Gallup International-Bullgaria gjatë muajit prill. 48% mendojnë se duhet të përfundojë ajo që ka filluar, 15% duan që projekti të ngrihet, kurse 37% nuk mund të marrin pozitë. Çështja e ndërlikuar vazhdon të diskutohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Varvara Kite Fest”

Festivali “Varvara Kite Fest” përfshin klasa të mjeshtërisë, ekspozitë fotografike dhe kinema verore për fëmijë. Edicioni i katërt do të mbahet më 18 dhe 19 gusht në fshatin turistik Varvara, Komuna Carevo, njoftuan organizatorët nga “Mrekullitë e..

botuar më 24-08-18 9.05.PD

Temperaturat arritën në 70 gradë rreth ndërtesave në disa qytete

Në ditët më të nxehta të verës, anëtarët e Organizatës “Greenpeace” udhëtojnë në të gjithë vendin për të treguar se sa nxehtë është në mjedisin urban. Me ndihmën e kamerave termike zbulojnë temperaturën përreth ndërtesave, e cila në qytete si Plovdiv..

botuar më 24-08-17 9.15.PD

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD