Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parrezikshmëria, arsyetimi ekonomik dhe gjeopolitika e projektit të Centralit atomik “Belene”

Foto: Tanja Harizanova
Sot, kur tërë bota ka ngulur shikimin mbi Japoninë dhe incidentin me centralin atomik “Fukushima”, debatet pro dhe kundër ndërtimit të centralit të ri atomik “Belene” në Bullgari bëhen gjithnjë e më të ashpra. Shoqëria, ekspertët dhe politikanët diskutojnë aktivisht tri çështjet kryesore rreth projektit: parrezikshmërinë, arsyetimin ekonomik dhe interesat gjeopolitikë të pjesëmarrësve në ndërtimin e centralit bërthamor. Më pak debate ka rreth temës së fundit. Oponentët shqetësohen nga një varësi e re e Bullgarisë nga Rusia, e cila është zbatuese e projektit.

“Bullgaria është në një situatë të veçantë energjetike, e cila fsheh edhe rreziqe, edhe mundësi – shpjegon Ognjan Shentov nga Qendra e studimit të demokracisë. – Vendi ynë importon rreth 75% të burimeve parësore të energjisë – naftë, gaz, lëndë djegëse bërthamore, qymyrgur, nga një shtet – Rusia. Për këtë shkak Bullgaria është rrezikuar nga krizat energjetike regjionale dhe nga presioni i jashtëm politik dhe ekonomik. Anëtarësia e vendit tonë në BE dhe ndjekja e qëllimeve ambicioze të bashkimit mund të kontribuojnë për qëndrueshmërinë më të madhe të energjetikës dhe ekonomisë bullgare. Por që të realizohen këto qëllime, Bullgaria duhet të ketë një pozitë të qartë dhe aktive.”
Pas incidentit me centralin bërthamor japonez, në plan të parë u vu çështja e sigurisë dhe parrezikshmërisë së centralit atomik “Belene”. Japonia na dha mësimin e radhës se kompromise në këtë fushë nuk duhet të bëhen. “Problemi në Japoni nuk ishte rezultat i vetë teknologjisë. Sistemet e sigurisë atje punonin në mënyrë perfekte. Por askush nuk ka parashikuar se do të ketë një fatkeqësi natyrore – një valë të madhe, e cila do të kalojë murin”, komentoi eksperti në fushën e energjetikës prof. Atanas Tasev, përkrahës i ndërtimit të centralit atomik “Belene”.

“Asgjë nuk mund të ndalë progresin teknik. Kjo është e vërteta – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë prof. Tasevi. – Kurse energjetika bërthamore nuk ka alternativë nga pikëpamja e mungesës së emisioneve të dëmshme, çmimit dhe qëndrueshmërisë. Ajo nuk interesohet nëse ka shi, erë ose ftohtësi, nuk interesohet se çfarë ndodh në Libi, nuk varet nga koniunktura ndërkombëtare e lëndëve djegëse. Çmimi i shërbimeve dhe lënda djegëse bërthamore janë të qëndrueshme në plan botëror. Kuptohet, nuk ka zgjidhje ideale. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë, por në këtë moment është zgjidhja e balancuar dhe e mirë.”

Pikërisht për shkak të parrezikshmërisë së centralit të ardhshëm bërthamor qeveria bullgare kërkoi nga pala ruse, e cila e zbaton projektin, që ai të ngrihet për tre muaj, deri sa të sqarohen përsëri çështjet e sigurisë dhe të dhënat sizmike të rajonit. Pas incidentit në Japoni, Bullgaria i dërgoi 30 pyetje zbatuesit rus, të lidhura me garanci suplementare për sigurinë e centralit atomik. Këto garanci duhet të pohohen dhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në Vjenë dhe ekspertët e Komisionit Evropian. Vazhdojnë dhe debatet për arsyetimin ekonomik të projektit. Politikanët dhe ekspertët diskutojnë nëse ekonomia bullgare ka nevojë për një central të dytë atomik dhe nëse ai do të prodhojë energji elektrike më të shtrenjtë. Nuk është i qartë dhe çmimi përfundimtar i projektit. Qeveria bullgare këmbëngul për 5 miliardë euro bashkë me indekset e inflacionit, ndërsa zbatuesi rus “Atomstrojeksport” ofron 6,3 miliardë euro. Parashikohet dhe një variant tjetër – reaktori i porositur për “Belene” të përdoret për zgjerimin e centralit atomik “Kozloduj”.

“Ky është një variant nga pikëpamja e diplomacisë energjetike bullgare, i cili kohët e fundit imponohet. Për mua kjo është një lojë – është i bindur prof. Tasevi. – Qëllimi është që rusët të bëhen më lëshues mbi një parametër – sa të shtojmë si indeksim inflacioni mbi marrëveshjen e lidhur për 4 miliardë euro.”

Megjithëse ka shumë oponentë politikë, kryeministri Bojko Borisov shprehu kategorikisht mbështetjen e tij për ndërtimin e centralit atomik “Belene”.

“Madje Japonia, e cila pësoi shumë dëme, nuk do të heqë dorë nga energjetika bërthamore – komentoi prof. Tasevi. – Ne jemi një shtet i vogël dhe nuk mund të bëjmë eksperimente, të cilat ekonomikisht nuk janë të arsyetuara. Projekti është mjaft stabil dhe duhet të kalojë pak kohë që të zbuten emocionet dhe frikët. Ata që merren me energjetikë bërthamorë duhet të jenë më të hapur ndaj shoqërisë. Sepse tani janë një kastë e vetëkënaqur, e cila nuk e informon shoqërinë dhe kjo shkakton dyshime.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD