Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi shqiptar “Ballkan Bazar” me premierë në “Sofia Film Fest”

Regjisori i filmit “Ballkan Bazar” Edmond Budina në rolin e priftit
Foto: arkiv personal
“Ballkani është konsideruar gjithmonë si një fuçi baruti. Unë do të doja që kjo fuçi baruti historikisht të kthehet në një ishull paqeje dhe do të më pëlqente shumë që të gjithë ne ta ndiejmë veten njësoj, si shqiptarë, si bullgarë, si serbë, si grekë, si turq. Vetëm me dashuri mund të ndërtojmë dhe me urrejtje veç mund të shkatërrojmë.” Këto janë fjalë të regjisorit shqiptar Edmond Budina në premierën e filmit të tij në Sofje “Ballkan Bazar”.

Nga 4 deri në 20 mars Sofja është mikpritëse e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Sofia Film Fest”. Festivali zhvillohet çdo vit dhe në të shfaqen filma nga tërë bota. Sivjet, për të prezantuar Shqipërinë, erdhi regjisori Edmond Budina. Filmi i tij i fundit “Ballkan Bazar” – një bashkëprodhim italo-shqiptar, trajton në mënyrë komike ngjarjen reale të zhvarrimeve në fshatin e Kosinës. Më 2006 atje shiteshin eshtra fëmijësh dhe grash, si eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në tokën shqiptare. Të dyja personazhet kryesore femra nënë dhe bijë, njëra nga Franca e tjetra nga Italia, nisen për në Shqipëri, për të kërkuar eshtrat e gjyshit dhe babait të tyre. Pasi kuptojnë se mund të blejnë kocka me para, ato përjetojnë aventura qesharake dhe krejt naive, bien në dashuri – nëna me biznesmenin grek të eshtrave, vajza me gazetarin, që ndjek ngjarjen skandaloze. Po doni të dëgjoni intervistën me regjisorin, i cili interpreton rolin e priftit në film, klikoni mbi ikonën AUDIO!

Titulli i parë i filmit ka qenë “Vallja e flamurëve”. Ndërrimin e tij me “Ballkan Bazar” ka të bëjë pikërisht me hapësirën ballkanike, ku përplasen shumë kultura e gjuhë, ku ngjarjet e këtij lloji absurditeti hasen më shpesh në krahasim me vendet evropiane. Regjisori Edmon Budina ka ftuar aktorë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia, po ashtu edhe nga Franca dhe Italia. Në film flitet në rreth gjashtë gjuhë. “Me këtë dua ta tregoj faktin se ne ballkanasit, sidomos ata që ndodhen në zonat kufitare, bëjmë sikur nuk e dimë gjuhën e fqinjëve tanë. Prandaj desha që në filmin tim të fliten shumë gjuhë, pikërisht për të vënë në lojë këtë mënyrë, d.m.th. të konceptuarit, të inatit, që kemi me njëri-tjetrin, sepse dihet se në Ballkan të gjithë e kemi një çik kokën e fortë” – tha regjisori në Sofje. Mesazhin e paqes në kundërshtim të manipulimit dhe nacionalizmit ballkanas e përcjell dashuria, në të cilën bien në fund personazhet kryesore.

© Foto: arkiv personal

Visar Vishka

Filmi “Ballkan Bazar” do të konkurrohet me 11 tituj të tjerë për film më të mirë ballkanik. Po të doni të kuptoni se cilat janë pritjet e aktorit shqiptar nga Maqedonia Visar Vishka, interpretuesi i rolit kryesor të gazetarit, klikoni mbi ikonën AUDIO!
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD