Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Potenciali i Bullgarisë për tërheqjen e investimeve në sektorin IT

Foto: EPA/BGNES
Gjatë 20 vjetëve të fundit industria bullgare e softuerit kaloi tërësisht në duar private. Pjesa dërmuese e sektorit softuerik është për shërbim jashtë vendit, duke u riorientuar nga ofrimi i krahut të lirë të punës drejt shërbimeve me cilësi të lartë dhe produkteve në shkallë botërore. Qëllimi i Asociacionit Bullgar të Kompanive Softuerike është të konfirmojë vendin si qendra teknologjike për këmbim të përvojave dhe përpunim të një vizioni të përbashkët të degës.

Çfarë lloj investitorësh interesohen për industrinë softuerike të Bullgarisë?

“Lloji i parë janë firmat e mëdha nga Evropa Perëndimore, Gjermania, SHBA-ja dhe Izraeli, të cilat hapin zyra më vete për veprimtarinë e tyre studimore-prodhimtare – pohon Javor Xhonev, njëri prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të Asociacionit softuerik. Laboratori më i madh i kompanisë gjermane SAP për prodhimin e softuerit jashtë vendit gjendet në Sofje. Planet e tilla për hapjen e zyrave studimore-prodhimtare në Bullgari i kanë Hewlett-Packard dhe Toshiba. Lloji i dytë i investitorëve blejnë firma bullgare ose bashkëpunojnë me to në prodhimin e produkteve të reja me cilësi të lartë që të eksportohen në tërë botën. Nuk janë pak firmat bullgare, të cilat vetë arrijnë të shesin produkte dhe të bëhen liderë në fushën e tyre në shkallë botërore. Lloji i tretë i investitorëve janë orientuar drejt shërbimeve, të cilat mbulojnë rajonin. Bullgaria e ka pozitën e mirë që të ofrojë shërbime për tërë rajonin e Ballkanit. Në të janë vendosur vende të vogla, por së bashku bëhen rajoni me perspektivën më të madhe të zhvillimit në territorin e BE-së. Përveç kësaj, Bullgaria përbën një pikë shumë të mirë hyrjeje në tregjet arabe dhe në ato të vendeve të rajonit të Detit të Zi. Lloji i katërt i investitorëve, të cilët janë duke u shfaqur, janë të ashtuquajturët “venture-kapitalistë”. Këto janë firma, të cilat i kanë kapitalet e rrezikshme, dhe u japin mjete sipërmarrësve bullgarë për të zhvilluar produktin dhe shërbimin përkatës me tendencën që të zbatohen në tërë botën.”

Teknologjitë e reja të informacionit dhe rrjetet sociale dalin në modë. Çfarë ofrojmë ne në shkallë botërore?

“Do t’ju jap një shembull me Lojërat Olimpike gjatë vitit 2012 në Londër – thotë Javor Xhonevi. – Në mënyrë të pandërprerë të gjitha sajtet do të japin informacione të reja, të bazuara mbi teknologjitë semantike, që përpunohen në Bullgari. Ky është një prej pak aplikimeve reale të teknologjive semantike në shkallë botërore.”

Kjo do të thotë se kompjuteri kupton përmbajtjen e informacionit të paraqitur. Ky është një nivel pas Google-it, pas kërkimit të tekstit dhe pas të dhënave tradicionale të bazës.

Cilat janë perspektivat dhe sfidat para sektorit IT?

“Perspektiva janë shumë të mira. Ka interes të madh rreth rrjeteve sociale dhe aplikimeve të internetit mobil. Në përgjithësi ekzistojnë kushte të mira për përparim gjatë 20 vjetëve në vijim – prognozon Javor Xhonevi.”

Cilët janë konkurrentët e Bullgarisë?

“Ne jemi në konkurrencë me tërë botën – me Indinë, Rusinë, po ashtu dhe me Rumaninë – përgjithëson zoti Xhonevi. – Shumë firma e kuptojnë faktin se krahu i lirë i punës nuk u hyjnë në punë, sepse kanë shpenzime të mëdha duke instruktuar punonjësit me hollësi. Kështu ne bëhemi një zëvendësues i mirë i Indisë, i cili u jep një cilësi më të lartë kompanive, që punojnë me ne.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD