Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvetësimi i fondeve evropiane – një detyrë e vështirë për Bullgarinë

Danuta Hjubner dhe Tomisllav Donçevi ranë dakord se në absorbimin e fondeve evropiane Bullgaria shpejt duhet të arrijë nivelet e vendeve të tjera evropiane.
Foto: BGNES
Bullgaria duhet të përvetësojë deri në fund të vitit 2011 20 për qind prej mjeteve evropiane, të parashikuara për vendin tonë në kuadrin e programeve operative për periudhën 2007- 2013. Gjatë çdo një prej dy viteve të ardhshme, që po mbeten, Bullgaria duhet të dyfishojë përqindjen e arritur gjatë vitit të mëparshëm, që të mund të përballojë prapambetjen. Këtë e tha për Radio Bullgarinë ministri i administrimit të mjeteve të BE-së Tomisllav Donçev pas një debati mbi këtë temë në Sofje me pjesëmarrjen e kryetares së Komisionit të zhvillimit regjional në Parlamentin Evropian Danuta Hjubner. Gjatë muajit korrik Komisioni Evropian do të ofrojë buxhetin e ri për 7 vitet e ardhshme dhe dispozita të reja për politikën regjionale evropiane. Përvetësimi i fondeve evropiane për Bullgarinë ende është një detyrë e vështirë, megjithë përparimin e saj të madh gjatë tetëmbëdhjetë muajit e fundit. Aktualisht Bullgaria është në vendin e 25-të në klasifikimin e BE-së për nga përvetësimi i fondeve evropiane në BE.

Sipas Tomisllav Donçevit një prej shkaqeve për këtë është gjetja e vështirë e bilancit midis domosdoshmërisë për një përvetësim të shpejtë të mjeteve evropiane, nga njëra anë, dhe moslejimit të gabimeve të procedurës në çdo një nivel, ose në çdo një fushë, ku ato përdoren, nga ana tjetër. Tani për tani në Bullgari përmasa e pagimeve në kuadrin e fondeve evropiane është 11 për qind, domethënë 850 milionë euro prej shumës së përgjithshme të parashikuar për vendin. Të dhënat për çdo një marrëveshje për ndihmë falas nga Komisioni Evropian dhe çdo një pagim mund të shihen në Sistemin informativ për administrim dhe mbikëqyrje. Sipas Tomisllav Donçevit klasifikimi “Ku jemi ne në BE sa i përket përvetësimit të fondeve evropiane” nuk është gjëja më e rëndësishme për Bullgarinë.

“Për mua është shumë e rëndësishme që të lëvizim shpejt dhe të kemi rezultate të mira. Është e sigurt se sa i përket Fondit të Kohezionit, ku janë mjetet për infrastrukturën e transportit, rrugët dhe hekurudhat, si dhe sa u përket mjeteve në sektorin “Ujëra” në kuadrin e programit operativ “Mjedis rrethues”, Bullgaria është prapambetur. Kjo është e keqe, por jam i bindur se do të përparojmë dhe deri në mesin e vitit mund ta ndryshojmë situatën. Sa i përket Fondit evropian për zhvillim regjional, me të cilin financohen programet operative “Aftësi për konkurrencë” dhe “Zhvillim regjional” Bullgaria është në një pozitë më të mirë në krahasim me atë në kuadrin e Fondit të Kohezionit. Për mua është më i rëndësishëm rezultati i arritur me mjetet e absorbuara, sesa krahasimi me vendet e tjera, si dhe fakti se çdo vit tjetër ne përparojmë gjithnjë e më shumë. Shpresoj se në fund të vitit 2011 pagimet në kuadrin e fondeve evropiane nuk do të jenë më pak se 20 për qind prej të gjitha mjeteve të parashikuara për tërë periudhën, domethënë besoj se do të arrijmë të dyfishojmë tërë rezultatin e arritur në periudhën 2007 – 2010, që do të thotë se gjatë vitit 2012 do të mund të arrijmë një përvetësim prej 35 – 40 për qind” – nënvizoi Donçev.

Bullgaria duhet të arrijë sa më shpejt vendet e tjera në BE, sepse është vonuar në përvetësimin e fondeve evropiane, është e bindur deputetja evropiane poloneze Danuta Hjubner. Sipas fjalëve të saj për këtë qëllim vendi duhet ta zgjidhë sa më shpejt çështjen e kapacitetit të administratës vendore, që të mund ajo të përgatitë projekte cilësore me financim evropian. Bullgaria gjithashtu duhet t’i mbrojë njerëzit, që merren me fondet evropiane, nga ndryshmet e shpeshta politike dhe nga presioni politik. Bullgaria duhet të arrijë të paktën vendet me absorbim mesatar të fondeve evropiane prej 23.3 për qind (sipas të dhënave të Komisionit Evropian nga muaji shkurt i këtij viti).

“Bullgaria duhet të jetë shumë e shpejtë në dy drejtime kryesore – shpjegoi ajo. – Së pari duhet të ketë një rritje shumë të shpejtë të mjeteve evropiane në krahasim me atë mesatar për BE-në. Së dyti – duhet të investohet në një mënyrë të arsyeshme, domethënë mjetet duhet të investohen në sektorë, të cilët do të kontribuojnë për rritjen e shpejtë ekonomike dhe sidomos për modernizimin e infrastrukturës. Nuk ka nevojë që vendi juaj të krahasohet me kampionët në BE, si Estonia, Letonia, Lituania, ose Irlanda. Zakonisht vendet më të vogla janë më të shpejta. Polonia për shembull është ndër vendet, të cilat janë në mesin e këtij klasifikimi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD