Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjallja e Krishtit – triumfi i gëzimit dhe dritës

Foto: BGNES

Çdo pranverë bëhemi dëshmitarë të lindjes magjike të jetës së re, e cila gjithmonë na habit me bukurinë dhe përsosmërinë e saj. Toka mbulohet me gjelbërim, farërat mbijnë, kurse nga qeporet e fjetura duken përsëri gjethet e luleve pranverore. Me këta shembuj natyra e rilindur sikur dëshiron të na tregojë se asgjë në këtë botë nuk vdes plotësisht, por vetëm kalon nga gjendja e qetësisë në etapën e zhvillimit. Jo rastësisht në stinën e rilindjes së natyrës të krishterët kremtojnë festën më të ndritshme – Ngjalljen e Krishtit. Pas vuajtjes dhe vdekjes në kryq, me të cilat lau mëkatet e njerëzimit, Jisu Krishti e mposhti vdekjen për të dhënë shpresë për jetën e përhershme. Kështu ai hapi rrugën e shpëtimit në një botë të re pa vuajtje dhe pa dhimbje. Me besimin në jetën e përhershme të krishterët e pranojnë më lehtësisht vdekjen dhe gjejnë forca për të kapërcyer vdekjen e të afërmve. Nga ana tjetër ideja për jetën pas vdekjes i detyron të bëhen të mirë dhe të përsosin shpirtin e tyre.

Nëpërmjet Ngjalljes së Krishtit çdo besimtar ka shansin të shpëtohet, thotë teologu Nikola Haxhiev dhe shton:

“Që të shpëtohemi është e nevojshme dëshira jonë të pastrohemi nga mëkatet. Shlyerja e mëkateve është një dhuratë e Zotit, nëpërmjet së cilës na jepen frytet e Shpirtit të Shenjtë, por për këtë është e nevojshme prania jonë. Zoti nuk e imponon shpëtimin, por na fton të shpëtohemi. Ne si besimtarë dhe si njerëz që e duan Zotin, bëjmë përpjekje shpirtërore që të lirohemi nga mëkatet tona personale, të cilat i bëjmë ndonjëherë pa dëshiruar në jetën tonë tokësore. Ngjallja e Jisu Krishtit është një provë se ky është fati i çdo qenieje të gjallë. Vdekja është vetëm një etapë e jetës së përhershme njerëzore, sepse njerëzit janë krijuar për të qenë të pavdekshëm. Që me lindjen tonë na jepet një pjesëz e pavdekshmërisë së Zotit, i cili na e dha nga vetvetja që të na bëjë të gjallë. Ne jemi paracaktuar jo për vdekjen, por për ngjalljen pas vdekjes.”

© Foto: BGNES


Ngjallja e Krishtit konsiderohet shkaku më i frymëzuar i gëzimit dhe ky gëzim shprehet në vigjiljen e festës. Natën e Pashkës në kishat ortodokse tek ne mblidhen mijëra njerëz, të cilët vijnë për të prekur dritën e Zotit. Pas liturgjisë festive, secili sjell me vete një pjesëz të kësaj drite për të bekuar shtëpinë. Të gjithë e përshëndetin njëri-tjetrin me fjalët “Krishti u ngjall! – Vërtetë u ngjall!” Në këtë çast mrekullia e Ngjalljes hyn në zemrat e të gjithëve. Madje ata që dyshojnë në vërtetësinë e ngjarjes, e shohin botën me sy më të mirë, të shndërruar nga dashuria që buron nga fytyrat e besimtarëve.

“Kjo ditë është triumfi i dashurisë dhe dritës – shpjegon Nikola Haxhiev. – E vetmja gjë që errësira nuk mposhti dhe nuk mund të mposhtë është drita. Prandaj Ngjallja është triumfi i dritës dhe gëzimit mbi të keqen. Ajo është simboli i gëzimit, i fitores ndaj vuajtjes dhe dhimbjes.”

© Foto: BGNES


Në këtë festë të madhe secili mbushet me gëzim dhe prandaj Pashka festohet në Bullgari në çdo një shtëpi, pavarësisht nëse njerëzit në të janë besimtarë. Madje në vitet e ateizmit festa nuk humbi rëndësinë e saj dhe njerëzit vazhdonin të ngjyrosnin vezë si simbol i Ngjalljes së Krishtit. Kjo traditë ruhet tashmë dymijë vjet që t’u rikujtojë të gjithëve për Krijuesin, me bekimin e të cilit nga veza e mbyllur u lind jeta. Sipas teologut Nukola Haxhiev jo rastësisht lajmi i Ngjalljes u jepet më parë nga grave. Nëpërmjet gruas së parë Eva erdhi dhimbja, kurse nëpërmjet Nënës së Zotit u lind shpëtimi nga të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet tokësore.

“Prandaj gratë patën nderin të dëgjonin të para lajmin për Ngjalljen dhe ta shihnin Shpëtimtarin. Jisu Krishti ua zbuloi sekretet më të mëdha hyjnore grave. Kështu për shembull gruas samariane ia zbuloi thelbin e Shpirtit të Shenjtë dhe të vërtetën për ujin e gjallë. Ngjallja mban simbolikën e përjetësisë absolute, kurse në përjetësi janë drita, pavdekshmëria, gëzimi dhe fitorja. Dhe në qoftë se duhet të shprehim kuptimin e Ngjalljes së Krishtit me disa fjalë, ajo është triumfi i dritës dhe gëzimit.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD