Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toka bujqësore – hit për investitorët gjatë vitit 2011

Numri i pronave private bujqësore në Bullgari është 7 mln., kurse ai i pronarëve është afro 9 milionë veta. Kjo është një sferë e papërpunuar në tregun e pasurive të patundshme dhe gjatë këtij viti toka bujqësore do të bëhet hit për investitorët nga vendi dhe jashtë. Pritet që çmimi i saj të rritet me 10 – 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Këtë e tregojnë parashikimet e Asociacionit bullgar të pronarëve të tokave bujqësore. Aktualisht çmimi mesatar për një dynym tokë bujqësore te ne është 310 leva (rreth 160 euro). Gjatë vitit 2009 janë lidhur 110 mijë marrëveshje dhe përkatësisht janë shitur një milion e njëqind mijë dynymë tokë. Po rritet interesi i investitorëve të huaj, të cilët duan të blejnë tokë në territorin tonë. Këto tendenca janë të kuptueshme. Sipas të dhënave të Eurostat dhe të kompanisë konsultuese Savills, Bullgaria radhitet në vendin e tretë ndër tregjet më të lira të tokës bujqësore në Bashkimin Evropian. Më të ulëta janë çmimet vetëm në Lituani dhe Sllovaki. Rritja e shpejtë e çmimeve të tokës bujqësore në Evropën Qendrore dhe Lindore i detyrohet aderimit të tregjeve me BE-në. Shkaqet janë subvencionimet e rritura për ekonomitë bujqësore dhe përmirësimi i ekonomive në rajon. Nga ana tjetër hyrja e vendeve të reja anëtare në BE hapi tregjet për investitorët e huaj.

“Toka është nënvlerësuar”, tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Strahill Ivanov – drejtues i një prej agjencive më të mëdha për pronë të patundshme në Bullgari.

A do të jetë vërtetë toka bujqësore hit për investitorët gjatë vitit 2011?

“Presim që këtë vit të rritet interesi ndaj blerjes së tokës bujqësore – thotë Strahill Ivanov. Sipas tij shkaku për këtë janë programet evropiane për ndihmë të bujqësisë, të cilat çojnë deri në përpunimin e gjithnjë e më shumë fushave. – Kjo do të thotë se fitimi pas investimeve bëhet më i sigurt – edhe nëpërmjet prodhimit bujqësor, edhe po të merret tokë me arendë. Nga kjo pikëpamje presim që gjithnjë e më shumë investitorë të shfaqin interes ndaj pasurive të paluajtshme bujqësore.”

Kush shfaq interes ndaj blerjes së tokës?

“Sa i përket blerjes së tokës bujqësore, interes shfaqin para se gjithash arendatorët, fondet investuese, shoqëritë aksionare me interesa investuese dhe investitorët, të cilët duan të investojnë paratë e tyre në diçka të sigurt – saktëson Strahill Ivanov. – Këta janë gjithashtu dhe investitorë privatë dhe firma, të cilat blejnë tokë. Sa i përket tokës, e cila është në rregullim, aktualisht po blihet tokë për nevoja private – për qendër logjistike, për zyrë, për bazë deposh. Domethënë këto nuk janë blerje me qëllim spekulime. Ato kanë për qëllim zhvillimin e biznesit privat, ose zhvillimin e pronës private.”

A është lidhur rritja e çmimit të tokës me rritjen e çmimeve të ushqimeve në Bullgari dhe në plan botëror?

“Sa më shumë rriten çmimet e produkteve ushqimore, aq më shumë do të rritet interesi ndaj tokës bujqësore dhe përdorimit të saj për prodhim ushqimesh – shënoi bashkëfolësi ynë, duke nënvizuar se toka bujqësore do të tërheqë gjithnjë e më shumë investues gjatë disa viteve të ardhshme. – Dhe jo vetëm ajo. Kjo mund të thuhet dhe për tokën në kufijtë ndërtimorë.”

Një pjesë e madhe e tokës bujqësore në Bullgari ishte blerë me qëllim ndërtimin e burimeve ripërtëritëse energjetike, si centrale diellore ose parqe ere. A janë përqendruar kryesisht atje interesat e investitorëve?

“Gjatë dy viteve të fundit shumë njerëz përqendruan interesat e veta mbi blerjen e tokës me qëllim marrjen e lejes për ndërtimin e pajisjeve të tilla dhe shitje të mëtejshme – kështu e përshkruan situatën në tregun e tokës bujqësore te ne Strahill Ivanov – Këta janë ndërmarrës dhe kompani, të cilat investonin në mënyrë spekulative në procedura administrative dhe pas kësaj ua shitnin projektet e gatshme investitorëve. Disa prej tyre realizuan marrëveshje shumë të mëdha. Mirëpo një pjesë tjetër nuk do të arrijnë t’i realizojnë.”

A është ky shkaku për rritjen e çmimit të tokës dhe për interesin e përforcuar ndaj këtij tregu?

“Jo, këto projekte janë shumë të vogla dhe nuk mund të çojnë deri në rritje të çmimit të tokës. Fondet janë ata, të cilat gjatë 6 – 7 viteve të fundit çuan deri në rritjen e çmimit të tokës te ne – është kategorik Strahill Ivanov. Këto janë fonde investuese, të cilat ishin përqendruar kryesisht mbi blerjen dhe bashkimin e tokës bujqësore. Me uljen e interesit të tyre investues për shkak të krizës, çmimi i tokës mbeti i pandryshuar dhe në disa rajone madje u ul.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD