Megjithë ngushtimin e ekonomisë, kreditë e marra gjithsej për vitin e kaluar janë rritur me mbi 1%. Prej tyre huat për firmat janë rritur me 2,5%. Në shkallë botërore kriza preku rëndë sektorin e pasurisë së patundshme, por statistika e Bankës Kombëtare Bullgare tregon se pikërisht në këtë degë janë marrë më shumë kredi në kohën e fundit te ne. Që nga fillimi i këtij viti bankierët regjistrojnë rritjen e interesit të sipërmarrësve për kreditë bankare, që do të thotë se ekonomia e Bullgarisë po del nga recesioni. Rritja e kredive korporative është 3%. Kërkim më të madh ka në sektorët e eksportit, njëri prej të cilëve është prodhimi industrial. Një klient i ri dhe i fuqishëm i bankave po bëhet prodhimi me materialin e porositësit. Pasi ky sektor u prek nga kriza, sot ai është duke ringjallur në ndihmë të industrisë së lehtë. Për shkak të përdorimit të kufizuar në Evropë, prodhimi në Kinë dhe Indi rikthehet përsëri në kontinent, ku del më i lirë. Bankat kreditojnë kompani në masë, të cilat bëjnë prodhime për markat me famë botërore si Boss, Max Mara, po ashtu dhe për rejnxhërët e NATO-s.
Ndërkohë pjesa e “kredive të këqija” arriti afro 18-20% prej huave të dhëna gjithsej. Bankierët pohojnë se tendenca për keqësimin e portofolit të sektorit bankar është ndaluar. Bankat kanë mjaft të ardhura për të paguar kreditë me afat të skaduar. Disa prej ekspertëve parashikojnë se gjatë vitit 2011 pritet kulmi i “kredive të këqija”, të tjerët janë të mendimit se niveli i huave që mblidhen vështirë do të ndalojë. Argumentet janë se rritja ekonomike do të gjenerojë porosi të reja, që do të lehtësojë firmat në shërbimin e kredive. Faktikisht ringjallja e tregut vërehet që nga fundi i vitit të kaluar. Biznesi po fillon të aktivizohet, ndërsa kjo çon në rritjen e kërkimit të hollave, por rreziku rreth këtyre huave mbetet.
A ekziston kërcënim për sistemin bankar nga përqindja e lartë e “kredive të këqija”?
“Patjetër se ka kërcënim – tha konsulenti financiar Emill Popov. – Përveç kësaj bankat i kanë kapitalet e duhura, janë stabile dhe sigurisht do ta kapërcejnë këtë etapë. Tashmë duken të gjitha premisat që ekonomia të fillojë të rritet, të ketë një punësim më të madh dhe një përdorim më të madh, që do të çojë edhe në stabilizimin e sektorit financiar.”
Interesat e kredive në Bullgari janë të larta dhe arrijnë 15-18%, deri sa në vendet e Evropës Perëndimore ata janë 3-5%. Biznesi nuk është i kënaqur.
“Ka mundësi që sipërmarrësit bullgarë të bien dakord për 6-7% sa u përket kredive të firmave. Interesat e kredive konsumatore arrijnë 9-10%. Ekzistojnë disa kredi që vlerësohen 11%, por aq të larta – 15-18% nuk ka, përgjithëson politikën e interesave të bankave Emill Popovi. – Shumë sipërmarrës bullgarë, kur kanë projekte të mëdha, kërkojnë një financim nga jashtë në përqindje më të ulëta. Ne jemi në sistemin financiar të BE-së, që do të thotë se sipërmarrësit më ambiciozë e kanë mundësinë të gjejnë një financim të jashtëm në kushte më të mira. Bullgaria është në rajon dhe situatë e një rreziku më të lartë dhe kjo sigurisht ndikon mbi nivelin e interesave të kredive. Prandaj një prej qëllimeve të qeverisë është që të anëtarësohemi në Eurozonën, sepse kjo menjëherë do të vlerësonte rrezikun si më i ulët dhe do të ulte nivelin e interesave për kreditë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..